Vlahutin: 11 gushti të jetë data e miratimit të ligjeve

July 27, 2016 20:19

Vlahutin: 11 gushti të jetë data e miratimit të ligjeve

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, tashmë sfida për klasën politike mbetet miratimi edhe i shtatë ligjeve që e bëjnë të zbatueshëm reformën në drejtësi.

Ambasadorja e BE-së thotë se janë të gjitha mundësitë që Kuvendi të mblidhet dhe të votojë në 11 gusht miratimin e ligjeve.

“BE do të monitorojë zbatimin e reformës. 11 gushti të jetë data e miratimit të ligjeve. Shpresojmë më shumë te puna e përbashkët. Të ketë një votim unanim edhe për ligjet. Duhet të ecim përpara sa më shpejt me zbatimin. Kuvendi të punojë gjatë verës për 7 ligjet, deputetët t’ua bëjnë dhuratë pushimet shqiptarëve. Do ketë edhe shumë personel asistues dhe do jenë 7-8 gjyqtarë te nivelit të lartë”, theksoi Vlahutin në emisionin “Tonight Ilva Tare”.

 

July 27, 2016 20:19
Komento

1 Koment

  1. lejlek July 28, 14:27

    Te lumte goja!
    Z Vlahutin eshte modeli i intelektuales te arsimuar ne nje nga universitetet me te njohura ne bote, gje e cila flet per kapcitetin e saj intelektual para politikanesh medioker te nje shteti me probleme te shumta te shkaktuara po nga ata per njeçerek shekulli,por po ju meson edhe se si duhet punuar per popullin tend .
    Te ndihesh borxhli ndaj taksapaguesit tend dhe jo padron dhe bukeshkale.
    Erdhen njezetvjeçare ne pushtet dhe ne vend qe te nginjen me para e me pushtet ndoshta edhe te pamerituar nuk duan integrim ne Evropen e pasur dhe te disiplinuar me pune e me DITURI.
    Nje gje duhet te mesoni ju politikane ndergjegja popullore eshte si “rrathet ne drurin e arres” qe regjistrojne çdo ndryshim te motit nder shekuj, ndaj mos u genjeni.
    Jeni nen vezhgimin e syrit e te mendjes se milionave jo vetem SHQIPTARE.
    Ju pershendesim z Vlahutin dhe jemi borxhlinj tere jeten tone per ndihmene sinqerte si nje intelektuale e hekurt,Suksese e paç shendet e luturi familjare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*