Vizitor në Buhenvald…

April 18, 2018 13:18

Vizitor në Buhenvald…

  1. Në kampin famëkeq hitlerian ku u dogj i gjallë Ernest Telmani dhe qindra mijë të tjerë. Pse kampi i Tepelenës dhe asnjë kamp tjetër shqiptar nuk mund të krahasohet me kampet e shfarosjes në masë të nazistëve

(Duke shfletuar ditarin e kujtimeve)

Nga Sevo Tarifa

Si lexues i përditshëm i gazetës transparente e simpatike “Dita”, ndër të tjera, më kanë tërhequr edhe pasazhet me debatin: a janë njëlloj kampi i Tepelenës me atë të Aushvicit?

Duke lexuar mendimet e kundërta që jepen, edhe pse nuk i kam parë këta dy kampe, m’u kujtua  kampi nazist i Buhenvaldit, të cilin kam pasur rastin ta vizitoj me një delegacion të rinisë së Shqipërisë. Vështirë te ketë njeri që të mos rrëqethet duke parë një kamp të tillë antinjerëzor! Do mjaftohesha vetëm me një faqe nga ditari im i kohës, gjashtëdhjetë e një vite më parë:

31 tetor 1957. Nisemi nga Laipsigu për një vizitë në kampin nazist të Buhenvald-it. Rrugës kthehemi në shtëpinë e Gëtes. Këtu ka 2000 piktura e 1300 volume librash! Njeri i madh!

Vazhduam udhëtimin. Kalojmë në një rrugë të re me emër të ri: “Rruga e gjakut”. Është hekurudhë që ndërtoi Hitleri për të transportuar robërit e luftës, që do shkonin në kasaphanë, në Buhenvald. Hekurudha kalon nëpër një pyll të dendur. Sa janë vrarë dhe kanë mbetur në këtë rrugë të gjakosur! Këta nuk shkuan të gjallë në kampin e Buhenvaldit. Gjaku i tyre skuqi vendin dhe rruga mori emrin “Rruga e gjakut”!…Në tren, ishte gjendur dhe fshehur bosti i Leninit, që robërit sovjetikë e kishin marrë me vete, ndërsa hitlerianët ishin hakmarrë kundër tyre…

Po i afrohemi Buhenvaldit. Përballë nesh  kampi! Këtu është vrarë Ernest Telmani. E sollën nga Boni. Ishte 18 gusht 1944. Në këtë vend robërit ushtarë sovjetikë zhvilluan një mbremje. Foli njëri prej tyre, i cili ndër të tjera tha: “Vrasja e Telmanit bashkoi klasën punëtore gjermane”.

Jemi në “sallën e kuajve”. Në vend të dyshemesë janë drurë të kuq, që simbolizojnë gjakun e robërve të vrarë. Një gjerman carist ishte SS. Kjo stallë shërbente si “Spital”. “Doktori” “i vizitonte”, u hapte gojën, gjoja t’u jepte ilaçin, por u hiqte dhembët e florinjta atyre qën imkishin të tillë! U mblodh 5 kg flori…

Më tej një trikëmbësh. Është origjinal. Këtu vareshin gjashtë e nga gjashtë robër, sidomos hebrej. Një trikëmbësh tjetër në pyll. Këtu vareshin polakë. Një djali të ri, i hoqën lëkurën përsëgjalli dhe u vdiq në duar!

Vizitojmë “Vendin e djallit”. Këtu janë varur me qindra, Litarin në fyt e vinte vet robi. Në një ditë u varën 40 veta. Trupat e tyre i çonin në një furrë për t’I djegur. Ose e merrnin robin të gjallë dhe e hidhnin nga një vrimë dyshemeje, ai binte përposh në një dhomë tjetër dhe aty qëllohej me një kopan në kokë, pastaj çohej në furrë herë i vdekur, herë pa ndjenja dhe ashtu digjej!. Janë dy furra. Janë djegur 40. 000 veta!

Nga torturat kishte robër që ishin katandisur në peshë 30-40 kg. Digjeshin njerëzit sikur të mos ishin njerëz. Hirin e tyre e “hidhnin” nazistët. Lajmërohej familja “të merrte hirin”. Por s’dihej nëse merrte hirin e birit të saj! Të huajt paguanin edhe 20 herë më shumë. Edhe Telmanin e dogjën. Pamë vendin ku vareshin robërit nga duart, u thyenin dhe vdisnin.

   Vizituam të ashtuquajturën “Patologji”. Dhomë fare e vogël, me çimento e pllaka. Këtu binin robër gjoja për t’i shtruar. U pritej koka, u hapeshin trutë, u futej zhavor. Gjatë 12 ditëve, nga 45. 000 polakë, vdiqën  nga të ftohtit 104 prej tyre.

“Vendin e apelit”. Vend me dëborë. Këtu bëhej apeli i robërve, emër për emër. Rinin në rresht në mes të dimrit, ngrinin dhe vdisnin. U arratisën dy robër, por u kapën dhe për hakmarrje u mbajtën në këmbë të gjithë robërit për 48 orë. Nga të ftohtit vdiqën 150 prej tyre. Kampi u rrethua me tel korrenti 360 volt…

***

Duke lexuar këto pak shënime ditari, çdo njeri i paanshëm, jo partiak, me gjakftohtësi, mund të arrij vetë në përfundim se jo vetëm kampi i Tepelenës, por edhe kampet e tjerë nuk janë aspak sinonimë me kampet naziste, në këtë rast me Buhenvaldin, të parë me sy, duke dëgjuar shpjegimin e cicëronit vendës e duke lexuar fakte e shifra që ruheshin të ekspozuara ne atë Kamp-muze. Ballafaqim mund të bëjnë edhe vetë ish-të përndjekurit politikë. Sepse mund të kesh urrejtje për regjimin komunist, por e vërteta duhet thënë ashtu siç ka qenë. Përndryshe kemi për t’i vënë vetes një nam të keq që nuk ka për t’u shlyer asnjëherë…

 

April 18, 2018 13:18
Komento

11 Komente

  1. Milena April 18, 15:42

    Ke te drejte more Sevo Tarifa.Kampi i Tepelenes dhe te tjerat si shoqe te saj,kane qene si kampe pushimi,por ata qe kane qene te internuar ne keto kampe,nuk ja kane ditur vlerat.E para,nuk vareshin 6 e nga 6,nuk,ishin te rrethuar me tele me korent 360 volt,nuk iu hiqeshin dhembet e florinjta (sepse nuk kishin te till),dhe favori me i madh,nuk digjeshin,te gjalle apo te vdekur.Propozoj,qe te gjithe ata qe ankohen per keto kampe,te procedohen me urdher te Arta Markut,dhe policia t’i arrestoje,qofte diten,qofte edhe naten,sepse Elmonela Fekaj,na e garanton,se ligji i lejon te dyja dhe nuk shkelet.Ndersa qeverija,te mos i jape asnje demshperblim,dhe nese i ka dhene nje pjese,t’ja sekuestroje,sic beri me pronat e Balilit.

    Reply to this comment
  2. demo April 18, 17:36

    Sa i bukur paska qene Kampi i Buhenvaldit! Kampi i Tepelenes si Haur bagetish,as mund te krahasohet me te.Ka te drejte Sevo.

    Reply to this comment
  3. intelektuali April 18, 18:44

    Foli edhe ky spiun dhe kalemxhi i Enverit?

    TEPELENA ESHTE “MBRETERESHA” E GULAGUT DHE JO E AUSCHWITZIT

    Vetem Stalini mund te konkuroje Enverin ne vrasjet me tortura c’njerezore duke i lene femijet e vegjel te vdesin nga uria dhe kur nenat donin te hidhnin foshnjet matane telave me gjemba me shpresen qe t’i mernin fshataret, gardianet e Enverit i qellonin pas shpine dhe i vrisnin pa meshire.

    PO PSE ME SEVO TARIFEN DOTE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  4. The whole truth nothing but the truth April 18, 18:46

    Demo shqypnia ishte e gjithe ne 45-50 nje haur i madh .
    Te paret e Mi kishin shtepi te madhe e me gure e cati guri
    Qe ne 1920, Po resti ISH bile AS sa nje haur, Po qerpic e kashte sie ne Somali APo eritrea
    NUK e di ckishim te paret e tu??
    Po natyrisht qe KZetet gjermanet ishin ne nje arqitekture te studjuar mire.
    Kishte Plot studimet per TA bere sa me te rentabel makinerine e vdekjes.
    Po gjermani i kish universitete 700 vjecar mo burre i dheut (apo burrneshe) dhe shqypnia kish ne 1945 tre apo 4 shkolla te mesme dhe pjesa tjeter e popullsia 90 % analfabete.

    Te kam shkrujt dhe nje Here tjeter qe jo rradhe ne pelqen Kur shkruan per realitetin.

    Po me nje mllef te mbledh dhe ja gut mit.

    Ketu e ke dhjere fare.
    Buhenvaldi e gjithe kampet e perqendrimit nazistet (KZ) ishin mußte cfarosjes e genocidi, ku U zhduken raca te tille sie cifute, arixhinjte ose romer dhe gipsis

    Si Mund ti krahasosh.

    Do te thote qe je vete nje neonazist.

    TA degjojne izralelitet kete qe thua ti te procedojne direkt.

    Gjermani thote:
    Wegen Verleumdung und Verharmlosung.

    Jane shume sensibel me kete teme.

    Dhe keto qe thoni ju e Ca te tjere qe Beni krahasuar Idiote e Duke dashur te nxini shqypnine mburrni keto kampet e cfarosjes ne Mase.

    Kamp i tepelenes do thote gjermani eshte nje Witz ne krahasim me Ato qe mburrni ti e godolja me shoke.

    E degjove per ate Editorin Polak???

    Reply to this comment
  5. MH April 18, 19:36

    Grueja e drejtorit te burgut te Buhenvaldit kisht nji cante e prodhuar me lekur njeriut.Mendova se do e lexoja kete kuriozitet shume te vertet.Po Jo.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 18, 22:26

      Nga 1945 e deri ne 1956 Buchenwaldin e perdoren sovjetiket si Kamp Perqendrimi njesoj si Hitleri

      prandaj:

      Lexoje edhe kete kuriozitet shume te vertete o MH dallkauku qe te mesosh se:

      FASHIZMI DHE KOMUNIZMI JANE “DERRA” TE NJE “DOSE” QE QUHET DIKTATURE

      Reply to this comment
      • Doktori April 19, 00:35

        Hopa “intelektualet”, semundja e jote ka avancuar. Kur njeriu I ben te gjithe dallkauke, truri I tij ka pesuar me shume se 50 perqind te ngordhura. Te kam thene qe te tregosh kujdes dhe te relaksohesh, perndryshe do te na lesh shume shpejt shendene.

        Reply to this comment
        • intelektuali April 19, 10:28

          Ore ti doktor bylmez po c’ke me intelektualin tio more mavri?

          sepse:

          Tema qe po debatohet ne kete forum te gazetes DITA eshte jo shendeti i intelektualit, por:

          A ESHTE MORALE QE SEVO TARIFA SI ANTAR I BANDES KRIMINALE TE ENVERIT TE JAPE VLERESIME PER KAMPIN HORROR TE TEPELENES SOT, KUR SHQYPNIA PO KERKON TE BEHET ANTARE E BE?

          Ja cfare shkruan Wikipedia per spiunin e Enverit, Sevo Tarifa:

          “…Sevo Tarifa ka qenë ish-sekretar i Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe ka qenë redaktor i veprave te Enver Hoxhës. Gjithashtu, ai ka qenë në bordin drejtues të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste…”

          Po te kishte qene ne ndonje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore Sevo Tarifa tani do te ngrohte qeline e burgut demokratik, ose te pakten po te kish kerkuar falje per krimet e tij ndaj popullates civile do te fshihej poshte barit si zhapik, por kjo nuk ka ndodhur ne Shqypnine enveriste te Mafies se Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen qe e ka bere Vatanin si nje fis prej afrike ZULU, nuk e pe si tallen me ne emisaret e BE-se kur na thane per hapjen e negociatave:

          FESTONI LAJMIN E BUKUR O SHQYPTARE DALLKAUKE, POR ME GISHT NE BYTHE SE KESHTU JU KA LENE ENVERI

          sepse:

          Me Piramiden e Enverit ne mes te Tiranes dhe me Sevo Tarifen do te hyje Edi Rama ne BE?

