Vjen Idrizi, por ikën Dule. Basha duhet të zgjedhë grekët ose çamët

September 14, 2018 15:06

Vjen Idrizi, por ikën Dule. Basha duhet të zgjedhë grekët ose çamët

 

Afrimi i PDIU-së së Shpëtim Idrizit me koalicionin opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha nuk është pëlqyer nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Burime nga kjo forcë politike bëjnë me dije për Top Channel se Dule, i cili përfaqëson edhe minoritetin grek, po mendon ndërprerjen e bashkëpunimit politik me Bashën dhe PD-në. Të njëjtat burime nga PBDNJ thanë se një gjë e tillë është diskutuar edhe në një mbledhje të kryesisë së kësaj force politike, ditën e enjte, menjëherë pasi Basha i hapi dyert çamëve të PDIU-së, që drejtohen nga Idrizi.

Gjithçka do të vendoset nga qasja që kryedemokrati Basha do të ketë ndaj Idrizit.

Një pritje e tij me krahë të hapura ka shumë gjasa që të largojë PBDNJ-në, njësoj siç ndodhi kur Rama, pasi erdhi në pushtet në vitin 2013 me Vangjel Dulen aleat, afroi në koalicion Shpëtim Idrizin. Atëherë, kjo lëvizje solli reagimin e Dules që doli nga koalicioni i majtë duke iu bashkuar më pas Lulzim Bashës.

Brenda kësaj jave, kryedemokrati Basha pritet të mbyllë dy takime me të dy rivalët politikë, si Dulen ashtu edhe Idrizin, rezultatet e të cilave pritet të përcaktojnë edhe qëndrimin e mëtejshëm të PBDNJ-së në koalicionin opozitar apo jo.

Në rast se minoritarët largohen, opozita do të humbasë një deputet, ndërsa afrimi i çamëve të Idrizit nuk i sjell asnjë favor në sallën e Parlamentit.

a.s/dita

September 14, 2018 15:06
Komento

9 Komente

  1. pitu September 14, 15:22

    nuk ka ku te veje me aty do ri me idrizin

    Reply to this comment
  2. M.t September 14, 16:20

    VJEN MUTI dhe IKEN SHURRA

    Reply to this comment
  3. Ostann September 14, 18:08

    Interesnn!

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic September 14, 20:12

    Idrizi nuk ka shtyll kurrizore.!

    Reply to this comment
  5. Mark .U.K September 14, 21:10

    Si me nda nje .ute pergjys,po Dule pak me .ute i mire.

    Reply to this comment
  6. Dashamiresi D. September 14, 23:02

    Hiqia lenes- veni prenes si njeri tjetri jane.gjyna ate njerez te thjeshte te atij komuniteti.Cam,qe e moren ne qafe.
    Dashamiresi D…

    Reply to this comment
  7. Dunavatasi i vjeter September 15, 10:24

    Vjen Idrizi ,iken Dule moj PD-ja Mut me lule…..

    Reply to this comment
  8. Dori September 15, 11:09

    Ne Shqiperi nuk ka as “Ceshtje Came”, as “Ceshtje Greke”, prandaj keta te dy le t’i gezojne milionat e kane vene duke mashtruar votuesit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*