Vjollca Hoxha humbet gjyqin për Top Channel

May 9, 2016 11:45

Vjollca Hoxha humbet gjyqin për Top Channel

Vjollca Hoxha humbet gjyqin në lidhje me aksionet e kompanisë Top Channel. Gjykata e Faktit, e cila ka marrë në shqyrtim cështjen në themel, i ka dhënë të drejtë aksionerëve të shumicës, thanë burime nga Gjykata per citynews.  Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e administratores të përkohshme në Top Channel, Vjollca Hoxha, sot me vendimin e dhene ne oren 10 e 30 minuta.

Albert Cino dhe Aurel Baci aktualisht zotërojnë 60% të aksioneve të kompanisë mediatike, Top Channel, ndërsa Vjollca Hoxha është pronare e vetëm 8% të aksioneve të kësaj kompanie mediatike. Gjykata e Faktit sapo ka dhënë vendimin kundër Vjollca Hoxhës duke ju dhënë të drejtë pronarëve legjitim mbi pronësinë e Top Channel.

Çështja ka filluar në muajin janar pas largimit të administratorit Enkelejd Joti. Pas largimit të këtij aksionerët e shumicës emëruan me konsensus Vjollca Hoxhën si administratore, e cila pasi mori firmat e shumicës i paditi duke kërkuar aksionet të cilët ata i kishin blerë nga themeluesi i kompanisë mediatike Top Channel, i ndjeri Artan Hoxha. Ditën e sotme, Gjykata e Faktit ju ka dhënë të drejtë aksionerëve të shumicës, duke hedhur poshtë pretendimet e Vjollca Hoxhës.

May 9, 2016 11:45
Komento

5 Komente

  1. 007 May 9, 12:22

    ne gjykate nuk gjene asnjehere drejtesi

    Reply to this comment
  2. dfg May 9, 13:17

    Kjo femer ka perdhosur emrin e madh te Dritan Hoxhes dhe ka cuar ne nivel mjeran TOP CHANNEL-n!
    Bravo gjykata!
    Shporreni kete femer nga TV!!!

    Reply to this comment
  3. ortes May 9, 13:24

    Nje injorante ka ne dore nje PASURI TE MADHE TEKNOLOGJIKE,ARTISTIKE,KULTURORE etj!
    Shporreni qe andej kete bibe!

    Reply to this comment
  4. beni May 9, 14:49

    Ne keto gjykata nuk gjen drejtesi. Mos u lodh . Shiko ishalla do behet reforma . Pas reformes ne drejtesi besoj se gjerat do te ndryshojne .

    Reply to this comment
  5. Nora May 9, 14:53

    Gjykata mund te kete marre nje vendim qe do te shpetoje top channel sepse aty e ka marre lumi cdo gje. Me kete rritem tragjikomik degradimi, ai tv do te mbyllej pas e shumta nje viti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*