VKM/ Qeveria redukton 182 punonjës të ministrive, i kalojnë AKSHI-së

April 20, 2018 18:06

VKM/ Qeveria redukton 182 punonjës të ministrive, i kalojnë AKSHI-së

Qeveria ka vendosur të reduktojë stafet e thuajse të gjitha ministrive. Në mbledhje është vendosur që Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit t’i shtohen edhe 182 punonjës për vitin 2018, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që Ministrisë së Brendshme të reduktohet stafi me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146 zyrtarë.

7 veta i hiqet Ministrisë së Bujqësisë, po 7 veta Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa Ministrisë së Financave i reduktohet stafi me 92 persona. Katër persona i reduktohen në staf Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Ministrisë së Mbrojtjes i reduktohen dy veta, e po kaq i reduktohen edhe Ministrisë së Turizmit, ndërsa Ministrisë së Kulturës i Reduktohen 7 persona.

Një numër prej 27 personash i reduktohen Ministrisë së Shëndetësisë.

Në reduktime stafi janë përfshirë edhe disa agjenci si ajo e Prokurimit Publik, ku 4 veta do të hiqen nga puna, ndërsa dy do të hiqen tek Agjencia e Zhvillimit të Territorit, 1 person hiqet tek Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndërsa me 5 veta reduktohet stafi i punonjësve të ADISA-s.

Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për vitin 2018, reduktohet me 3 veta, ndërsa 4 veta hiqen nga puna në Inspektoratin Qendror.

Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, ndërsa numri i përgjithshëm i punonjësve organikë, buxhetorë, nuk ndryshon.

o.j/dita

April 20, 2018 18:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*