Vjollca Meçaj largohet nga drejtimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit

April 13, 2016 16:31

Vjollca Meçaj largohet nga drejtimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Pas 43 vitesh punë në fushën profesionale të jurisprudencës, Vjollca Meçaj është tërhequr nga pozicioni i Drejtoreshës Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Meçaj thotë se ajo vet ka kërkuar të dorëhiqet si pasojë e një periudhe të gjatë pune.

“Të gjithë e dimë se jeta ka ligjet e saj objektive dhe ne duhet t’i respektojmë ato. Ajo na jep mundësitë dhe energjitë për të mësuar, punuar dhe vepruar, por këto energji dhe mundësi nuk janë të njejta për gjithë jetën. Nga ana tjetër, është normale që brezat paraardhës të lirojmë hapësirë me qëllim që brezi më i ri të sjellë vlera dhe energji të reja”, shkruan Vjollca Meçaj për kolegët, bashkëpunëtorët dhe miqtë.

Znj. Meçaj ka mbajtur postin e Drejtores Ekzekutive për më shumë se 6 vite, por edhe pas tërheqjes nga ky pozicion, ajo ka thënë se “nuk kam menduar për asnjë çast të ndërpres aktivizmin dhe veprimtarinë time”.

Gjatë drejtimit të Znj. Meçaj, KShH ka kontribuar për respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme me anë të monitorimeve që kanë bërë për situatën e burgjeve në Shqipëri, reformat zgjedhore dhe në çeshtjet e drejtësisë si edhe monitorimin e mbarëvajtjeve të zgjedhjeve elektorale.

Sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Shqiptar Helsinkit, në këtë pozicion do të vijë Erida Skëndaj, ndërsa Znj. Meçaj është zgjedhur presidente e Bordit të KShH nga Asambleja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

April 13, 2016 16:31
Komento

1 Koment

  1. 007 April 13, 17:17

    c’fare largimi…. Vjollca perseri aty eshte se qenka zgjedhur presidente e Bordit të KShH. Keta te KShH marrin rrogen kote asgje nuk bejne edhe ate qe e bejne eshte sa per sy e faqe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*