IKMT, kallzim penal për kryebashkiakun e Lezhës, Frokaj

June 20, 2019 15:23

IKMT, kallzim penal për kryebashkiakun e Lezhës, Frokaj

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kryetarin e Bashkisë, z. Fran Frokaj. Kryebashkiaku i Lezhës, akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtorin  e Drejtorisë së Planifikimit te Territorit z. Sokol Toma.

Sipas kallzimit, të dy këta persona duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare te Shëngjinit, objekte që nga vetë ky institucion (Inspektorati Mbrojtjes së Territorit) janë konstatuar të paligjshme. Madje leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT.

“Këto veprime hapur në kundërshtim me ligjin, të konstatuara nga IKMT përgjatë inspektimit të saj në territorin administrativ të bashkisë Lëzhë, kanë cënuar rëndë interesin publik në këtë territor, mbarëvajtjen e sezonit turistik.

IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve” – shkruan IKMT në njoftimin për media lidhur me rastin.

l.h/ dita

 

June 20, 2019 15:23
Komento

3 Komente

  1. Lezhjani me qylaf June 20, 15:29

    Ky eshte nje nga shume hajdutet fshatare te Ps-Pd-Lsi

    Por nuk mund te mos dallosh qe kallzimi vjen pasi ky iu sul Kzaz-ve.

    Do te thote qe pushteti nuk po vepron per drejtesi reale por per hakmarrje politike.

    Dhe kjo per ne qytetaret jo militante eshte nje deshmi e rrezikut qe na kanoset ne te ardhmen e afert

    Reply to this comment
  2. Zef Shpatari June 20, 15:39

    I nderuar Kryeredaktor i Dites

    Pamfleti
    Home Editorial
    Herë bashkëshorti, herë i vëllai – dy sekserët e sigurt të Manastirliut
    Herë bashkëshorti, herë i vëllai – dy sekserët e sigurt të Manastirliut
    Herë bashkëshorti, herë i vëllai – dy sekserët e sigurt të Manastirliut

    Deri tani punët kanë shkuar vaj: vetëm për një emërim në spitalet kryesore, vëllai i ministres kërkon 20 mijë euro. Por duket se situata ka dalë jashtë kontrollit: megalloman dhe i ngopur, pas kaq vitesh “shërbimi”, ai merr paratë dhe nuk kryen më punë

    Nuk ka dalë asnjëhetë nga rrethi i ngushtë familjar kur vjen puna për të kryer ndonjë “porosi”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Për të qenë 100 për qind e sigurtë në punët e pisëta, ato jozytaret që shoqërohen me zarfe të mbushur mirë, ministrja e akuzuar për 1001 pazare në sektorin më problematik në Shqipëri, zgjedhe njerëzit më të afërt: vëllanë dhe bashkëshortin. Vetëm këta të dy kanë të drejtë të premtojnë e të zgjidhin punë hallexhinjëve që vijnë vërdallë nëpër Tiranë. I pari kujdeset për dorovitjet e vogla – emërimet transferimet, tenderat me shuma të vogla – dhe rregullin e ka që, paratë jepen ende pa nisur mirë puna për zgjidhjen e problemit. “Zyrën” vëllai i ministres e ka afër ministrisë dhe përgjithësisht është djalë i sjellshëm në telefon. Të paktën deri kur merr zarfin se pastaj, natyrisht, është e vështirë të biesh në gjurmët e tij. Loja e do që punën ta bëjë të vështirë, të të sorollasë ca javë, të bëjë sikur “puna është shtrënguar shumë” dhe se ka shumë “kandidatë” për të njëjtin hall.

    Mbretërimi i ministres deri tani, ka qenë i mjaftueshëm i gjatë që tregu informal të ketë vendosur edhe çmimet tashmë. As nuk duhet të afrohesh tek vëllai i çmuar pa 20 mijë euro në xhep për një emërim, transferim, të drejtë studimi apo shërbime të tjera brenda sistemit. Për tenderat e vegjël (se me të mëdhenjtë merret bashëshorti), askush nuk mund të kërkojë gjë pa bërë gati 40 % të vlereës së tenderimit paraprakisht. Dhe jo çdo gjë është e sigurtë, po u ofrua një ofertë më e mirë, ndërron edhe fituesi.

    Ndërsa për paranë e madhe të ministrisë kujdeset bashkëshorti. Barnat (për të cilat lëvrohen miliona euro me vit) kontratat e spitaleve të mëdha (natyurisht ato ku nuk ka gisht kryeministri), pajisjet e rëndësishme spitalore apo investimet në shëndetësi janë sektori i burrit të ministres. Ky i fundit, në krahasim me vëllanë, është më diskret, hapet më pak lart e poshtë dhe mundohet të sigurojë paratë e mjaftueshme për shtëpi, por edhe qokat qe gruaja duhet te paguajë lart ne qeveri si detyrime për shefat.

    Kështu ka funksionuar deri tani dhe ata që kanë pasur halle në ato dyer, me siguri duhet te jenë përplasur, të paktën një herë, ose te njëri ose te tjetri. Vetëm se tani ka filluar t’i dalë era kësaj pune. Vëllai i ministres sonë të Shëndetësisë, si zullumqar që është (dhe nuk e kemi fjalën për atë aksidentin ku vrau një njeri dhe ia hodhi pa lagur), ka filluar të ndjejë efektin e ngopjes me pasuri. Ai premton e merr para lart e poshtë, por nuk kryen punë. Ose merr 3 herë nga 20 mijë personave të ndryshëm dhe natyrisht vetëm njërit i kryen punë. Çështja duket se është bërë e madhe, situatat janë nxehur, meqë pak javë të shkuara një prej hallexhinjëve e ka ndjekur me armë në dorë vallain gënjeshtar. Ai është detyruar t’i kthejë paratë për punën e pakryer, por ka humbur edhe besimin e të tjerëve që presin porositë e dhëna. Nuk do të jetë çudi që shumë shpejt të dëgjojmë prej tij lajme publike aspak të këndshme

    Reply to this comment
  3. Tori June 21, 09:08

    Dhe ankoheni pse BILD i nxorri tani pergjimet! Si ka mundesi qe prokuroria pikerisht tani akuzon Bashen (ndoshta ai dhe mund ta kete bere )per lobimin dhe kryebashkiakun e Lezhes nga IKMT .Ndoshta ishte rastesi?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*