Vjedhja e fotove, “Google” heq përgjegjësinë nga vetja

February 20, 2018 16:50

Vjedhja e fotove, “Google” heq përgjegjësinë nga vetja

Në një përpjekje për të mos stimuluar piraterinë e imazheve, gjigandi  amerikan i teknologjisë ka përditësuar motorin e saj të kërkimit.

“Google” ka “zhdukur” butonin “View Image” (Shiko imazhin) në momentin që kërkon për foto në motorin e tij të kërkimit.

Ndërkohë në vend të kësaj, janë vendosur vetëm dy butona, “Visit”, që të adreson direkt te faqja që e ka publikuar këtë imazh dhe butoni tjetër “Share” (Shpërnda).

Për të marrë një imazh është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje “Google” heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e imazheve.

Kjo do të thotë se që prej hyrjes në fuqi të këtij përditësimi të motorit më të madh të kërkimit në internet, përdoruesit e shkarkojnë imazhin që kërkojnë drejtpërdrejt nga faqja që e ka publikuar atë, duke iu nënshtruar kushteve të përdorimit dhe të drejtës së autorit të faqes në fjalë dhe jo atyre të “Google”.

Megjithatë përdoruesit e “Google” kanë gjetur edhe një “extension” për Google Chrome për ta marrë foton njësoj si më përpara.

a.s/dita

February 20, 2018 16:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*