Vizita sekrete e Duçes në Shqipëri

Zylyftar Hoxha November 29, 2017 16:03

Vizita sekrete e Duçes në Shqipëri

Pas gati dy vjetësh të pushtimit të Shqipërisë, Benitto Mussolini (Duçe) shkel për herë të parë vendin tonë.

Qëllimi i kësaj vizite inkonjito dhe të mbajtur tepër sekret nuk ishte Shqipëria, por fronti i Luftës Italo-Greke ku punët po shkonin keq e më keq. Ardhja e tij e beftë ishte ngritja e moralit të rënë përtokë të trupave fashiste, të cilat po pësonin disfatë pas disfate me grekët.

Vizita ka qenë aq sekrete sa lajmi që Duçja kishte qenë në Shqipëri u bë i ditur vetëm më 10 maj 1941, rreth një muaj e gjysmë pasi ai ishte kthyer në Romë.

Për nder të tij dhe të të rënëve në luftë, në lartësitë e Tërpanit të Beratit më pas u ngrit një memorial gjigant, por që fatkeqësisht, u prish nga mentaliteti i kohës. Po kështu, një memorial i bukur, por që edhe ky pësoi fatin e të parit ka qenë në varrezat e ushtarëve italianë në Uznovë të Beratit.

Duçja  qëndroi në Shqipëri 18 ditë duke vizituar gjithë vijën e frontit të luftimeve.

Sipas një ditari të Komandës Eprore të Fuqive të Armatosura të Shqipërisë mësohet se ai u nis nga Bari dhe mbërriti në aeroportin e Tiranës më 2 mars 1941, në orën 10.05.

Aty u prit nga gjenerali Cavallero, Mëkëmbësi i Përgjithshëm Jacomoni dhe nga gjenerali Ranza.

Pa ndaluar fare në Tiranë, por farë pak në Ndroq ku ishte komanda e Bersalierëve të Regjimentit të parë Italia, ai u nis menjëherë drejt Rehovës së Beratit. Në Berat u detyrua të qëndrojë përkohësisht midis ushtarëve të divizionit “Bari”, që ishte vendosur në të dy anët e Urës së Goricës, për shkak të bombardimeve që po bënin aleatët në qytet.

Pas këtij pushimi të shkurtër në mesditë gjendet në Rehovë ku u përpoq t’u jepte zemër oficerëve të mbledhur aty.

Në oren 15.00, ai u nis nga Rehova dhe gjatë rrugës së Fierit kaloi në revistë divizionin “Siena”. Natën e kaloi në një repart të vendosur në periferi të qytet të Vlorës.

Më 3 mars, Duçja u nis drejt Dhëmblanit dhe Tërpanit duke kaluar në revistë regjimentin “Lupi di Toscana”, regjimentin 67 të Fanterisë së divizionit “Legnano” si dhe duke marrë pjesë në një meshë fetare të oficerëve në Dhëmblan.

Në mbrëmje u kthye përsëri në pozicionin 22 në periferi të Vlorës që u bë në një farë mënyre rezidenca e tij e ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri.

Më 4 mars Mussolini takohet me “Këmishat e zeza” që po marshonin drejt Beratit dhe me detashmente të divizionit “Bari”.

Ai qëndroi në Spitalin Ushtarak nr. 482 dhe më pas hëngri mëngjes me punëtorët që po ndreqnin rrugën për në Ujë të Zi.

Në Rehovë bisedoi gjatë me gjeneralët e komandave të Trup-Armatave IV e VIII,  të divizioneve “Pinerolo”, Gagliari”, “Puglie”, “Bari”, “Centauro”, etj. Në mbrëmje u kthye në bazën, në Vlorë.

Më 5 mars Musolini shkoi në zonën e Devollit ku vizitoi “vullnetarët” shqiptarë, u kthye në Kuçovë ku hëngri drekë në selinë e AIPA-s (Azienda Italiana Petroli Albanesi”). Shkoi përsëri në Berat, u interesua për të plagosurit dhe pasi kaloi në revistë “Lanceri di Milano”, u rikthye në pozicionin 22, pranë Vlorës.

Më 6 mars, Duçe shkoi në Dhërmi, ku vizitoi spitalin ushtarak, u rikthye në Llogara ku qëndroi në observatorin detar, më pas vizitoi qendrën e spitaleve të Dukatit dhe kaloi në revistë Regjimentin XVIII të Fanterise “Acqui”; po kështu bëri në Shushicë me Legjionin e XV të “Këmishave të zeza” të Brescia-s dhe në Brataj me Fanterine 77 “Lupi”.

Duke u kthyer në rezidencën e tij, mbasdite asistoi në ushtrimet e “Arditi”-ve dhe vizitoi spitalin nr.118.

Më 7 mars, në ora 10.00, Mussolini takon përfaqësi të fshatarëve, të cilëve u dhuron një shkollë, ku vë dhe gurin e parë të themelit. Natën e kaloi në një bazë tjetër, në pozicionin nr.34, në afërsi të Beratit.

Më 8 mars shkoi përsëri në Rehovë në një rutinë takimesh me oficerë dhe ushtarë dhe fjeti po në pozicionin nr.34. Më 9 mars asistoi në veprimet luftarake, qëndron gjithë ditën në llogore. Po këtë gjë bëri edhe në datat 10 dhe 11 mars.

Më 12 mars, Mussolini i shoqëruar nga gjenerali Priçolo shkon në Elbasan, ku bisedoi me komandantin e Armatës IX, gjeneralin Pirzio Biroli. Në orën 19.45 u kthye në pozicionin e mëparshëm në Vlorë.

Më 13, 14, 15, s’ka gjë për të shënuar dhe si duket vizitës së tij i ka ardhur fundi, qëndron gjithë ditën në observator dhe ha bukë me ushtarët. Më 16 mars, paradite dhe pasdite Mussolini priti gjeneralët e tij.

Më 17 mars kalon edhe një herë nga Elbasani. Më 18 mars shkoi ne Gramsh, inauguroi urën mbi Devoll dhe shkoi në Spitalin e Llixhës. Më 19 mars, Duçja u interesua për fortifikimet mbrojtëse dhe për rrugët.

Më 20 mars, viziton spitalet e Krustes dhe shkoi deri ne liqenin e Ohrit; në kthim  dëgjoi raportet e gjeneralëve. Më 21 mars kryeministri fashist u rikthye në Romë.

Bilanci i Luftës Italo-Greke qe tepër tragjik, por është interesant fakti se ai është pak a shumë edhe i barabartë:

Italia                                                                    Greqia

Të vrarë 13.755                                                 Të vrarë 13.408

Të plagosur 50.874                                         Të plagosur 42.485

Të sëmurë 52.108                                            Të sëmurë 10.000

Marrë me shkurtime nga suplementi memo-enciklopedik i së dielës në DITA. Përgatiti z.h./dita

 

 

Zylyftar Hoxha November 29, 2017 16:03
Komento

26 Komente

  1. Bilal camurri March 2, 13:26

    Numri i faulleve,i kartonave te kuq dhe te zinj,i te demtuarve me barrele eshte i njejte,por rezultati qe 8me 2 per Greqine.

    Reply to this comment
  2. . March 2, 18:01

    **************************************************************************************************

    Keshtu e kishte lene Shqiperine Veriori Satrapi-Zog, qe perdorte “motren” per grua dhe gruaja i shkonte me te tjere.
    Ishte Enveri Ai (edhe pse diktator) qe e ngriti, ndertoi dhe kulturoi Shqiperine.

    Por sot nje tjeter Verior si Satrapi-Zog, nje Malok psikopat shpellar ka shkaterruar, vrare dhe vjedhur Shqiperine, me nje dryshim se deri tani i dihet nje grua, nje nuse djali me tre martesa dhe mbesa qe nuk i dihet si do perfundojne sepse i kane hypur kalit mbrapsht …… dhe vete ne prag te arrestimit.

