Vjedhja e energjisë, pranga menaxherit  italian dhe drejtoreshës së Call-Center

April 18, 2015 09:02

Vjedhja e energjisë, pranga menaxherit  italian dhe drejtoreshës së Call-Center

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme një menaxherin italian të një “Call Center”-i dhe drejtoreshën e tij, për vjedhje të energjisë elektrike. Në pranga ka rënë Daniele P., me detyrë menaxher, dhe drejtoresha Brunilda M.

Në bazë të verifikimeve të OSHEE-së ka rezultuar se ky filial i një kompanie furnizohej me energji nëpërmjet një lidhje të paligjshme. “Call Center”-i ndodhej në “Rrugën e Barrikadave” në kryeqytet. Mësohet kjo ishte e hera e dytë që italiani arrestohej për të njëjtën arsye.

Policia bëri me dije se po vijon me hetimet dhe po bëhen të gjitha veprimet për të përllogaritur dëmin që i ka kushtuar shtetit ky biznes. Akuza ndaj tyre është “vjedhje e energjisë elektrike”.

 

 

 

 

April 18, 2015 09:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*