Vizita në Estoni, Papa: Skandalet seksuale po godasin Kishën

September 25, 2018 20:53

Vizita në Estoni, Papa: Skandalet seksuale po godasin Kishën

Papa Françesku e ka pranuar se skandalet seksuale që po godasin Kishën Katolike, po zemërojnë njerëzit dhe po i largojnë ata nga Kisha dhe se, sipas tij, Kisha duhet të ndryshojë nëse dëshiron të mbajë afër gjeneratën e ardhshme.

Papa iu referua kështu krizës që tronditi papatin e tij, gjatë ditës së fundit të vizitës në vendet baltike. Kjo ngjarje përkoi me publikimin e një raporti të ri që bën fjalë për abuzime seksuale gjatë disa dekadave në Kishat Katolike në Gjermani.

Papa iu tha të rinjve në Estoni, vend ky që konsiderohet si më së paku religjioz në botë, se e din që shumë të rinj ndjehen se Kisha nuk ka asgjë për t’iu ofruar dhe se thjeshtë nuk i kupton problemet e tyre të kohës së sotme.

“Për të qëndruar pranë jush ne e dimë se duhet të ndryshojmë shumë situata të cilat iu largojnë”, ka thënë Papa Françesku.

Ai ka thënë se Kisha Katolike dëshiron të flasë hapur për gjitha akuzat në drejtim të saj.

 

V.L/ Dita

September 25, 2018 20:53
Komento

2 Komente

  1. MH September 25, 21:43

    Z.Pape!
    Me predikime nuk ecet ma.Duhet te merren detyra madhore ne zgjidhjen e ceshtjes per ku e ke fjalen.
    Pse e veteflijoj Zoti te birin e vet ne kryq.
    Mesa hamendesohet per te marr ne mbrojtje njerezimin per mekatet e shumta ngarkue.Mirpo mekatet nuk kane te sosun.Tashti nuk asht fillimi as edhe fundi i ngarkesave mekatenorve brenda vete klerit qe gezojne urdherin e prifterimit e te priftereshes.
    Ose duhet te ringjallet Jezukrishti dhe te sakrifikohet per here te dyte ne kryq.Te njehesohet Jezukrishti Modern.Ose mos TI,Pape ndonji tjeter te marrin inisiative te lejojne martesat e klerikve.Me kushte te mos ushtrojne bashkjetes.Kjo nuk asht pak.Si inisiative pikenisje.Mbas dhjetra apo qindra vitesh edhe te bashkjetojne.Nuk asht dhe krim mekat aq i madh kur shoqeria e plantit e gezon kete risi bashkjetese sot dhe per kohen e ardhme krejte normale.Qe, te mos themi dhe sot normale asht.

    Reply to this comment
  2. alpin maloku September 26, 06:38

    ju jeni mallkimi dhe kolera e ksaj bote, perdhunus gjakatar mashtrusa, ZOTI ju shkatrroft ndyresira.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*