    ******************************************************************************************************

    Reply to this comment
    • Taku October 7, 10:39

      Po c’lufte beri Enver turpi luften e bene ata qe vrai ai me pase nje e nga nje.

      Reply to this comment
    • ELIOT November 29, 20:13

      Ik more BILAL TRAPI …EDHE BERISHA E BERI TYNELIN TIRANE ELBASAN .. BERI SHUME RRUGE QE ENVER PEDERASI AS E CAU KOKEN …POR EDHE BERISHA I BERI ME DOLLARET E SHQIPTAREVE DHE ESHTE KORUPSION… ZOGU E GJETI VENDIN KESHTU NGA TURQIA JOTA QE SBEN EDHE NJE URE ….ZOGU U MARTUA ME NJE GRUA TE CIVILIZUAR JO NJE KATUNARE SI NEXHMIJE HOXHA ..NJE QYRRAVECE SPIUNE KRIMINELE …. POR TI NJE COPE FSHATARI SMERR VESH NGA JETA … COBAN KE LINDUR ..DHE GOMAR TE NGORDHESH ..

      Reply to this comment
  3. nastradini March 2, 18:25

    KU JETONTE ENVERI ME NEXHMIJEN KETE KOHE?

    Ne vilen e kunatit te vet dhe ministrit te jashtem fashist te Duces, Bahri Omari ne qender te Tiranes.

    PSE VAJTOJNE SOT KUKUMJACKAT KOMUNISTE ATEHERE PER LANC-IN E TIJ KRIMINAL?

    Kjo histori verteton me se miri per PERRALLAT demagogjike te Partise Komuniste dhe te Enver Hoxhes per LANC-in imagjinar, sepse duket ashiqre qe Duce-Socialisti dhe me pas Duce-Fashist, pak rendesi ka se eshte e njeta gje, bridhte si ne shtepine e vet ne Shqypni ne vitin 1941 pa patur frike nga askush, sidomos nga banditet e LANC-i imagjinar te Enver Hoxhes. Pse atehere BOSAT e shtetit Edi Rama dhe Ilir Meta duan te festojne me buje dhe zallahi mbarekombetare LANC-in krimnal te Enver Hoxhes dhe 29 nentorin e ZI qe implementuan MURTAJEN bolshevike ne trojet tona me urdher nga Moska dhe Beogradi. Le ta lexoje kete shkrim Edi Rama qe te heqe dore nga idete qe ja fut ne koke rryshfetciu Ilir Meta.

    Reply to this comment
    • Niko Maloku March 2, 19:55

      O Nastradin ! Rama nuk lexon opinionet e te marreve, te atyre qe pjerdhin nga goja.

      Reply to this comment
    • Moisi Golemi March 2, 20:17

      O pallë e Nastradinit. Për çfarë lëvizje partizane flet, o idiot?? Partia Komuniste u krijua në Nëntor 1941, kurse Fronti Antifashist Nacional-çlirimtar u krijua në Shtator 1942. Atëherë, si kërkon ti pallë të gjesh luftëtarë në Nacional-çlirimtares në Mars 1941?? Ah gomar i Nastradinit.

      Reply to this comment
      • visho ajazi March 2, 23:52

        Bukur verteton fjalet e nastradinit se 2 vjet pasi kishe filluar Lufta dhe kur gjermanet e Hitlerit ishin para dyerve te Stalingradit dhe po shkonin drejt Moskes, Ducja socialisti bridhte ne Shqypni si ne shtepine e vet pa frike fare nga cubat e babe Myslymit as nga cubat e LANC-it imagjinar te Enverit, sepse Enveri me Nexhmijen jetonin ate kohe si pashallare arabie ne shtepine e Kryefashistit dhe kunatit te vet Bahri Omari dhe po benin plane te dy per te ardhen e tyre si do ta kthenin Shqypnine si nje CIFLIK personal me ndihmen e Titos dhe Stalinit. Prandaj edhe kur gjithe Bota ishte ne Lufte Enver bente qef me Nexhmijen ne shtepine e kunatit te vet fashist dhe kuisling Bahri Omari dhe priste urdhera nga Jugosllavia per te krijuar Partine e tij Komuniste dhe LANC-in e tij kriminal.

        Reply to this comment
    • .... March 2, 22:27

      ti paskan shkerdhyer mire ndjenjat ty o nastro partizanet edhe sistemi komunist,ducja brithte si ne shtepine e vete se ju zogistet e tradhetuat vendin dhe ishte llogjike qe ducja do brithte sikur ishte ne shpin e tij,por ne nentor te po atit viti u krijua partia komuniste dhe me pas lufta nacional clirimtare e beri ducen mos te shkelte me ne ate vend qe ja shitet ju o nastro zogisti,enver hoxha mund te ket vrare mbas luftes shqiptare,por po ti hysh me imsi dhe interesim te math,te gjithe ata qe sistemi hoxhist vrau ishin te gjithe te lyer me krim,sidomos ju zogistet dhe ballistet,dhe per nje gje qe une jam krenar per enver hoxhen ishte shfarosja qe ju beri ju armiqve te shqiperise,habitem si paske shpetuar ti o nastro tradhetari zogist,si nuk ta paska shkerdhyer ate qe te podhi mor qen bir qeni,me siguri qe do kesh qen kopil dhe i ke ngelur ndonjerin ne dere si komunist i denje per te shpetuar koken si kopil qe ishe.

      Reply to this comment
    • fatmiri March 2, 22:31

      O nastradin! hiqe kete pseudonim se nuk te takon sipas komentit qe ke bere. Une po te pyes: Nga kush do kishte frike Duçe ne 1941 ne Shqiperi nga Shefqet Verlaci, se Enver Hoxha nuk njihesh ne kete kohe? Megjithate vrimet e te folurit i ke te tuat. Po te mbyllesh nje hapet tjetra.

      Reply to this comment
      • visho ajazi March 3, 09:29

        Si nuk njihej Enver Hoxha ate kohe? Po kishte qene Sekretar i Pare i Ambasades se Zogut ne Bruksel more Fatmir Diteziu i paditur dhe ne vitin 1941 u strehua te jetonte bashke me Nexhmijen ne vilen lluksoze te Ministrit te Jashtem Kuisling te Duces Bahri Omari qe e kishte kunatin e vet. A e di ku e kishte vilen e tij lluksoze Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhes dhe vjehri i Pellumb Xhufit? Ta thote nastradini sepse mesiguri nuk ke kapacitet per ta ditur dhe mesuar. E kishte ngjitur me vilen me pak lluksoze te Qazim Mulletit dhe Enver Hoxha me Nexmijen e tij shpesh i shkonin per vizite per kafe ketij kryebashkiaku famoz fashist.

        A e shikon sa i njohur ka qene Enveri ate kohe?

        Reply to this comment
        • ELIOT November 29, 20:22

          bravo ;; VISHO AJAZI PO JA TREGON REALITETIN DISAVE … QE BEJNE SIKUR SKUPTOJNE ….. E SHIKONI SI ESHTE TALLUR ENVER KRIMINELI ME JU COBANE …JU TREGONTE PERRALLA ME MBRET DHE FSHATART I HANIT …. JA RALITETI DEL NGA NJEREZ ME DIJE TE CULTIVUAR .. JO NGA GAZETA ZERI I POPULLIT …QE THUREJ NGA NEXHMIJE HOXHA ….QE RRENTE SA HERE QE MERRTE FRYME …. MERCI EJ BOLSHEVIKE HAPINI SYTE MIRE ..MOS BENI SI BUDALLNEJ SIKUR SE KUPTONI …..

          Reply to this comment
    • shqiptar March 3, 11:08

      @ nastradini
      Ti qenke vertete trap o i shkrete NASTRADIN ( me thoshte gjyshja keshtu´´mos u bej Nastradin´´kur mr kritikonte ) mire qe nuk di historine e merresh akoma me Enver Hoxhen qe ka 29 vjet qe ka vdekur por dhe datat ingaterron dhe shikon ne 1941 se ku jetonte Enver Hoxha ne PRILL kur ate se njihte asnjeri………dhe jo me bolshevizmi….
      Beji nje nder vetes dhe mos i trego tere BOTES injorancen TENDE o i mjere….

      Reply to this comment
    • Vlora November 29, 19:34

      O Nastradin qe di te vjellesh vetem vrer kunder luftes Antifashiste Nacional- Clirimtare. Te duket ty sikur Ducja bridhte si ne shtepine e vet ne Shqiperi ne vitin 1941, por nuk eshte ashtu, sepse shqiptaret qendronin zgjuar. Po te kujtoj se ishte gusht i vitit 1941 atehere kur komunisti Shyqyri Alimerko hodhi ne ere depot fashiste me 12 mije ton municion luftarak ne breg te Radhimes.

      Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE QE HAP GOJEN ! November 29, 21:02

      Je nje mut i madh ,pa asnje vlere deri sa te stazhionohesh per te pelheruar token ! Ashtu si xha Sulua , te filmi “kapedani”, qe shihte endera duke luftuar ne njerin front turqit me callme dhe ne tjetrin gjermanet me helmeta !
      Megjithate ,nje idjoti si ti , i lejohen gomarlleqe te tilla !

      Reply to this comment
  4. danilo March 2, 19:49

    Nuk e patem fat Ducen ne dhe lini kete muhabet tani,me e keqja eshte se dhe tani e mbajne hunden perpjete,ik ore falju Italis,GJermanis,bjeru ne gjunje se nuk eshte turp,se ja vlen.po ngelet mbas bythes se Turkut,dua eksperienc nga ty i thot,paskemi qene te nemurit e botes.

    Reply to this comment
  5. Niko Maloku March 2, 19:52

    ” Për nder të tij dhe të të rënëve në luftë, në lartësitë e Tërpanit të Beratit më pas u ngrit një memorial gjigant, por që fatkeqësisht, u prish nga mentaliteti i kohës. Po kështu, një memorial i bukur, por që edhe ky pësoi fatin e të parit ka qenë në varrezat e ushtarëve italianë në Uznovë të Beratit.”. – thote autori. A e kini seriozisht? Eshte fatkeqesi qe prishet monumenti i pushtuesit ? Mua me duket se ne Shqiperi nuk ka mbetur njeri pa u prekur nga viroza e marrezise.

    Reply to this comment
  6. Fredi March 2, 20:04

    Nastradini,po nastradin eshte:O njeri!Nuk ngaterrohen punet e shkolles me ato te konviktit.Mesoje se eshte Lufta Italo-Greke,Zogji i Pare,mbushi br….t dhe iku,ketu ishte Perandori Italiane,me kuroren e dhene nga ata qe Ti i do shume,dhe nuk ka asnje Lidhje me LANCL,qe ti ke aq qejf ta besosh,por mos ngaterro historin ne vite.Lexo,pyet pastaj shprehu.

    Reply to this comment
    • visho ajazi March 3, 09:40

      Ceshtja thelbesore qe sqaron ky shkrim historik unikal ne gazeten DITA eshte se Ducja bridhte si ne shtepine e vet ne vitin 1941, dy vjet pas fillimit te Luftes dhe jo vetem qe bridhte i qete ne vendin tone, por ndertonte dhe inaguronte urra dhe rruge, kopshte femijesh dhe shkolla dhe kudo qe shkonte e prisnin me lule ne dore. Pse duhet ta urrenin shqyptaret atehere Duce Socialistin? Nderkohe qe greket i kishin vene pushken perballe italianeve dhe po luftonin realisht me ushtaret e Duces, Enver Hoxha i kalonte netet ne vilen e kunatit te vet Bahri Omari qe ishte Minister i Jashtem i qeverise kuislinge servile te Duces. Flitet qe ne nje nga shetitjet e tij VOYAGE ne te Duces ne Shqypni, Bahri Omari kishte marre me vete edhe kunatin e tij Enver Hoxhen per ta paraqitur si nje ish sekretar ambasade ne Bruksel me perspektive per te bere karriere ne pushtet. Por Marshalli komunist Jugosllav Josip Broz Tito u tregua me i shpejte dhe disa muaj me vone dha urdher per themelimin e Partise komuniste dhe per krijimin e LANC-it kriminal qe vrau me vone anglezet ne Kanalin e Korfuzit me urdher nga Moska.

      Reply to this comment
  7. Marin Gashi March 3, 01:37

    Moderatore te gazetes elektronike “DITA”. Une e kam njohur kete ngjarje qysh ne vitin 1980 kur m’u deh per nje studim. Megjithate, mendova se nuk ishte keq ta skedoja edhe kete artikull te gazetarit te njohur Zylyftar Hoxha per ta patur ne arkivin tim personal. Urime per shkrimin. Ndoshta nje rubrike “Dossier” do ta bente gazeten me te kerkuar ne treg, sidomos kete vit te 90 vjetorit te Revolucionit Demokratik te Qershorit 1924 dhe 70 vjetorit te Clirimit te Atdheut nga pushtuesit Nazi-fashiste dhe bashkepuntoret e tyre shqiptare.

    Reply to this comment
  8. Dodona mbi Tomorr November 29, 17:27

    Nga te dhenat e bilancit te luftes del ;te vrare , te plagosur dhe te semurw nga dy palet nderluftuse ; Itali-Greqi . Aka ketu te dhene per lufte Shqiperi -Greqi.Le t’i shohin edhe Greket keto te dhena per te marre vesh se me cilin ka luftuar ; me Italine qe kishte pushtuar Shqiperine , apo me shqiperine qe ne ate kohe nuk kishte ushtri , se ndryshe do te kishte luftuar ne ’39 kur u pushtua nga Italia , Po Zogu shkaterroi ushtrine , sic beri Saliu ne vitet ’90 qe shkateeroi e shiti armatimin ushtarak dhe shpartalloi ushtrine per te lehtesuar pushtimin e huaj

    Reply to this comment
  9. Dodona mbi Tomorr November 29, 17:28

    Nga te dhenat e bilancit te luftes del ;te vrare , te plagosur dhe te semurw nga dy palet nderluftuse ; Itali-Greqi . A ka ketu te dhene per lufte Shqiperi -Greqi.Le t’i shohin edhe Greket keto te dhena per te marre vesh se me cilin ka luftuar ; me Italine qe kishte pushtuar Shqiperine , apo me shqiperine qe ne ate kohe nuk kishte ushtri , se ndryshe do te kishte luftuar ne ’39 kur u pushtua nga Italia , Po Zogu shkaterroi ushtrine , sic beri Saliu ne vitet ’90 qe shkateeroi e shiti armatimin ushtarak dhe shpartalloi ushtrine per te lehtesuar pushtimin e huaj

    Reply to this comment
  10. Sali Zehere Kar-axhic November 30, 01:52

    ….. jemi ne “merak” te madh, po babin e Albano Car-izit a e takoj ne Vlore, kjo po eshte shume e rendesishme….
    Oh sa per te qesh artikull koti-leshi, shkoj, vajti, erdhi u kthye, hengri buke me domate dhe presh, leu tullen me bajga lope ne Berat tek Babai Cekes (Sejfullajit) per ti dale leshe etj etj etj.
    Me nje fjale futja pordhes, sa te kaloj edhe kjo nate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*