Pas 68 vitesh, një kryeministër shqiptar shkel në Beograd

November 11, 2014 05:22

Pas 68 vitesh, një kryeministër shqiptar shkel në Beograd

Rreth orës 08:30, kryeministri Edi Rama u nis nga aeroporti i Rinasit drejt kryeqytetit serb, së bashku me delegacionin e madh që e shoqëronte, i cili përbëhej nga ministri i Jashtëm ,Ditmir Bushati, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, si dhe nga një grup gazetarësh e sipërmarrësish. Si për ironi, avioni me të cilin udhëtoi delegacioni shqiptar, i përkiste një shteti që ka qenë në luftë me Serbinë, “Air Bosnia”, i cili ishte rezervuar për këtë udhëtim nga qeveria shqiptare. Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte i fundit që hipi në bordin e avionit, i cili ishte i tejmbushur nga delegacioni i madh që e shoqëronte. Gjatë udhëtimit Rama ka qenë i fokusuar për takimin që e priste në Beograd, ndërsa fjalimi është mbajtur sekret deri në fund. Rama ka qenë i ulur në avion një sedilje pas ministrit të Jashtëm Bushati. Pavarësisht ngacmimeve të gazetarëve për të mësuar diçka më shumë, pjesëtarë të stafit deklaronin se do të ketë mjaft surpriza.

Mbërritja

Avioni do të prekte tokën serbe në orën 09:40, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Do të ishte vetë shefi i qeverisë shqiptare, që do të zbriste nga avioni i pari. Rama u prit me ceremoni nderi në aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç dhe ambasadori jonë në Serbi, Ilir Boçka, Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanovic, ministri për Ekonominë, Zeljko Sertic, si dhe nga drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuric. Forca të shumta policore kishin rrethuar zonën, pasi në momentin që delegacioni shqiptar zbriti në aeroport, rreth 100 radikalë serbë ishin mbledhur për të protestuar kundër kësaj vizite, por shumë shpejt ata janë shpërndarë nga forcat e sigurisë serbe. Aeroporti i Beogradit, ishte blinduar nga forca të shumta policore dhe helikopterë që monitoronin nga ajri. Ndryshe nga vizitat e tjera jashtë vendit, Rama ishte shoqëruar nga 6 truproja të Gardës së Republikës, që të gjithë të zgjedhur me kujdes dhe tepër të gjatë, që të arrinin të mbulonin kreun e qeverisë shqiptare.

Pas ceremonisë së mirëpritjes, kryeministri Rama dhe ministrat që e shoqëronin, së bashku me ambasadorin tonë në Beograd, zhvilluan një bisedë tepër të shkurtër me ministrin e Jashtëm Daçiç në një prej sallave “Vip” në aeroport. Nga këtu kreu i qeverisë shqiptare dhe delegacioni shqiptar u nisën drejt Pallatit “Serbia”, rezidenca e kryeministrit Vuçiç.

Udhëtimi drejt pallatit “Serbia”

Udhëtimi i kryeministrit shqiptar nga aeroporti i Beogradit drejt pallatit “Serbia” ka qenë i qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Gjatë gjithë kohës, kolona monitorohej nga ajri me helikopter, ndërsa rruga ku kalonte delegacioni shqiptar ishte i tejmbushur me forca sigurie. Pothuaj çdo 50 metra ishte i vendosur nga një punonjës policie, të cilët në rast të ndonjë incidenti do të ndërhynin.

Ajo që ranë sy ishte se në vendet nuk do të ndalonte delegacioni shqiptar, ishin të stacionuara edhe forcat speciale, dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, të specializuara për shpërndarjen e turmave, apo dhe për eliminimin e ndonjë sulmi terrorist. Kryeministri Edi Rama udhëtonte me një makinë “Audi”, ashtu sikurse edhe autokolona e delegacionit të zyrtarëve shqiptarë që e shoqëronte. Ndërsa gazetarët ishin në një autobus të marrë me qira nga ambasada jonë në Beograd.

Momenti i himnit

Rreth orës 11:00, kryeministri Edi Rama u prit me nderime në Pallatin “Serbia”, ku zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç. Takimi midis dy kryeministrave zgjati rreth 50 minuta, ndërsa në pallatin kryeministror në Beograd është ngritur flamuri shqiptar përkrah atij serb. Në oborrin e pallatit “Serbia” janë luajtur himnet e të dy vendeve. Kryeministri Rama ka mbajtur dorën në zemër gjatë ekzekutimit të himnit shqiptar, ndërsa binte në sy veshja e tij me kostum të zi, jelek të zi, si dhe me kravatë të kuqe, e ngjashme me flamurin tonë kombëtar.

Pas himnit, të dy kryeministrat kanë parakaluar përpara togës së nderit. Edhe pse në media u përfol se është mbajtur qëllimisht nga toga e nderit vetëm flamuri serb, në fakt ky protokoll është respektuar edhe gjatë vizitës së Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin. Në shenjë nderimi, të dy kryeministrat u përkulën, vetë kryeministria sqaroi për gazetarët e pranishëm në Beograd se është normale mungesa e flamurit shqiptar në aeroport, për shkak se kjo nuk është praktikë dhe se në ceremoninë zyrtare truproja nuk mund të mbajë flamurin e një vendi tjetër. Flamujt shqiptarë dhe ata serbë valëviteshin në shtyllat që qëndronin pas togës së nderit. Dy kryeministrat kanë preferuar që të komunikojnë në gjuhët e tyre kombëtare dhe jo në anglisht. Jo zyrtarisht mësohet se dy kryeministrat kanë diskutuar edhe për temat që ata do të dilnin për të folur në konferencën e shtypit, ndërkohë që shkak për zgjatjen e bisedës kokë më kokë mes dy kryeministrave ka qenë pikërisht çështja e Kosovës. Edhe në këtë takim, palët kanë ruajtur qëndrime të ndara, ndërkohë që kryeministri serb Vuçiç është parë tepër i nervozuar nga ky takim.

Policia serbe shpërndan tubimin e radikalëve kundër Edi Ramës

Policia serbe ka qenë tejet të mobilizuara ndaj incidenteve të mundshme në Beograd. Masat e marra ishin të ngjashme me ato të marra për Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin, si dhe për zv/Presidentin Amerikan Joe Biden. E gjithë autostrada që të çon nga aeroporti në Pallatin e Serbisë, ku Rama u prit nga Vuçiç, ka qenë e mbushur me uniforma blu. Edhe një protestë e vogël me rreth 100 njerëz përballë selisë së qeverisë serbe, përpara se kryeministri Rama të mbërrinte aty, u shpërnda me dhunë nga policia. Më herët, në momentin që delegacioni shqiptar zbriti në aeroportin “Nikolas Tesla”, rreth 100 radikalë serbë ishin mbledhur për të protestuar kundër kësaj vizite, por shumë shpejt ata janë shpërndarë nga forcat e sigurisë serbe. Protestat kanë vijuar edhe gjatë takimit të dy kryeministrave në pallatin “Serbia” në Beograd. Sipas medieve serbe, protestuesit brohorisnin thirrje nacionaliste. Ata kanë thënë që Vuçiç nuk duhet ta mirëpresë kryeministrin shqiptar dhe që Shkodra do të jetë prapë e Serbisë. Mësohet se policia serbe ka reaguar menjëherë dhe ka larguar grupin e vogël të protestuesve.

Çfarë bënte Vuçic kur priste Ramën

Dje paradite, kur delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama zbriti në aeroportin e Beogradit dhe po merrte rrugën drejt godinës së kryeministrisë serbe, Vuçiç priste përpara pallatit Serbia, që është dhe godina e kryeministrisë. Gjatë gjithë kohës, shefi i qeverisë serbe ka qenë në tensionin, ndërkohë që komunikonte herë pas here me një prej shefave të lartë të sigurisë, që ishte në aeroport si dhe me drejtuesin e Protokollit dhe të rojës së nderit. Nervozizmi dallohej dhe nga lëvizjet e shumta që ai bënte.

Erion Habilaj

 

 

November 11, 2014 05:22
Komento

7 Komente

  1. Arben November 11, 06:21

    SUKSES ESHTE VETE VIZITA.

    NE SERBI JETOJNE 1 MILION NJEREZ ME GJAK SHQIPETAR, NDAJ TE CILEVE SHTETI SERB KA 100 VITE QE ZBATON PROGRAME ASIMILIMI DHE JA KA ARRITUR DERI NE NJE FARE MASE.

    CDO AFRIM I SHQIPERISE ME SERBINE, DO TE CONTE NE MINIMIN E KETYRE PROGRAMEVE DHE TEK KETA NJEREZ DO TE ZGJOHEJ NDERGJEGJA KOMBETARE.

