Vjedhja e energjisë/PD: U mbajt në komisariat edhe një 5 vjeçare

December 3, 2014 19:21

Vjedhja e energjisë/PD: U mbajt në komisariat edhe një 5 vjeçare

Partia Demokratike ka denoncuar një rast ku dy ditë më parë, policia ka mbajtur të shoqëruar në komisariatin numër 3 në Tiranë, një fëmijë 5 vjeç.

Drejtori i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat tha se fëmija është marrë bashkë me nënë e saj, e cila është arrestuar pasi nuk përballon dot faturat e larta të energjisë, teksa është pa punë dhe pa mbështetje ekonomike.

“Marrëzia, papërgjegjshmëria dhe pashpirtësia e kësaj qeverie nuk ka fund. Tek ky komisariat, Komisariati nr 3 në Tiranë, është shoqëruar dhe mbajtur e izoluar kjo fëmijë 5 vjeç, çka duket nga fotot që vajza është mbajtur për një kohë të gjatë në qelinë e izolimit, në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Deklaratën për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Deklaratën e Pekinit. Shoqërimi i fëmijës është bërë për shkak se nëna e saj nuk ka mundësi të paguajë energjinë elektrike”, u shpreh Salianji.

Më tej përfaqësuesi i Partisë Demokratike nënvizoi dy standardet, që sipas tij manifeston qeveria.

“Qeveria po arreston dhe po shoqëron njerëzit e pamundur dhe të varfër, fukarenj, dhe po promovon kriminelët, personat me precedent penal, vjedhësit e energjisë, duke i bërë drejtorë.

Qeveria po lejon në rrugë kriminelët dhe po izolon si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore fëmijët. Identitetin e vajzës nuk e bëjmë të ditur për shkak se është minorene por në datën 30 nëntor, sipas dëshmisë së nënës së vajzës së ndaluar me inicialet N.N, janë izoluar në komisiariat”, tha Salianji.

December 3, 2014 19:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim