Vizita e parë e Kurtit si kryeministër në Tiranë, do diskutohet për Minishengenin

February 6, 2020 18:55

Vizita e parë e Kurtit si kryeministër në Tiranë, do diskutohet për Minishengenin

Nisma për Minishengenin Ballkanik ka ftohur së fundmi, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Albin Kurti, përpara se të merrte drejtimin e qeverisë, pati deklaruar se kryeministri Rama duhet të kishte pritur të paktën deri në formimin e Qeverisë së re.

Po sot nga karrigia e kryeministrit të Kosovës, cila do të jetë qasja e zotit Kurti ndaj kësaj nisme?

“Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”, deklaroi Kurti.

Deklaratat Kurti i bëri në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai tha se qeveria e tij synon që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, pasi të vendosen masat e reciprocitetit me Serbinë, duke vlerësuar se edhe marrëdhëniet ndërkombëtare sot në botë, ndërtohen mbi këtë parim.

Kurti foli edhe për përparësitë e punës së qeverisë së tij. Kurti thotë se nuk është e pamundur që të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti, por nuk pret ndonjë dialog thelbësor e as rezultate të shpejta derisa edhe Serbia është në prag të zgjedhjeve.

j.l./ dita

February 6, 2020 18:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim