Vjedh 911 mijë euro dhe dorëzohet vetë në polici

Redaksia Online April 19, 2013 15:40

Vjedh 911 mijë euro dhe dorëzohet vetë në polici

Një punonjës i kompanisë më të njohur sllovene të sigurimit, Sintal, ka vjedhur nga thesari i saj 911 000 euro e pastaj i është dorëzuar vetë policisë në vendkalimin kufitar me Austrinë, Sentilj. Punonjësi kishte vendosur t’i dorëzohej policisë sllovene, pasi që paraprakisht ishte fshehur nëpër Gjermani dhe Austri. Punonjësi quhet Borut Hribersek, 47 vjeç, dhe është nga qyteti Kamnik. Ai pohon se vjedhjen nuk e kishte planifikuar, por kishte vendosur në një moment, pasi ishte detyruar për shkak të kushteve të rënda ekonomike. “Isha në gjendje të rëndë materiale dhe urgjentisht më duheshin paratë, të cilat në sasi shumë të madhe i kisha para vetes – si në pjatë. Kur ia nisa që t’i merrja, më nuk mund ta ndalja veten”, sqaroi Hribersek. Më 6 prill, Hribersek kishte vendosur që nga thesari kryesor i kompanisë Sintal, ku punonte për disa vite, të merrte gjithë paratë e gatshme, menjëherë pasi një numër i madh i kompanive nga Lubjana kishin siguruar mjetet e tyre aty. Pas kësaj, Hribersek kishte shkuar me veturë në shtëpi, dhe një pjesë të vogël të këtyre parave ia kishte dhënë partneres së tij, ndërkohë që me pjesën tjetër kishte ikur jashtë vendit. / Express

 

Redaksia Online April 19, 2013 15:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*