Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, 21 muaj burg ish-përgjegjësit të arkës

March 20, 2015 11:20

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, 21 muaj burg ish-përgjegjësit të arkës

Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit e 9 muaj burg Petrit Ramohitajn, ish- përgjegjës i arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në BSH.

Ai u akuzua për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin që u zbulua në korrik të vitit të shkuar në institucionin më të lartë financiar në vend, me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.

Ramohitaj kishte kërkuar veçimin e çështjes dhe gjykim të shkurtuar e ndarje të proçesit nga Ish-Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

March 20, 2015 11:20
Komento

8 Komente

  1. Teli March 20, 11:34

    Per 713 milion leke i bej dhe un 21 muaj burg ,
    Hajde drejtesi qe kemi hajde , drejtesi te korruptuar nga kembet tek koka …..
    Turp e faqja e zeze …….

    Reply to this comment
  2. Korrupsioni March 20, 12:01

    Mire t’ia bejne qenit.Aty te kalbet ne biruce.Te shohim se si do te dale pas 21 muajsh.Do ta beje serish ket gabim?

    Reply to this comment
  3. latif March 20, 12:15

    Pse me te tilla denime e niset fushaten e zgjedhjeve o drejtesi e dhjere?Kur nje shites dilte dificit ne kohen e shtetit deri 1 miljon leke (te vjetra) pushkatohesh.Pse per sa leke u pushkatua Beu Saukut,per tre dite?Po ju me keto denime i mesoni shqiptaret te behen te gjithe hajdute.

    Reply to this comment
  4. Sallakja March 20, 12:25

    Po pse more Ramohitaj !
    Pse more djale nuk bere nje autokritike te forte,
    do kishe dale pa lagur.
    Partia do te ta falte………gabimin.

    Reply to this comment
  5. LORA March 20, 13:43

    Ky eshte nje denim qe vetem frymezon vjedhjen e parase dhe pasurive publike
    I dhjefsha sojin korporates kriminale ”gjin gjoni” .

    Reply to this comment
    • alba March 20, 19:58

      Po kur jeni kokrra e budallait ju ore.. po pse ore Petriti i vodhi leket? Ai po denohet thjesht se punonte ne ate arke.. ai qe vodhi do denohet me mbi 10 vjet..

      Reply to this comment
  6. flm March 20, 14:55

    dhe vjedhja e energjise eshte 3 vjet.

    Reply to this comment
  7. LOVE March 20, 17:20

    CUDIRAT E FULLHAJNIT DHE CUDIRA PROKURORIE

    Shperblime Fullhajne me paret e popullit:

    1. Ardian Fullani 387 shpërblime
    2. Elisabeta Gjoni 283 shpërblime
    3. Petraq Milo 265 shpërblime
    4. Adrian Civici 285 shpërblime
    5. Dhori Kule 308 shpërblime
    Ermelinda Meksi 42 shpërblime
    Ja 20 motivet e çuditshme, të disa prej shpërblimeve që ka akorduar Fullani

    1. Shpërblim për 1 Majin, festën e punëtorëve
    2. Shpërblim për 1 Qershorin
    3. Shpërblim për harmoni dhe mirëkuptim në kolektiv
    4. Shpërblim për liberalizmin e vizave
    5. Shpërblim për vizitën e ish-Presidentit Xhorxh Bush
    6. Shpërblim për futjen e Shqipërisë në NATO
    7. Shpërblim për Vitin e Ri me 3 paga mujore.
    8. Shpërblim për ditën e Shën Valentinit.
    9. Shpërblim për vjetorin e Çlirimit të Atdheut.
    10. Shpërblim për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
    11. Shpërblim në fillim vitin shkollor, për fëmijët e drejtuesve të bankës
    12. Shpërblim për performancë të mirë të ekipit të volejbollit të bankës, në garat sportive.
    13. Shpërblim për zbatim pa kundërshti, të urdhrave të dhëna prej guvernatorit
    14. Shpërblim për sukses në aksion e mbjelljes së fidanëve në Tiranë.
    15. Shpërblim mujor financiar, për ushqim suplementar të punonjësve
    16. Shpërblim 6 mujor, për 15 ditë pushime verore dhe 15 ditë pushime dimërore
    17. Shpërblim për zbatim korrekt të orarit zyrtar në punë.
    18. Shpërblim për mos nxjerrje të sekretit, të problemeve të bankës.
    19. Shpërblim për “Mobilim dhome pune në shtëpi”, për 52 drejtuesit kryesorë të bankës.
    20. Shpërblim me rastin e marrjes së certifikatës ndërkombëtare: “Banka më profesionale, më transparente, më e sigurte në rajon”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*