Vizita e bukur e Papës Françesk

August 12, 2014 15:58

Vizita e bukur e Papës Françesk

SMS në DITA
Në 0689073730

Miq të “Ditës”! Me rastin e vizitës të Papa Françeskut në 21 shtator në Tiranë, do të bëhet rikonstruksioni i sheshit “Nënë Tereza”. Shumë bukur! Gjendja e sheshit sot është jo e hijshme, bile në disa aspekte e turpshme. Tjetra, Tiranës sot i ka mbetur vetëm ky shesh i madh publik i mirëfilltë. Edi Rama është artist për të tilla punë, por me shumë modesti do të desha t’i kujtoja që në qendër të sheshit të vihet shtatorja e Nënë Terezës mbi një piedestal (aktualisht e “fshehur” diku majtas shkallëve të korpusit). Pra të jetë një monument skulpturor qendror, i madh, i hijshëm, i bukur, ashtu siç është edhe figura e kësaj shqiptareje të madhe, Nobel i paqes. Aq më tepër kur në fund të bulevardit, në anën tjetër, ngrihet e rri krenar me shpatë në dorë ish-mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu. Për më tepër një figurë politike e debatuar nga shumica e qytetarëve të këtij vendi. Në anën tjetër Nënë Tereza. Nënë Tereza është figura e madhe e pranuar nga të gjithë shqiptarët, nga e gjithë bota. Le të shpresojmë që në 21 shtator 2014, do të shohim e shijojmë një gjë të bukur që koha e vonoi, por nuk e harroi. Me respekt, Th.N.

August 12, 2014 15:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*