Vjedhja e kopsitur/ Koncensioni i skanimit të kontenierëve, i jepet një mjeku me çmimin e një … pice!

Edlira Shehu July 8, 2015 01:17

Vjedhja e kopsitur/ Koncensioni i skanimit të kontenierëve, i jepet një mjeku me çmimin e një … pice!

Marrëveshja e rinegociuar për skanimin e kontenierëve në dogana, dhe e diskutuar në Komisionin e Ekonomisë, edhe pse konsiderohet një marrëveshje e mirë për shkak të uljes së tarifave, ka ngritur të tjera çështje që hedhin dritë mbi një fakt të rëndësishëm. Pak ditë para se ish kryeministri Berisha të linte zyrën e tij, janë shitur 49 për qind e aksioneve të koncesionarit më të diskutuar, atë të skanimit të kontenierëve në dogana. Dhe kjo shitje është bërë për një shumë qesharake prej 500 lekësh. Ishte kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe që zbardhur dje këtë detaj, duke deklaruar se në këtë kontratë është përfshirë dhe një kompani tjetër, përveç “Rapiscan”. “Rapiscan dhe kompania ICMS kanë lidhur një marrëveshje ku transferohen 49 për qind e aksioneve . Në datën 16 shtator 2013, një ditë përpara se të dilej nga zyra (referuar kjo largimit të qeverisë “‘Berisha”)”, u shpreh, Erion Braçe. Por sipas tij nuk është ky dyshimi më i madh, por çmimi, me të cilin kompania ICMS bleu 49 për qind të aksioneve në kontratën monopol. “Kompania ICMS ka blerë 49 për qind të aksioneve të këtij koncesioni, që kushtonte 316 milionë dollarë, për vetëm 490 lekë”, deklaroi deputeti socialist Braçe.

1234

Pafuqia e qeverisë për të reaguar

Mund të dukej një fakt i pabesueshëm që aksionet miliona dollarëshe të jenë shitur për… një pica. Por Ministri i Financave e pranoi dje në Komision se një gjë e tillë ka ndodhur, por për shkaqe të “kopsitjes” që kontratës nga qeveria e kaluar, kanë qenë të pafuqishëm për të reaguar.  “Ne nuk e fshehëm që kishim për objektiv anulimin e kontratës, duke patur dijeni për këto. Por, është bekuar në mënyrën më të mirë të mundshme kontrata”, u shpreh lidhur me këtë fakt kreu i financave, Cani.

Kush është aksioneri Olti Peçini?

Në ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit rezulton se, aksioneri i vetëm i ICMS është mjeku Olti Peçini. Po kështu në shpjegimin e aktivitetit të saj tregtar, kompania figuron se është me barrë siguruese nga Banka Kombëtare Tregtare dhe nuk lejohet të transferojë aksionet e saj pa lejen e kësaj të fundit. Kjo kompani të paktën në version zyrtar të regjistrimit ka në thelb të punës së saj import-eksport të mallrave të ndryshme, shërbime konsulence për studime fizibiliteti në fushën tregtare, shërbime kontrolli, teste, analiza fizike e kimike, në fushën tregtare apo ligjore, për sistemet e manaxhimeve ose produkteve të shërbimeve në fushën e sigurisë tregtare, të peshëmatjes e kalibrimit. Peçini është një mjek i njohur dhe një prej drejtuesve kryesorë të një spitali privat me emër në vendin tonë, por kompania që ai drejton nuk rezulton të jetë të paktën me letra pjesë aksionere e koncesionit të doganave.

Kush fshihet pas tij?

Një logjikë e thjeshtë të kërkon që veç shumës qesharake të blerjes së aksioneve, mjeku nuk mund të jetë në mënyrë të drejtpërdrejtë i përfshirë në këtë marrëdhënie koncesionare. Pasi bëhet fjalë për një kontratë të nënshkruar nga qeveria e kaluar dhe si shumë të tilla në pamundësi negocimi për t’u ndryshuar. Shto dhe këtu faktin që shitja e mundshme e aksioneve është bërë në ikje e sipër të qeverisë së kaluar, shton mundësitë që të jenë të tjerë njerëz, pushtetarë të djeshëm dhe opozitarë të sotëm pjesë e këtij koncesionari. Marrëveshja e koncesionit është miratuar nga Këshilli i Ministrave në nëntor 2011 dhe më pas me ligjin nr.123/2013, në prill 2013. Deri në shtator 2013 ky shërbim nuk ofrohej nga kompania Rapiscan Systems, e cila fitoi një kontratë 15 vjeçare në këtë periudhë. Kishin filluar punimet vetëm në dy pika kontrolli. Kundërshtimi dhe rezistenca e biznesit ishte e konsiderueshme, sidomos në lidhje me tarifën shumë të lartë të shërbimit, madje ata protestuan për këtë fakt, e ku opozita e djeshme u bashkua në këtë zë. E sipas të dhënave shtatori i vitit 2013, ishte dhe veprimi i fundit i shitjes së aksioneve në vlerën 490 lekë.

Çfarë ndodhi me arbitrazhin?

cani_ekonMe ardhjen në pushtet të qeverisë së re në 21 qershor, njëra nga koncesionet që u kërkua të anullohej ishte pikërisht skanimi i kontenierëve në doganave. Pas muaj të tërë negociatash mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Rapiscan” nuk u arrit në një emërues të përbashkët, dhe kjo e fundit ju drejtua gjykatës ndërkombëtare. Qeveria jonë kontraktoi kompaninë Omnia Strategy të zonjës Cherie Blair, për të mbërritur në një zgjidhje të çështjes. E tashmë relacioni i projektit të miratuar në komisionin e ekonomisë dje sqaron që qeveria Rama është tërhequr nga arbitrazhi duke rikthyer koncesionin e skanimit të kontenierëve në dogana, me një çmim tjetër dhe me vlerë e kontratës të ulur nga 316 milionë dollarë  në 210 milionë euro”. Rapiscan kur ju drejtua arbitrazhit ndërkombëtar në gusht 2014, kërkoi 350 milionë dollarë dëmshpërblim nga Shqipëria. Në relacionin që shoqëron marrëveshjen e re mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë koncesionare Rapiscan saktësohet se “zgjidhja me mirëkuptim jashtë arbitrazhit mbështetej fort edhe nga Omnia Strategy”. Gjatë bisedimeve, përfaqësuesit e qeverisë shqiptare kërkuan rishikimin tërësor të marrëveshjes, por kompania Rapiscan pranoi ndërhyrje vetëm në vlerën e koncesionit dhe në saktësimin e kohëzgjatjes së tij.  “Nga ndryshimi i mënyrës së llogaritjes së çmimit të kontratës u arrit të kursehen minimalisht 106 milionë euro,” thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin.

“Qeveria e kaluar” përballë “qeverisë së sotme”

Historiku i ngjarjes nisur pak kohë para dorëzimit të qeverisë Berisha dhe ardhjes së qeverisë së majtë, ngjan me një betejë “qeveri kundër qeveri”. Treguesit flasin që aksionerët e padukshëm të aksioneve janë ata që lanë pushtetin dhe se qeveria e re ka “negociuar” me atë që iku për të mos shkuar deri në arbitrazh. Pra me gjasë janë kursyer 350 milion dollarë kosto që do të paguheshin në arbitrazh nga qeveria e sotme për Raspincan dhe është gjetur një emërues i përbashkët për ulje tarifash nga 40 euro në 22 të tilla. Pasojat e mënyrës së bërjes së kontratave të mëparshme sidomos për koncesione të rëndësishme, duket se e bëjnë të pafuqishme qeverinë e rë për t’i prishur ato, pasi kostot janë shumë më të larta se përfitimi. Dhe kështu aksionerët e fshehur që me gjasë mund të jenë edhe deputetë, do të vijojnë të marrin përqindjet e tyre të paktën dhe për 15 vjet të tjera.

 

Edlira Shehu July 8, 2015 01:17
Komento

8 Komente

  1. Ganiu July 8, 18:20

    Aksioneret kryesore qe fshihen pas ketij megaskandali jane familja antishqiptare berisha ridvan bole sherefedin katunar shehu lulzim alias lulushe lgbt basha. Edvini duhet te angazhoje strukturat ne vAresi te tij per te pergatitur dosjen me synim qe prokuroria e kosit me uje te gjeje se kush fshihet pas doktorit milioner.

    Reply to this comment
    • Open your mind.. July 8, 21:28

      Palosini keto karta o Erion,dhe futini ne b”’the. Keni kaq vite qe na çate veshet me keto akuza qe te gjithe i dine,kurse barbari,vampiri,vrasesi,kryebanditi Sali Bisha,vazhdon te endet i lire dhe vazhdon te beje ligjin ne Shqiperi,qe nga presidenca dhe ShIK-u e deri te drejtesia. Ju jeni ose mashtruesa si Saliu,ose amatore qe nuk keni se çfare ti beni Sales,pavarsisht se krimet e tij jane sa nje mal. Ne djall shkofshi dhe ju.

      Reply to this comment
  2. Olci July 8, 18:21

    Po se gjete menyren me ligj coji kontrolle te vazhdueshme se car kujtoni ju se keta punojne ne menyre te ndershme? Gjihet gjithmone dicka.
    ngelen duke u qajt nga qeveria e komunistit. Ata qe e firmosen mund te denohen per abuzim.
    Dicka tjeter. Si ka mundesi qe nuk hiqen drejtuesit e keshillit te larte dhe vete prokurori kur keta nuk e bejne punen sic duhet dhe bllokojne proceset me qellim? I ka vu Zoti keto qe si preket qimja dhe prepara shkeljeve qe bajne?

    Reply to this comment
  3. antishqup July 8, 18:21

    Te gjithe e dime kasapanen e ekonomise shqiptare bere nga bushtrat fashiste berishiane, E C’na duhen keto denglat e tua more Brace? Nuk ua mban bitha qe ti rivendosnin rendin ne Shqiperi dhe zini e brambullitni derr verr, jo s’na le demokracia, jo sna le pavarsia e shtetit juridik. Pordhacifikime te perjetshme te nje partie te lidhur midis sallamit te bythes dhe mutit te gojes, Ja keshtu jeni ju!

    Reply to this comment
  4. TJ July 8, 18:21

    Mjaft me konstatime! Te shkojne ne burg! Beni reforme ne drejtesi!

    Reply to this comment
  5. inf July 8, 18:22

    ik lapangjoz armik hajdut vrases kreminel i poshterr me soj e sorrollop
    ik dobiçi serbise ik horr o kampjoni i felliqesirave je ti o psikopat i rregjur;

    Reply to this comment
  6. gody July 8, 18:22

    Le te kene bere sa te dojne, asgje sdo gezojne. Familja Berisha eshte familje e mallkuar brez pas brezi. Te paret e Berishajve kane djegur qytetin E Pejes. Jane mallkuar qe ne djep. Prandaj perbindeshi Berisha eshte si njeri i eger. Nga ERTI e Deri tek Berisha, nga me i vogli i familjes HAJDUTE, deri tek me i madhi, Baloz Sali Hajdut Kriminel Berisha, me gjithe Lili djallin, i perdorshin ato leke vetem per semundje. Harram gjaku i bijve qe vrave o Vampir. Vdekshi te gjithe. Do digjeni ne zjarrin e Djallit.

    Reply to this comment
  7. fshatari. pafshat July 8, 18:29

    Ngjallni Enverin se e zberthen ai “kopsitjen”, ne te mire te popullit dhe Shqiperise.
    Po te dale ndonjeri e te shese Shqiperine, duke i kopsitur letrat, si i behet hallit. Duhet qe te gjithe shqiptaret te emigrojne.
    “Kopsitja” eshte edhe thelbi i problemit GREK, te cilin problem ajo po perpiqet ta zgjidhe jashte Eurozones+BE, me qellim qe te mos shitet Greqia, dhe greket te marin udhet e botes. Ka dhe shume gjera te tjera per tu shtuar, qe samesiper te behet plotesisht e kuptueshme. Por, koha do ti plotesoje, tregoje ato, gjerat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*