Një vjeshtë ankthi për Saliun? Ja çfarë thotë avokati i Izetit

August 1, 2018 11:43

Një vjeshtë ankthi për Saliun? Ja çfarë thotë avokati i Izetit

 

(Vijon nga KËTU) 

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Zoti Nikolla, intervistën e djeshme e ndërpremë te konsiderata e Gjykatës së Strasburgut, e cila, sipas jush është në koherencë me ju për çështjen Hajdari. Mund të dimë ndonjë hollësi më shumë?

– Kini të drejtë në interesimin tuaj. Vrasja e Azem Hajdarit është një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre tri dekadave të fundit ndaj dhe ka tërhequr vëmendjen dhe është shqyrtuar me kujdes nga Gjykata e Strasburgut. Në këtë kontekst, nuk mendoj se përbën ndonjë sekret të them se:

Për çështjen Mulosmani kundër Shqipërisë, Strasburgu shprehet me vendimin e datës 8.10.2013:

Vrasja e anëtarit të Parlamentit:

Më 12 Shtator 1998, rreth orës 21.15, z. Azem HAJDARI, anëtar i parlamentit, dhe truproja e tij, Besim CENGU dhe Zenel NEZA, u qëlluan ndërkohë që po dilnin nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë. Zoti HAJDARI dhe B. CENGU, vdiqën në të njëjtën ditë në spital. Truproja e dytë Zenel NEZA, u plagos rëndë.

Zoti Hajdari ishte anëtar drejtues i PD-së, e cila ishte një nga dy partitë kryesore politike në Shqipëri dhe, në kohë material, në opozitë.

Menjëherë pas vrasjes, z. Sali Berisha, kryetar i atëhershëm i PD-së dhe një personalitet i mirënjohur publik, u prononcua direkt duke akuzuar ankuesin si autorin e krimit. Dukej se deklarata zyrtare për shtyp lëshuar nga PD-ja, në orën 23.00 në të njëjtën ditë deklaronte se ankuesi ishte identifikuar si vrasësi, Gjykatës nuk i është paraqitur asnjë kopje e deklaratës për shtyp.

Vrasja e z. Hajdari shkaktoi një rritje të shpejtë tensionesh dhe më 13 Shtator 1998, protestuesit sulmuan ndërtesën e Kryeministrit.

Dhunë e mëtejshme shpërtheu në Tiranë gjatë funeralit të të ndjerit.

– A është shprehur Strasburgu lidhur me mosparaqitjen e Sali Berishës në gjyqin e atëhershëm?

– Natyrisht që është shprehur dhe shumë qartë. Ja ç’thuhet në vendimin e asaj gjykate:

Përsa i përket mos paraqitjes së z. Berisha në gjyq, gjykata thekson se paragrafët 1 dhe 3 (d) të nenit 6 kërkojnë që të pandehurit t’i jepet mundësia të kundërshtojë dhe të pyes një dëshmitar kundër tij, qoftë kur ai jep deklarimet e tij, qoftë në një fazë të mëvonshme (shih, ndër të tjera, Sadak dhe të tjerët kundër Turqisë (nr.1), Nr. 29900/96, 29901/96, 29902/96 dhe 29903/96, datë 17 korrik 2001). Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se z. Berisha nuk ishte dëshmitar okular. Ai nuk bëri asnjë deklaratë gjatë hetimit dhe nuk dëshmoi në gjyq. Deklarata e tij e datës 12 shtator 1998 nuk u paraqit si provë në gjyq, e aq më pak nuk shërbeu si bazë nga gjykata e brendshme kundër ankuesit. Ankuesi nuk tregoi mënyrën se si dëshmia e z. Berisha mund të kishte qenë vendimtare për të vërtetuar pafajësinë e tij të akuzave… Në disa raste, gjykata e shkallës së parë mori masa, megjithëse pa sukses, për të thirrur z. Berisha. Në parashtrimet e tij pranë kësaj gjykate, ankuesi u bazua në nenet 162 dhe 364 të KPP-së si mënyra alternative që autoritetet duhet të kishin përdorur për të mundësuar atë të pyeste z. Berisha (shih paragrafin 116 më lartë).

– Dhe cili ishte konkluzioni?

– Në përfundim gjykata unanimisht deklaron 1. ankimet e ankuesit sipas nenit 6 pika 1 dhe 3 (a) deri(d) të pranueshme dhe pjesën e mbetur të ankimit të papranueshëm. 2. Vendos se ka pasur shkelje të nenit 6 pika 1 dhe 3 (a) deri (d) të konventës.

Çka cituam më lartë përkthehet si konstatim i shkeljeve procedurale nga gjykata e Strasburgut, ku  ndër të tjera bie theksi në trysninë politike në një proces penal dhe neglizhencën e ndërgjegjshme për të mos u paraqitur dëshmitar të “kalibrit” Berisha.

– Po për klientin tuaj Izet Haxhia, si është shprehur Strasburgu?

– Në vendimin e Strasburgut, që ka marrë në shqyrtim çështjen Izet Haxhia kundër Shqipërisë, ndër të tjera konstatojmë se: Mendimi i pakicës argumenton, se ka shkelje të nenit 6 pika 1 dhe 3 (a) deri në (d) të konventës. Unë nuk gjej asnjë gjë në vendimin madhor, që të tregojë, ose të paktën të sugjerojë, se u dhanë mjaftueshëm arsye nga Gjykata e Rrethit apo nga Gjykata e Apelit, për të mbështetur faktet e tyre për një plan të përbashkët, midis ankuesit dhe drejtuesit apo drejtuesve.( Gjykata e lartë nuk pranoi të shqyrtojë ankesën e lidhur me mungesën e arsyeve adekuate, duke qenë se nuk ishin në kompetencën e saj). Përkundrazi, kjo çështje kritike për një plan të përbashkët nuk i përkiste këtyre dy gjykatave. Vetëm kjo, mund të mjaftojë si element që dhunon nenin 6/1.

Por ka edhe më shumë. Çështja e ankuesit ishte e një profili të lartë kundër një skene trazirash politike. Mendimi praktik do të donte që gjykatat që merren me procedurat juridike, në të tilla rrethana, do të bënin mjaft kujdes, për të mos krijuar asnjë hije dyshimi për procedurat përkatëse. Përkundrazi, në rastin tonë konkret, apelimi i ankuesit në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit, më 29 tetor 2001( për pretendimin për mungesë paanshmërie nga ana e gjykatës së rrethit) nuk u shqyrtua kurrë nga kjo Gjykatë e Lartë, duke krijuar në dukje një gabim administrativ. Apelimi i ankuesit në Gjykatën Kushtetuese u deklarua i papranueshëm pa dhënë asnjë arsye. Kështu, mbetet ende dyshimi. Për të gjitha këto arsye, sipas këndvështrimit tim, ka pasur një shkelje të renda dhe të patolerueshme.

Në rastin Izet Haxhia kundër Shqipërisë, Gjykata e Strasburgut ka argumentuar drejt për pranueshmërinë e ankimit përsa i përket të drejtës së rigjykimit, e drejtë kjo e vendosur përfundimisht edhe me vendimin e Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë të datës 21.6.2018.

Pra e thënë shkurt të tre vendimet e Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut, përbëjnë një shkak ligjor më shumë për t’u rishqyrtuar në tërësi dosja Hajdari, si një e tërë, dhe në lidhje me pjesët përbërëse të saj, e rrjedhimisht duke vendosur drejtësinë reale nëpërmjet shoshitjes e rishoshitjes të provave dhe fakteve, nëpërmjet një analize e sinteze të çështjes gjatë shqyrtimit gjyqësor të saj. Mendojmë se vetëm në këtë mënyrë mund të shërohet plaga e qelbëzuar dhe e korruptuar që quhet padrejtësi.

– Ç’kuptim kanë për ju fjalët Veting, Sali Berisha dhe Izet Haxhia?

– Ky lloj trinomi ka lidhje, sigurisht. Saliu ngriti një sistem drejtësie të tillë që të ishte në harmoni me anarkinë e përgjithshme në vend. Vetingu është një instrument  historik i ideuar dhe imponuar nga faktorët ndërkombëtarë në koherencë me dëshirën dhe vullnetin e popullit shqiptar dhe nga halli e me detyrim i pranuar nga klasa politike e cila e ndjen se i ka ardhur radha. Parë në këtë kontekst i përfaqësuari prej meje Izet Haxhia, është i rreshtuar në krah të vetingut dhe të së drejtës, pra e thënë shkurt Izet Haxhia u ekstradua kur ky moment përkoi me “ciklonin” kundër llumit që ka mbytur drejtësinë shqiptare e cila në raste si çështja Izet Haxhia ka vepruar verbërisht në zbatim të vullnetit politik gjë që përbën vepër penale kur mbyll sytë përpara fakteve dhe provave vetëm e vetëm se duhen kënaqur ekuacionet politike. Aktualisht jemi duke parë se si bien një e nga një si gjethe vjeshte nga piramida e padrejtësisë ata që kanë dhënë me vendimet e tyre padrejtësi dhe kanë shkaktuar aq dhimbje e drama sociale në kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare.

– Çfarë risish priten me rihapjen e çështjes Hajdari?

– Unë e kam vënë re kureshtjen e publikut gjatë këtyre ditëve për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje. Por unë nuk mund të them më shumë se kaq tani për tani. Vetë rihapja e kësaj dosjeje të nxehtë dhe rigjykimi nga fillimi kësaj çështjeje është një risi që po ndodh dhe si e tillë duhet përshëndetur. E drejta vonon por nuk harron. Me këtë rigjykim unë pres të vihen pikat mbi “i” dhe të vërtetohen padrejtësitë e ndodhura. Në krye të kësaj interviste unë jam shprehur se Sali Berisha këtë radhë do të vijë si çeçua në gjykatë. Do të vijë vetë ai, “i paprekshmi” deri më tani. A nuk është kjo një risi? Dhe ky “i paprekshmi”dhe i “gjithëfuqishmi” do të përballet me Izetin në sallën e gjyqit pas njëzet vjetësh… Nuk them se do të jetë ballafaqim të përmalluarish. Jo. Akuzat që kanë bërë kundër njëri-tjetrit në mungesë do të dëgjohen sërish në sallë dhe ato nuk të japin mundësi që ata do t’i hidhen në krah njëri-tjetrit. Përkundrazi… Për Izetin flas me bindje se e ka pritur dhe e pret me qetësi këtë ballafaqim. Për Saliun mendoj se kjo do të jetë një “vjeshtë ankthi” me shumë të papritura, po të perifrazojmë një titull libri. Me këtë rast, dua t’u them zotërinjve gjyqtarë e prokurorë që do të merren me këtë proces se s’ka vend për t’u trembur nga pafajësia në një proces që e ka emrin dosja e shekullit, nëse jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se drejtësia nuk vendoset më tani e tutje sipas bilbilit që i fryn arbitrit politik.

– Avokat, ju më treguat disa fletë-thirrje të gjykatës në vitin 1999, pra afro 20 viteve më parë që nuk janë respektuar. A do përsëriten ato fletë-thirrje në gjyqin e ardhshëm?

– Natyrisht që do të thirren sërish. Unë fola në këtë intervistë se Sali Berisha nuk i ka respektuar asnjëherë këto fletë-thirrje të firmosura nga prokurori Haxhi Giu dhe nuk është paraqitur kurrë në gjykatë për të vërtetuar akuzat e tij. Por nuk është vetëm ai. Janë edhe persona të tjerë që janë thirrur dhe nuk janë paraqitur si Genc Pollo, Jemin Gjana, Jozefina Topalli, Shaban Memia, Vili Minarolli e të tjerë që kanë dijeni ose janë të implikuar me këtë çështje. Ndaj dhe ai gjyq ishte me shumë të meta, sikurse konstaton edhe Gjykata e Strasburgut. Prandaj dhe është kërkuar rigjykimi i çështjes nga fillimi. Këta dhe persona të tjerë do të thirren sërish për të dëshmuar… Tani për tani nuk mund të flas më shumë, pasi nuk mund të thuhet gjithçka në gazetë, pasi të gjitha do të zbulohen gjatë procesit.

– Vura re gjatë kësaj interviste optimizmin tuaj për një zgjidhje dhe vendim të drejtë të çështjes që ju mbroni. Pse e kini këtë siguri?

– Sepse në fund të fundit ka ardhur një moment historik ku njeriu plotëson e ka shpresë dhe përmes këtij besimi të prekshëm sot po lind drejtësia e re. Pra duke nisur nga precedenti Izet Haxhia mund të themi me plot bindje se ka filluar epoka e re për drejtësinë shqiptare.

– Po ndonjë merak apo shqetësim a u ka lindur deri më tani?

– Po. Përpos kësaj dhe lidhur me çështjen konkrete objekti i kësaj interviste të gjatë, do thosha se: Behari po ikën e vjeshta po vjen dhe ende nuk është caktuar relatori dhe trupi gjykues përkatës për të marrë në shqyrtim kërkesën apeluese të kërkuesit Izet HAXHIA, kur nuk ka asnjë arsye justifikuese të shtysh afatet kur ke përpara një çështje të nxehtë që ka 20 vjet që pret të dalë në dritë e vërteta. Zvarritja e mëtejshme është e pakuptimtë.

Fund – Intervistoi Xhevdet Shehu / DITA

 

 

August 1, 2018 11:43
Komento

8 Komente

  1. MH August 1, 12:17

    Pyetja: Cilët janë ata që do të thirren për të dëshmuar në gjyq dhe risitë e gjykimit.
    Ka kete pergjigje:
    Mbas kryelokomotives Berisha vijne te gjithe vagonat e radhes,prostituteve,krimit dhe korrupsionit dhe mbyllet me kryelokomotiven aktuale te fundit Bashicin shalengjiturin hollandez.

    Reply to this comment
  2. Pallavra August 1, 13:22

    Izeti ka ardh si cjapi tek kasapi.

    Asht pa me automatik ne dore tek diten e varrimit te hajdarit duke sulmuar qeverine nderkohe qe diten e vrasjes ishte me vrasesit.
    Dhe tani njehere akuzon berishen njehere klosin e njehere jaho mulosmanin se ja paskan fut.
    Keshtu o shoku izet si njeri perdorur nga te gjitha palet tani te hodhen si limon i shtrydhur ne koshin e mbeturinave dhe veshtire se del prej aty

    Reply to this comment
  3. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI KRIMINELIN August 1, 15:51

    Duket me sy te lire qe dhe gazeta Dita me keto tre intervista po pregatit opinionin se fitorja me e madhe ne kete gjyq do jete paraqitja e Berishes ( ndoshta si gjergj dimitrovi qe nga i akuzuar do kthehet akuzues).
    .
    Eshte tallje makbre sot te besh gjyq per izetin dhe saliun si u vra hajdari dhe te harrohet pushtimi i shtetit shqiptar nga tropojanet -mamurrzake dhe koqevaret e bukoshit…
    .
    Pse banda e tropojes duhet dale para gjyqit historise ?

    Le te shohim PERGJEGJSITE E BANDES TROPOJES

    Per dijeni tropoja nga nje krahine qe u zhvillua me shume ne kohen e enverit u be zona qe u dogj me shume ne kohen e tropojanit Sali…shikoni vetem moshen en varrezat e tropojes dhe nuk ka nevoje per koment
    Le te kujtojme profecine e Nolit
    Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane (BEHET FJALE PER KETO KRIMINELE JO PER POPULLIN FISNIK TE TROPOJES)

    Elez Biberaj.
    Ne kohen qe njerzit e tij qe u arratisen ne vitet 50 ne Jugosllavi ishte e modes qe per te mos kthyer mbrapa Rankovici duhej qe I arratisuri te vriste ndonje kufitar apo ndonje kuader ushtrie apo partied he ka dyshime qe ka ndodhur dicka e tille.Por ajo qe e ben kete antishqiptarin me te madhe ishte se u be promoter I dekomunistifikimit ten je kufome dhe kurre nuk foli per pajtim kombetar ose investime nga amerika.

    Sali Berisha
    Eshte e kote qe te flasesh per kete monster pasi Athina & Beogradi ate qe nuk e arriten per qindra vjet e arriten duke “kenduar” kunder komunizmit…Nuk ka litar,oqean dhe fuci bitumi te laje krimet e tij.

    Mehmet Elezi.
    Nqs se ka dy gjera qe urrej enver hoxhen eshte se zbuti keto kafshe si Mehmetelezi duek I prure ne tirane..dhe I coi korentin te shpia ne gop te somes deh sot nuk paguajne energjine e xhaxhit.thjeshte nje nga figurat qe emeton ndyresi

    Azem Hajdari
    eshte kryemostra e demokracise se kaloi nga sigurimi shtetit ne banden antishqiptare te elez biberajt dhe me vone ne mafjene droges dhe armatimit..nje felliqeisre qe ershi nga rruga dh u VRA SI QEN RRUGESH.

    Abedin Mulosmani.
    Ne historne e tij “atdhetare” dikush ka shkruar nje hara-kiri per te:””””Ne vitet 60’ kreu nje akt heroic duke prere kabllin e nderlidhjes qe kalonte ne Adriatik midis shqiperise dhe italise ne fund te detit…””” eshte cmenduri te mendosh qe nje person te kryeje kete akt terrorist pa patur mbeshtetje nje shtet te fuqishem..le te kuptohemi..nqs do kishin vrare psh enver hoxhen ose te pakten tentative per atentat do ta quaja hero

    Besnik mulla Mustafa
    Ky kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME

    MAL BERISHA.
    Per fat ky eshte nnje aliazh I TROPOJANO-LACJANIT…nuk ka lacjan qe nuk e di se ky ishte nje hafile sigurimi dhe bythlepiresi me I madh I PPSH te asaj kohe…se cfare ka bere duhen rroman ti tregosh..por Fakti qe eshte akoma ambasdor ne Londer qe edhe pse ka poshtruar zyrtarisht kryeministin (fallco) Edi Rama dias here tregon se tropojanet jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi sa te jene gjalle dy “doktorret” Saliu ne Shqiperi dhe Elez biberaj ne Amerike qe jane antishqiptaret me te medhenj ne historine e shqiperise..

    ERZEN BRECANI
    Nuk ka bere vaki ne globin tosor qe nje ushtarak I larte policie te shkruaje keto DELIRIUME
    Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bën thirrje për rrëzimin me dhunë të Edi Ramës, të cilin e quan edhe hitler
    Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë. Ne që dikur studentë të ‘91 shembëm diktaturën enveriste, do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët,” shkruan Breçani
    Ja vlen dhe nje here te themi se kush I beri varrin shqiperise dhe vete tropojes tyre
    Pse duhet arrestuar Sali krimineli MIKU PERSONAL EI ELEZBIBERIT??

    PSE NUK FOLI KURRE ELEZ BIBERAJ PER KETO KRIME HITLERIANE TE BERISHES
    – 4000 mije te vrare ne 1997
    – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
    – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
    – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
    – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
    – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
    – sabotimi I UCK
    – furnizimi me nafte te Milloshevicit
    – shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
    – fronezimi janullatosit
    – lejimi I varrezave te GREKEVE
    – genocide ndaj haklajve
    – zhdukja e remzi hoxhes

    Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egekutuar.
    Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??
    ja cfare thote gery kokalari personalisht per kete fare elezi

    VOA
    Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,
    si perfundim:

    Vetem nje organizim nga
    VETE TROPOJANET E NDERSHEM
    TE KORITUR NGA KETO QENA
    dhe populli MALSISE I TE FORMOJE
    nje SIX NAVY SEAL
    per egzekutimin shembullor
    te DJALLIT VIQIDOLIT..

    …eshte detyrim KOMBETAR

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K August 3, 08:40

    Rruajani edhe ju si te tjert o klysh te komunizmit.

    Reply to this comment
  5. MH August 3, 17:52

    Korigjoni daten 13 shtator 1998 me daten 14 shtato 1998.
    Me 12 shtator vritet heroi i psikopatise Hajdari.Sa pergaditen e sa normalizohet gjendja per nji ceremoni dinjitoze te njeriut te “shekullit” te cilin e lane ne mes te rruges per te realizue skenarin e rrembimit te pushtetit te deklarue nga Berisha nji muaj para d.m.th. ne gusht.
    Ne cdo gjyqe kemi dy subjekte te perleshuna,te konfrontuam.Njerit i takon liria dhe tjetrit ndeshkimi,hekurat,burgu.
    Mos te gaboj gjyqi duke i dhane te dyve lirin.Ne ket rast i bie qe gjykatesi te fute brenda per mos procedim rreal te gjykimit.Mbasi jemi ne mbeshtetjen mbi korrektesin,forcen dhe veprimin e Vettingut.

    Reply to this comment
  6. MH August 4, 13:41

    Nji kuriozitet shkollimi.
    Sali Berisha i apasionuem per tu shkollue.Ne cdo vit nder ma te sukseseshmit.Sot asht fakt ligjor qe do pareaqitet ne vjesht para provimit teper te veshtire meze dhe figur.Ky flet te tjeret shkruajne per te.Ne fund mbetet embelsira e notes,kalon apo ngelet brenda.

    Reply to this comment
  7. shembja e idhujve August 4, 16:17

    zoti MH

    Shume e ke ulur “pazarin” per gjykimin e Salomonstres
    .
    Ky antinjeri PERBINDESH duhej ose ti kishin ngrene kockat krimbat ose duhet te ishte harruar ne ndonje biruce burgu me denim te perjetshem..
    dhe eshte pabesi e botes perendimore qe akoma po e mbron hapur kete vrases qe e tha hapur ne 5 mars 2018 qe UNE VRAVA NE 21 JANAR 2011 dhe nuk e cahj trapin as per Trampin

    Pse shteti amerikan dhe bashkimi europjan duhet te lene hipokrizine e tyre ndaj Salibishes ?

    Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet. Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon ” si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën ne presidence.prokurori shik e gjetke per te zbatuar nje 2 prill apo 14 shtatot.

    AMORAL & TINZAR
    1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

    2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

    3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.

    4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.

    5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.

    6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.

    7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

    8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

    9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

    10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

    MASHTRUES

    1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

    2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.

    3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

    4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

    5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

    6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.

    7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.

    8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

    9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

    10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

    KRIMINEL

    1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

    2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.

    3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

    4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.

    5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

    6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve

    7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

    8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.

    9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

    10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

    SUPERHAJDUT

    1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.

    2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

    3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.

    4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.

    5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.

    6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.

    7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.

    8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.

    9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.

    10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.

    11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.

    12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.

    13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.

    14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.

    15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.

    16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!

    17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.

    18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

    19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.

    20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.

    21….nderpritet rromani I krimeve te makbethit viqidolit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*