“Ndjeva të njëjtin çlirim si ditën kur u lirova nga burgu i Spaçit”

July 5, 2016 18:53

“Ndjeva të njëjtin çlirim si ditën kur u lirova nga burgu i Spaçit”

Në vitet 1990-1993, kur diktatura kishte rënë, Maks Velo do të hidhte në telajo apo vizatime gjithë sëndukun e kujtesës. Pamje të trishta që kujtesa i kishte ruajtur në një cep të saj, duke koleksionuar gjithë kohët në dhomën e ftohtë të burgut të Spaçit, fytyrat e miqve që kishte njohur aty, portrete burrash veshur me kapotën e trashë pas të cilëve fshihej hija e pushtetit.

“Mendoj se kjo seri është realizuar brenda meje shumë kohë përpara se ta ktheja në një vepër, atëherë kur isha në burg në vitet 1978-1986. Ato kishin ardhur në formën e imazheve në mendjen time kohë më parë, dhe tashmë vetëm duhet t’i hidhja në letër. Kur e realizova serinë e burgut, atëherë u ndjeva i çliruar. Ndjeva të njëjtin çlirim si ditën kur u lirova nga burgu i Spaçit”.

Kjo fjali e Maks Velos qëndron bri tablosë “Diktatori” e cila tashmë është pjesë e koleksionit të veprave të Luftës së Ftohtë në Wendy Muzeun e Luftës së Ftohtë në SHBA. “Është një skelet me kurorën e mbretit. E kam menduar si një njeri që synonte dhe e arriti mbretërinë pasi vdiq. Komunizmin e ktheu në një mbretëri”, thotë Velo.

Shqipëria zë një vend të veçantë në koleksionin e një prej muzeve më të mëdha të artit, përfaqësuar nga një artist si Velo, ku ruhen 75 mijë vepra për artin gjatë Luftës së Ftohtë në Europën Lindore.

1Kjo, pasi për drejtoreshën e këtij muzeu, Donna Stein, imazhet që vijnë nga veprat e Velos janë po aq tronditëse sa diktatura. Në një letër drejtuar artistit shqiptar, Stein thotë se “veprat e tua do t’i japin mundësi publikut amerikan të njihen me krimet në burgjet komuniste gjatë Luftës së Ftohtë, por ajo çfarë është më e rëndësishmja është mënyra sesi arti mund ta tregojë tragjiken, duke e kthyer eksperiencën në një dëshmi që do t’i vlejë historisë”. “Hija e vizatimeve të tua është kaq ekspresive dhe emocionale”, thotë Stein, duke nënvizuar faktin se si një përvojë personale mund të kthehet në një dëshmi kolektive përmes gjuhës së artit.

Kuratorja e Wendy Museum po shqyrton veprat e Velos për mënyrën sesi do t’i ekspozojë. Një prej veprave që ndodhen në këtë muze titullohet “Pushkatimi”. Ky vizatim është ndoshta një nga veprat më të rënda për nga ndjesitë që përcjell, realizuar me elegancën e një artisti që di të ruajë raportin mes personales dhe artit, siluetat e njerëzve që po i dorëzohen vdekjes, vijnë si një stinë e cila nuk duhet të përsëritet në jetën e një vendi. Maks Velo jo vetëm vizaton, por edhe përcjell mesazhe dhe filozofi, duke i kthyer vizatimet e tij në një homazh për të shkuarën njëkohësisht dhe në një akuzë ndaj saj.

E errët është dhe vepra tjetër, e cila risjell në kujtesë gjithë kohën e kaluar në burgjet e komunizmit, duke u futur në psikikën e një ish të dënuari politik. Tre veprat e dhuruara Wendy Museum nga Velo janë si një lexim i një kohe, për të kuptuar jo vetëm diktaturën shqiptare, por komunizmin me të cilin u përballën shumë vende të ish-Lindjes.

Në vitet 1989-1995, piktori Maks Velo (1935) krijoi ciklin e vizatimeve mbi jetën e burgut politik në Spaç. Velo i ka rikrijuar vitet e burgut në disa forma. Tregimet e tij të burgut janë një tjetër mënyrë për të ruajtur të shkuarën, ku artisti tashmë si shkrimtar, ndërton përmes historive, tablo të gjalla të raporteve njerëzore në ish-diktaturë.

3Ndërsa shumë vende, jo vetëm në Perëndim, vazhdojnë të ruajnë dhe të shfaqin interes ndaj së shkuarës, duke ndërtuar muze, apo sesione koleksionimi brenda tyre, në Shqipëri ende nuk kemi një muze të diktaturës.

Edhe pavijoni i socializmit në Muzeun Historik Kombëtar është shumë i varfër dhe nuk përcjell elementët që duhet të ketë një pavijon në vendin që jetoi një nga diktaturat më të egra në Ballkan. Galeria Kombëtare e Arteve nuk e ka një sesion me dëshmitë e periudhës së komunizmit, duke bërë që ky lloj arti i krijuar nga artistë që ishin dëshmitarë të kësaj periudhe të ruhet nga vetë artistët dhe të shihet më shumë në galeri apo muze ndërkombëtarë.

Maks Velo është një nga artistët më dominues në skenën e artit në Shqipëri. Veprat e tij janë jo vetëm frymëzuese për një kohë të re, por dhe një shërbim shumë i mirë ndaj kujtesës sonë historike. / Shqip

July 5, 2016 18:53
Komento

4 Komente

  1. Raimond vlonjati July 5, 19:55

    Karikaturat e Velos , sipas meje , jane nje vertetim i shprehjes sime se …
    ….Edhe ne shpirtin prej akrepi te nje qelbesire ( si Velo bajga)
    , ka vend per dicka qe mund te quhet artistike

    Reply to this comment
  2. demo July 6, 02:48

    Po pse mor kapterr i te gjitha rregjimeve truan artistin qe vuajti?

    Reply to this comment
  3. kur do mbaroni supen me kockat e enverit or kanibale ?! July 6, 14:42

    nuk e di kush jane autoret e ketij shkrimi te “shqip” por me lejoni te them dy fjale:

    te denigroje “diktaturen” deri nga 1996-1997 kishte nje fare kuptimi.

    por sot ne 2016 kur shteti dhe shoqeria shqiptare eshte shperfyteruar pabesueshmerisht me keq se cdo lloj pushtimi deshiroj tu beja nje sugjerim.

    Hej ju halabake qe e beri hero monstren Maks Velo me ngadale kur shani enverhoxhen si “diktator te tmerrshem”

    Nuk dua te them ndonje fjale te mire apo te mbroj enver hoxhen por per ate shumicen e atij populli pa skelet,per keto intelektuale monstra si maks velo dhe keto qe e bejne hero leshi ..enveri ka qene PROFET e kaluar profetit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*