    KJO ESHTE ARSYEJA QE SERBET DERI NE MOMENTIN E FUNDIT DONIN QE VIZITA TE MOS KRYHEJ DHE EDHE PASI U KRYE NUK RESHTEN SE MINUARI KETE VIZITE.

    KJO VLEN PER 40% TE POPULLSISE SE SERBISE QE NUK JANE SERBE.

    VETE SERBIA ESHTE SHTET ARTIFICIAL I NGRITUR PAS LUFTES I-RE BOTERORE NGA RUSIA, DUKE MARRE TERRITORE NGA PERANDORIA OSMANE DHE AUSTRO-HUNGAREZE.

    PREJ ASAJ KOHE SERBIA VETEM ESHTE PERPJEKUR TE PERZERE DHE ASIMILOJE POPULLSITE E KETYRE TERRITOREVE QE NUK ISHIN SERBE.

    KESHTU SHPJEGOHEN REAGIMET “E PAPJEKURA” TE POLITIKANEVE SERBE ME QELLIMIN E VETEM, ANULIMIN E VIZITES.

    SE MOS KUJTONI SE JANE VERTETE AQ DEBILA SA TE BEJNE NGA ATO VEPRIME FEMIJENORE.

    JO ORE JO, KANE INTERESA TE MEDHA DHE ATO PO U MINOHEN.

    ERDHI KOHA E SHQIPETARIT O NJEREZ.9

    Reply to this comment
  2. "Horri i Bulevardit" November 11, 07:22

    Edi Rama konfirmoi edhe njehere, zgjedhjen e Gjermanise dhe vecanerisht, te kancelares Merkel, se eshte lideri i padiskutueshem i Ballkanit.
    Mbas dronit me harten e Arberise, qe uroj te jete nje zgjedhje me autor shqiptar, dje zbriti ne Beograd, droni i dyte, qe dha mesazhet e qarta, se shqiptareve, tani e tutje, Serbija dhe antishqiptareve te tjere, duhet tu ruhen, se ky eshte shekulli i shqiptareve.
    Eshte hera e pare, qe nje lider shqiptar, shkon dhe perfaqeson vendin e tij, ne menyren me te shkelqyer.
    Kjo ishte frika e serbeve, se ata e dinin, qe kete rradhe, sdo te kishin mundesi, te tregoheshin inferiore, ndaj politikaneve shqiptare.
    Vendosmeria e kryeministrit shqiptar, beri qe edhe i zoti i shtepise presidenti Nikolic, te fshihej dhe aq shume u zbyth ky president, sa e nxorri vehten e tij dhe shtetin serb Bllof, duke dale me vone ne nje pritje ambasadoresh.
    Kjo vizite, do te mbetet ne historine e shqiptareve, si triumfi ndaj Serbise.
    Ju bej thirrje disa analisteve ish puthadore te UDB-se, qe smund te erresojne politiken e re shqiptare, gjithashtu ju bej thirrje shume mediave dhe gazetave, injoroini keta analiste bythelepires te Serbise, mos i ftoni dhe mos i intervistoni, le te mbeten keta puthadore te Serbise, si specia e fundit ne zhdukje.
    Kombi shqiptar, sot ka nje politike dinjitoze, kujt nuk i pelqen, te shporret.
    Bravo Edi Rama.

    Reply to this comment
  3. XUME PROTOPAPA November 11, 07:54

    vuÇIÇO-ja FITOI VETEM NJE GARE

    me balbetuesin anglez te lindur ne Tirone: ate te fjalezimit ne gjuhen e mbretereshes Elizabete, te Georg Washington-it me mama shqiptare nga Shala e Dukagjinit (Marije Balshaj), te diplomacise boterore.

    E filloi qe me intervisten per BBC-ne injoranti Edi Rama, sapo uzurpoi me genjeshtra poltronen e kryeministrit te Shqiperise, poshterimin me pa te drejte te shqiptareve, me injorancen te ngritur ne fodullek, duke folur ne anglishten e tij “kurr e mos lidh”, plot gabime, qesharake, ofenduese per ne shqiptaret.

    E kritikuam dhe e keshilluam ne rrjetet sociale te harronte nje praktike te tille poshteruese per shqiptaret qe kerkon te perfaqesoje, sepse ne fund te fundit anglishtfolesit korrekte kudo ku ndodhen, me te cilet i duhet te komunikoje, me pak gjasa sforcohen te kuptojne ate qe çuni i Tirones, Edi AuNirthte Kristaq Rama kerkon te shprehe i shurdhmemecuar ne anglisht, humorizohen me anglishten e tij.

    E rrembeu ne fluturim bastardi serb Aleksander vuÇIÇO-ja kete mundesi qe i afroi injoranti yne ish lojtar meskin basketbolli, Edi Rama. Pavaresisht me ate qe pjerdhoi, vuÇIÇO-ja, tregoi epersine anglishtfolese te tij ndaj Edi karabushit tone, qe Fundrina Fuga duhet ta kishte bllokuar qe para takimit me revanshistet serbomalazeze te Beogradit.

    Nese ne fjalimin e tij ne shqip u tregoi serbeve dhe gjithe botes kush jane shqiptaret, i dermoi me elegance e burreri gjithe armiqte tane ne shekuj, aty ne shpellen e ulkonjave shqiptar vrasese, ne vendlindjen e Biberajve, te Shkreleve, te Visho Ajazeve, te Liri Berisheve, me anglishten e tij cope cope erresoi deri ne zerim ate per te cilen trimeroi miliona shqiptaret e kudondodheshem ne bote.

    Nese poshterimeve serbe me mos ngritje flamuri shqiptar ne aeroportin Nicola Tesla, me heqjen e kufjeve te perkthimit gjate konferences dypaleshe, me buzagazin ironik te vuÇIÇO-s pas çdo fjale te Edi Rames, me mos shtrengimin e duarve ne fund te ceremonise si praktike protokollare ne maredhenjet diplomatike nderkombetare, me fotot e rastit, nuk mund ti shmangej per arsye qe nuk vareshin nga ne, fare mire mund te vazhdonte ligjerimin e tij ne gjuhen e nenes qe e solli ne kete jete, ne shqip.

    Edhe provokuesit proserb te Top Chanel qe me pyetjen e tij prej kodoshi rrugesh, enkas e keqedashesisht hapi rrugen e konfliktit, duhet ti pergjigjej vetem me nje fjale ne shqip: PUSHT!
    Me ate menxyre (pushtin e Top Chanel-it) kemi mundesi dhe kohe te merremi deri sa ti nxjerrim shkumbe nga goja e qelbur e antishqiptare, qe t’ja bejme te jetuarit ne trojet tona te pamundur nga tmerri, urrejtja, surratdhjerja, atij vete, paguesve serbe, gjithe sojit dhe sorollopit te tij te krimbezuar.

    Reply to this comment
  4. Mark uk November 11, 08:44

    Se Kosova eshte e pamvarur nga Serbia dihet nga e gjith Bota.Nuk jam kundra per fjalet e Rames,po nuk jan thene ne kohen e duhur.Vizita e Rames duhet te kishte si qellim shkrirjen e akujve e jo ngrirjen edhe ma teper te tyre.Cfar ndyshoj ne marrdhanjet ne mes dy popujve thenja e Rames.Mendoj se as nje gje. Nuk e marr vesh qe njerzit po e quajn trimeri pse tha ato fjale.Ne politike duhet ma teper diplomaci se trimeri.Kto fjal duhet te fliten ne diplomacit e Europes te Botes e ne OKB. Sidoqoft Serbi mbetet serb e turku turk te pa bese.

    Reply to this comment
  5. Koli November 11, 08:50

    Enver Hoxha shkoi para 68 vjetesh ne Beograd se ja kishte borxh serbeve pasi ata e bene kryetar te partise komuniste. Po Rama kujt ja kishte borxh kete vizite ne Beograd? Paska qene borxh i math sepse pranoi ta beje pas atij poshterimi te simboleve tona kombetare ne ndeshjen e futbollit dhe pa u pritur nga i zoti i shtepise, presidenti Nikolic.

    Reply to this comment
  6. lis dushku November 11, 09:02

    Iku koha e kryeministrave katunare,kryetare komunash, doktorre shpellash,hajdute xhepash,spiune blloku,kapterr Jari,O llumi proletarjatit,s`ka me hani muco,pini muco!Edi Rama eshte qytetar,eshte tradite,eshte kulture.Tradita e ben shtetin ,nuk e ben Sali zgjebja nga Vucidoli dhe Fari lebroza nga Sllabinja!Ky popull po e sheh mire diferencen midis malokut dhe qytetarit,ti vere gishtin kokes dhe mos votoje me zhelalet,hajdaret,beerrishet, edhe kur jane me doktorrature.

    Reply to this comment
  7. "Horri i Bulevardit" November 11, 09:43

    Ndreqje gabimi.
    Ne rrjeshtin e 11, fjala inferiore, eshte superiore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*