Vizita e dytë e Ramës në Beograd, 10 mijë policë serbë në gatishmëri

December 12, 2014 16:20

Vizita e dytë e Ramës në Beograd, 10 mijë policë serbë në gatishmëri

Beogradi është blinduar në prag të vizitës së dytë të kryeministrit Edi Rama në Serbi, në kuadër të forumit ekonomik mes vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe Kinës më 16 dhe 17 dhjetor.

Mediat vendase bejnë me dije se dhjetë mijë forca sigurie do jenë në gjendje gatishmërie, dyfishi i numrit të uniformave blu, gjatë vizitës së parë të Ramës në Beograd, raporton Vizion Plus.

Duke iu referuar ardhjes për herë të dytë në pak kohë të kryeministrit shqiptar, mediat serbe shkruajnë se ai do të mbajë jelek antiplumb.

Në një shkrim të saj disa ditë më parë, me titull: “Paranoja, Rama frikësohet se mos e vrasin në serbi”, gazeta serbe “Kurir” shkruante se kryeministri shqiptar mbante veshur një antiplumb gjatë vizitës së 10 nëntorit.

Duke iu referuar burimeve të saj, e njëjta gazetë evidenton se edhe gjatë forumit ekonomik, kryeministri shqiptar do të mbajë të njëjtin antiplumb. Forumi ekonomik mes vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës ka në fokus nxitjen e investimeve të reja në Shtetet Eurolindore dhe Shtetet Ballkanike.

December 12, 2014 16:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*