Vladimir Kosta shfaqet i qeshur në krah të Arben Ahmetaj
Nga Arkiva
Në foto vihet re deputeti i PS, Vladimir Kosta me ministrin e Financave Arben Ahmetaj të qeshur dhe të gatshëm për të votuar reformën në drejtësi.
Vlen të theksohet, se pak kohë më parë, deputeti Kosta bëri dhe një letër të hapur ku shprehte pakënaqësitë ndaj kryeministrit Rama, por dhe ndaj ministrit Ahmetaj, raporton Opinion.
Mirëpo, Vladimir Kosta sot shihet i buzëqeshur në krah të tij, duke lënë përshtypjen, se kritikat e bëra publike në adresë të ministrit Ahmetaj dhe kryeministrit Rama janë korrigjuar dhe nuk do përsëriten më.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento