Tusha në KLSH? Balla: S’do nxitohemi, Meta gaboi pa dashje me Lleshin

November 13, 2018 12:15

Tusha në KLSH? Balla: S’do nxitohemi, Meta gaboi pa dashje me Lleshin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar për mediat lidhur me kandidaturën e Vitore Tushës, si kryetare e KLSh-së.

Balla pohoi se me dekretin do të njihen ditën e enjte, ndërsa theksoi se PS vlerëson figurën e Tushës. Ai tha më tej se për funksionimin e KLSH, do të ndiqen të gjitha procedurat.

 “Me dekretin do të njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisoni përkatës, do të hezitoja të bëja çdo koment . Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vetting-ut, meriton gjithë respektin, por kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa, as nxitim”, deklaroi Balla.

Në lidhje me dekretimin e Lleshit, Balla u shpreh: “Për sa i përket Sandër Lleshit, kjo çështje ka pasur një zgjidhje që kur është propozuar nga kryeministri, për të tejkaluar një problem që u krijua pa dashje nga ana e Presidentit sepse Kushtetuta është shumë e qartë. Lleshi ndërkohë është në krye të detyrës dhe po jep rezultate”.

Balla foli edhe për pedagodun e Ekonomisë që u arrestua për trafik droge: “Është drejtues i PD-së në njësine 5. PD-ja hesht, ndërkohë që do të mjaftonte një fjali, zbatimi i dekriminalizimit dhe largimi i tij nga partia”.

l.h/ dita

November 13, 2018 12:15
Komento

6 Komente

  1. Predator November 13, 12:35

    Vitorja a nuk eshte kandidate e Likes o Tao?
    E paskeni bere pazarin e radhes me Likes
    Ai ju firmos Leshin dhe ju merr KLSH-ne

    Reply to this comment
  2. Zigur Qarri November 13, 12:50

    Flet numri dy i PS-s, ai qe ka udhetuar mbi 50 here me gangsterin Edmond Bego.Ky do ti sjelli qytetrim
    shoqerise shqiptare,ky eshte ndermjetesuesi me dinjitoz i tipareve me te spikatura te moralt te popullit
    shqiptare?!Ky eshte perfaqesuesi i antivlerave,perfaqesues i servilizimit provincial,qe mbijeton ne politike
    vetem duke plotesuar egon antiqytetare,antishtet,antishqiptare te skizofrenit edvin rama.

    Reply to this comment
  3. XXXL November 13, 16:01

    Zgur Kari je me mire kur nuk o kokrra e budallait.
    Problemi i Leshit nuk u krijua pa dashje, por Meta i vuri kusht Ed Droges dhe mori KLD.
    Pazare te ndyra….. te qifsha kushtetuten nje cope fletore hallvaxhiu, qe dikur Berisha fshihte bythen me te sic e ka e ka fshire edhe me New Jork Time.

    Reply to this comment
  4. Zigur Qarri November 13, 19:11

    XXXL lidjot?!!!
    O shkerdhate,o bURR kurve,nuk mund te diskutosh
    dot si njeri?!Ik ore debil!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim