Vjedhja e BSH, avokati i Bitraj: Të lirohet, është thjesht bixhozxhi!

May 12, 2015 15:18

Vjedhja e BSH, avokati i Bitraj: Të lirohet, është thjesht bixhozxhi!

Skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë pritet të ketë edhe vendimin përfundimtar për autorët e dyshuar, rreth 1 vit pas kësaj ngjarje. Në seancën e sotme gjyqësore, avokati mbrojtës i Ardian Bitrajt, bëri apel që të ndryshojë akuza ndaj klientit të tij pasi nuk ka asnjë fakt që të provojë vjedhjen në bashkëpunim me Mimoza Bruzian e Klevis Bejtian.

Avokati e ka argumentuar këtë me faktin se Bitraj është thjesht një person i fiksuar pas bixhozit.

Ndërsa vetë Bitraj u shpreh përpara trupit gjykues se vjedhja e BSH ishte një periudhë e errët e cila s’do të përsëritet më, duke i kërkuar gjykatës t’i jap mundësinë të rikthehet në shoqëri për të nisur jetën si një qytetar normal.

Pamundësia e avokatit mbrojtës të Mimoza Bruzia për të renditur konkluzionet u bë shkas që seanca të shtyhet për më 20 maj.

Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia dy ish zyrtarët e Bankës së Shqipërisë akuzohen se vodhën thesarin e bankës në bashkëpunim. Skandali i vjedhjes u pasua dhe me shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani, ndaj të cilit ka një hetim të hapur për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat dhe paranë publike.

May 12, 2015 15:18
Komento

4 Komente

  1. enver hoxha May 12, 15:41

    Ore c’jane keta avokate qe kerkojne lirimin me argumentin se “eshte i fksuar pas bixhozit”. Ne c’kod penal e ka gjetur?! Nese nuk gjendet atje, pse nuk marrin avokatn te kryeje denimin e atij Bitrajt?!

    Reply to this comment
  2. fteri May 12, 16:12

    simbas ketyre avokatve sekser te krimit kushe eshte bigjozgji eshte I lire te vjedhi se nuk perben veper penale ,kush eshte pionec nuk denohet se pi raki,kush eshte tifoz sporti te vrase ne stadjum nuk e kap ligji se eshte tifoz,kush vjedhe nuk denohet se ka profesion hajdutrin,kush perdhunon nuk denohet se eshte imorl.e me radhe o’ burra ta shkatrroim kete vende.se sejcili ka nje vese sipas ketije karabushi avokat !?…

    Reply to this comment
  3. SuloKapedani May 12, 21:49

    Avoketèr karagjoz te cilèt nuk mbrojne dote sipas ligjit por bèhen bashkefajtor duke mbrojtur krimin.Hajde dhe kuptoje avokatin se c’farè detyre kryen.Turpi i botès kur thote te lirohet hajduti se ka luajtur bixhoz …po lekèt ku shkuan more trushkulur?

    Reply to this comment
  4. Goni me May 13, 13:40

    Kjo eshte pasoje e mos kryerjes se asaj te famshmes REFORME NE DREJTESI,qe per t,u kryer tamam duhet filluar nga kreu Bujar Nishani e te perfundoje te avkati i fundit qe ka punuar ne kohen e Saliut sepse aty eshte krjuar nje amalgame e salduar me korrupsion e mbrojtje shteterore qe kerkon nje fuqi atomike ta shperbesh.
    Vetem te shfajsojne fajtoret ,por pa argumenta bindese e ligjore kerkojne keta lloj avokatesh.
    Shpresat per te pare nje drejtesi TE DREJTE jane pothuaj 0 dhe kjo flet shume per te ardhmen e Shqiperise.Me vjen keq por deri ketu e kemi hapin ne.Te flasim,te votojme per me te miret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin