Vizita në SHBA, Majko takim me Këshilltarin amerikan për Sigurinë Kombëtare

February 8, 2018 20:56

Vizita në SHBA, Majko takim me Këshilltarin amerikan për Sigurinë Kombëtare

 

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi një takim në Uashington me Këshilltarin amerikan për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster.

Ministri Majko ndodhet në Shtetet e Bashkuara në një vizitë disa ditore, ku mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.

Mëngjesin e së enjtes, Majko mori pjesë edhe në aktivitetin e përvitshëm të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington, i organizuar nga Kongresi i SHBA.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti amerikan Donald Trump, ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, kongresmeni Robert Aderholt dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

a.s/dita

February 8, 2018 20:56
Komento

1 Koment

  1. RIMI February 9, 06:54

    TAKIM MIDIS MIQEVE TE VJETER!SA TE GEZUAR JANE NE PERMBUSSHJEN E MISIONEVE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!,RROFTE MIQESIA SHQIPTARO-KINEZE!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*