          Reply to this comment
  6. demo April 19, 09:47

    Nuk me kuptove imam…Dhallen hallall per lolot mor aman!
    Edhe une shtepine e gjyshit e kam pasur Damallie,me mure qerpici,me hatlla,pa tavan,me trare te nxire ku vareshin zinxhiret qe mbanin Vorbe prej balte qe ziente nga groshet ne oxhak,me dy dynym kopesht .Ashtu e doja,te prapambetur,me hajat balte,qe lyhej me bajga,me hasra per shtroje,me tava balte te nxira nga zjarri i furres.Fisnikut shqiptar i rrinte dashi vare me cengela tek quri.Kete parajse mesjetare na e dhjeu keshilli popullor i Lagjes qe ndertoi nje bunker antiAtomik per strehimin e banoreve ne rast bombardimi nga Aleanca Euro- AtllantikeKishte edhe me keq.Kishte edhe Tepelene.Po perse i dergonin ne Tepelene,kur nuk kishin buke per rrjepacaket?Megjithese ata femije qe vdisnin ne Tepelene,,nuk vdisnin nga Uria,por nga etja,Xhelatet i linin femijet e burgosur pa uje.

    Reply to this comment
  7. MH April 20, 14:57

    intelektuali
    Ku ne te sateme jetove qe shpetove nga KOMUNIZMI,apo rrije si sheleg i urte e nuk te ndihesh fare zeri,i cili te erdhe posa vdiq ne diten e pare te mbasvdekjes.Komunizmi per ty ishte goditje fatale qe ta impononte te ishe shurre pule.I pa dukshem i pa kapshem sa dhe si hije nuk ekzistoje.Rrofte pluralizmi qe ti mbush mushkerit me oksigjen tue transformue ne “trim” qe ne cdo faqe gazete na cave trapin e sumes.Ku per cdo artikull gazete jepe 4-5 artikuj me plot intelektualizem qe nuk te kuptone askush,si i tille por mjeran i semur pasoje e komunizmit te hershem mbi trunin capraz qe gezon.Nga ku 10 goditjet staliniane njeri te ka goditur ty.Nuk kena cfare te bajme.I vetmi derman te bahet qilizem ne haurin e rrashtes qe gezon per intelektual.

    Reply to this comment
  8. ELIOT April 23, 17:18

    Sevo spiuni ;;; po si nuk te shkoi ne mend more fillozof qe paske vizituar kampin e tmerrshem ;;;;Se nazista vrisnin vidhnin arin floririn e cifutave ;;; Vrisni ciganet komunistat ;;;;; por JO GJERMANE . ;;jo rracen e vet ;;; Sic e beri Enver katnari dhe mutrat e tije spiuna ;;; Mire mua po te me lesh nje Serb ;;;;edhe e MASAKROJ j ;;;por nje SHqiptar ta shikoj ne nje kamp me tela duke flejtur gjume ne kasole lopesh pa batanije duke punuar deri sa te vdesin nga lodhja ;;Kete gje sdo ta duroja ;; ;; Nje here lexova nje lab qe beri burg ;;; ishte intiligent se ne burg PERKTHENTE librat per SHqiptaret dhe dinte shume gjuhe tte huaja ;; Del nga burgu ;;;; dhe kur ktheHet ne familje e tije ne Interrnim ;;;;e pershkruan si i gjeti ;;;; NE NJE KASOLLE ME 2 LECKA TE GRISURA PERTU MBULUAR QE EDHE KAFSHET NE FRANCE I KAM PARE i mbullojne me mire ;;;kur gjeti cunin te rreckosur dhe te lodhur nga puna nga vuajtejt ;; gruan qe ishte bere kocke dhe punonin GJITHE diten ne ferma si skllever ;;me dolen lote nga syte ;;;;; s kisha DEGJUAR NDONJHERE per kete njeri te mjere ;;;por ti trajtosh SHqiptaret ne ate menyre ;;;;;Ose je nje kashe ose je Serb Grek Turk ;;por jo SHqiptar ;;;prandaj mos na trego per Auchvitzin;;; apo Buhenvaldin;;;po na trego si vdiqen familje shqiptare nga gjelati Enver ;;;;; apo ty te coi per PUSHIME ne Polonje ne bote ;;;; por disa te mjere u trajtuan si skllever ;;;Prandaj jo qe sme binde ;;;por edhe me teper ma nbushe mendjej se jeni zvarranike ju spiunat e Enverit ;;;;ne vend ti kerkoni te falur popullit per krimet naziste qe keni bere ;;;;; Cfare beni na shkruani barcaleta per te ne bindur ;;;;; turp te kesh ;;;;;po ndoshta EDHE JU SJENI SHQIPTAR JAM I BINDUR .. NJE SHQIPTAR SJA BEN SHQIPTARIT ATO QE BENE BOLSHEVIKET …JO … OSE JENI ME TE VERTETE DERRA PA TRU DHE PA SEDER PA 2 GRAM CIVILIZIM ;;,,,????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*