Vjedhja në bankë, priten arrestime të tjera

July 31, 2014 17:52

Vjedhja në bankë, priten arrestime të tjera

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë pritet të pasohet shumë shpejt me të tjera arrestime. Gjatë kësaj të enjteje, në dispozicion të grupit hetimor janë vënë disa punonjës të bankës, të cilët kanë dhënë sqarime për rregulloren e brendshme të institucionit dhe funksionimin e tyre, gjë që do t’i ndihmojë hetuesit për të përcaktuar përgjegjësit për secilin sektor dhe kryesisht atij të sigurisë. Një ndihmë për hetuesit ka qenë edhe dëshmia e të arrestuarit Ardian Bitraj, i cili pas rimarrjes në pyetje, ka dhënë detaje të reja dhe të vlefshme për hetuesit, për mënyrën se si vidhej në kasafortën e departamentit të komisionit, i cili ndodhet në zonën e Linzës. Bitraj ka sqaruar se ka qenë një gabim i pafalshëm hapja e kutive të parave që do të asgjësoheshin, të cilat sipas tij kanë bërë që të pikaset nga auditi qendror i bankës. Ndërkohë prokurorët janë duke pritur raportin përfundimtar të auditit të bankës, i cili ka përcaktuar se shumë e vjedhur është 713 milion lekë. / Vizion Plus

July 31, 2014 17:52
Komento

5 Komente

  1. Jozi July 31, 19:14

    VETEM FULLHANIN ARESTONI SE AI KA VJEDHUR ME SHUM SE DEKLAROHEN EDI VEPRO TANI

    Reply to this comment
  2. Naci August 1, 08:15

    Nese arrestohet Fullani athere Jozi e Saliu jane shkaktaref e vjedhjes, por gjithesesi ky bankjer te pakten 35 vite burg dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive duhet te jete masa me e vogel.

    Reply to this comment
  3. DANI August 1, 08:33

    KUSH I VODHI PARATE DHE KUSH I PAGUAN…………???????????????????!!

    Reply to this comment
  4. VL. HAS August 1, 10:40

    Pyasim te gjithe ne vegjelia qytetare ; po Fullan flliqtan me fullane te tjere kur do arrestohen ? Shkalla e denimit duhet te jete ne perpjesetim te drejte me pagat qe kane marre keta ndyresira !

    Reply to this comment
  5. Tosi August 1, 11:24

    Kujdes ! Tani qe ju mblodh lemshi ,Fullani mund te vras veten ne krevatin qe ka ne zyren e Bankes. Keshtu shpeton dhe pasurine qe ka regjistruar tek te tjeret. Dhe do te thone : E vrane apo vrau veten . Lemshi i vjedhjes eshte shume i koklavitur. Fijet te shpien tek Elefantet qe ka mbi koke dhe kane dirigjuar Fullanin. Ne se Llalla shkokoleps kete lemsh, eshte vertet prokuror qe mbron ligjin dhe shqiptaret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*