Vizita e Ramës, Serbia nuk ka publikuar ende axhendën

November 9, 2014 16:51

Vizita e Ramës, Serbia nuk ka publikuar ende axhendën

Të hënën Kryeministri Edi Rama viziton Serbinë, e cilësuar një vizitë historike për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por edhe pse ndodhemi pak orë para vizitës, qeveria e Serbisë ende nuk ka konfirmuar saktësisht axhendën e vizitës. Është parashikuar nënshkrimi i tri marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor, por konfirmime zyrtare ende nuk ka.

Burime jozyrtare në Beograd thonë se me mbërritjen në orën 11:00 të paradites së të hënës do të nisë ceremonia zyrtare. Më pas do të vazhdohet në takimin kokë më kokë mes dy kryeministrave dhe më pas do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve nga Ministrat e Jashtëm.

Në orët e mbrëmjes Kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali me të cilin do të ketë një bisedë joformale.

Për vizitën janë marrë masa të rrepta sigurie dhe pjesa e njohur si Beogradi i Ri do të jetë e kontrolluar që nga aeroporti e deri tek hoteli ku do të jetë pjesa e parë e vizitës. Më pas delegacioni do të zhvendoset në vendin ku do të zhvillohen të gjitha takimet.

Të martën Kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës.

Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësis të veçantë vizitës së tij në Preshevë duke cituar Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë./TCH

November 9, 2014 16:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*