Vjedhja me biletat, Prokuroria kërkon arrest me burg për 7 nga 8 të arrestuarit 

August 30, 2019 13:24

Vjedhja me biletat, Prokuroria kërkon arrest me burg për 7 nga 8 të arrestuarit 

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtatë nga tetë personat e arrestuar për falsifikimin e biletave të urbanëve në Tiranë.

Burg është kërkuar për Ferdinand Ibrahimin, administrator i “Ferlut”, për djalin e tij, Anastas Ibrahimi, për Fatos Vrapin, Erisa Vorën, Klodiana Qato, Aldi Dukën dhe Lulzim Allaraj.

Ndërsa për Albana Vrapin u kërkua detyrim paraqitje.

Gjatë seancës, Ibrahimi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për biletat e falsifikuara.

“Biletat e gjetura në makinë kanë qenë të vjetra e që nuk ishin në përdorim”, është shprehur ai.

Aktualisht pritet që trupi gjykues të shpallë vendimin për caktimin e masave të sigurisë.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave do kapte vlerën 6 000 000 lekëve të reja.

o.j/dita

August 30, 2019 13:24
Komento

2 Komente

  1. Drejtesi August 30, 15:18

    Pse nuk po reagon opozita per kete superskandal, ku eshte eshte e perfshire direkt bashkia.
    Apo nga qe edhe Lul Basha i ka miq keta pronaret e transportit ?
    Pra, heshtja e Lul kurves eshte e njellojte me heshtjen ne skandalin me DH Albania, ku te perfshire jane banditet e popullit, mazhorance&opozite

    Reply to this comment
  2. info analitike August 30, 17:42

    Po mos u merzitni more shoke. Jun kujtohet e famshmja vjedhje e kompanive telefonike me faturimet mujore me parapagese ose abone per 28 dite ne vend te 30/31 diteve sipas muajit? E pra tani qe shteti i detyroi te kthehen pas ne faturimet e rregullta mujore kane ngritur cmimet e paketave ose kane zvogeluar minutat apo MB e internetit. Ja dhe nje kauze qe mund ta ngre opozita ose shoket e Dites meqe u intereson shume qytetareve te Albanistanit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim