Vjedhja nga “Omega Farm”, KLSH kallëzon zyrtarët e Fondit të Rimbursimit

November 5, 2015 15:54

Vjedhja nga “Omega Farm”, KLSH kallëzon zyrtarët e Fondit të Rimbursimit

Pas arrestimit të 13 personave në lidhje me vjedhjen nga fondi i rinbursimit të barnave, Kontrollit i Lartë i Shtetit bën një kallëzim ndaj këtij institucioni, duke e akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Nga të dhënat, bëhet me dije se KLSH-aj kanë konstatuar paligjshmëri në veprimet e inspektorëve të kontrollit të drejtorisë rajonale të Fondit të Sigurimeve të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. SIpas kallëzimit, inspektorët dhe zyrtarë e fondit të rimburësimit të ilaçeve kanë nënshktruar disa kontrata me kompanin farmaceutike Omega Farm të të arrestuarit Nadir Çausholli, për 24 lloje të medikamenteve.

Këto kontrata rezultojnë të firmosur nga dy persona dhe jo tre siç e ka ligji për nënshkrimin e kontratave për ilaçet e rimbursueshme. Procesverbalet janë të pa firmosur nga drejtoresha e drejtorisë së çmimeve pranë fondit si dhe kompania nuk ka dorëzuar kontratat apo autorizimet nga kompanitë e prodhimit të 18 nga 24 lloje medikamentesh për të cilat “Omega Farm” ka kontratë rimbursimi me fondin.

Gjithashtu, KLSH-ka konstatuar se me arrestimin e Hysni Roçit pronarit dhe administratorit të 7 farmacive fiktive, kompania e Çaushollit ka ndërprerë marrëdhëniet me fondin e ilaçeve të rimbursueshme, duke i prishur kontratat në mënyrë të njëanshme. Pavarësisht prishjes së kësaj kontrate, KLSH pretendon se inspektorët e drejtorisë rajonale të kryeqytetit duhet të verifikonin faturat që kompania farmaceutike ka dorëzuar për rimburësim.

Nga ana tjetër, edhe prokuroria ka nisur hetim ndaj zyrtarëve të fondit, për shkak të pranimit dhe rimbursimit të faturave, që rezultojnë të falsifikuara. Pasi në asnjë rast nuk kanë kryer verifikimin më të thjeshtë, krahasimin e faturave të blerjes së medikamenteve nga kompania grosiste Omega Farm dhe shitja e tyre për të cilat është rimbursuar.

Abc News ka mësuar se krahas hetimit penal, prokuroria ka nisur edhe hetimi pasuror për kompanin e Nadir Çaushollit, për të parë seku kanë përfunduar milionat e eurove të përfituara nga rimburësimi i recetave të falsifikuara. Si dhe po verifikohet, nëse ilaçet që shiste dhe shpërndante në farmaci të ndryshme kompania e grosistit Çausholli i ka futur kontrabandë në Shqipëri. /Dita/

 

November 5, 2015 15:54
Komento

1 Koment

  1. lirmeta November 6, 11:28

    ate sokolin e taulant balles pronarin e farmacise colis a do ta arrestoni ? Ai ka pasur per detyre te kontrolloje farmacite por as edhe njehere nuk ka kontrolluar farmacite e tij megjithese ato benin rimbursime miliona leke ne muaj pikerisht me keto medikamente per te cilat akuzohet edhe omega farma.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*