Vlahutin: Disa gjyqtarë janë ndër njerëzit më të pasur në vend

August 3, 2016 10:12

Vlahutin: Disa gjyqtarë janë ndër njerëzit më të pasur në vend

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, për radion gjermane, Deutschlandfunk, deklaroi se reforma në drejtësi do të hetojë lidhjet e gjyqtarëve me krimin e organizuar.

“Tingëllon e çuditshme, por në fillim të viteve 1990, të gjithë gjyqtarët ishin të kohës së komunizmit. Më pas nisi një kurs gjashtëmujor për të formuar gjyqtarët e rinj. E gjitha kjo bëri që korrupsioni të jetë një problem i madh i drejtësisë. Me reformën në drejtësi, gjyqtarët do kalojnë në të ardhmen në një proces hetimi, për të zbuluar lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe për të mësuar për të ardhurat e tyre. Nuk është sekret, që disa gjyqtarë këtu janë ndër njerëzit më të pasur në vend- edhe pse marrin 800 euro në muaj”, tha Vlahutin.

Vetë Vlahutin është vendosur në qendër të debatit në Shqipëri për shkak të një raportimi se ajo është hetuar për fshehje pasurie në vendin e saj, në Kroaci.

“Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, një instrument i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit,”thuhej në kronikën e transmetuar nga TV Klan.

“Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit hapi një procedurë kundër saj, pasi Vlahutin nuk përmbushi detyrimin ligjor për të deklaruar në kohë, me saktësi dhe në mënyrë të plotë pasurinë e saj,” shtoi televizioni.

Akuzat ndaj Vlahutin kanë tërhequr dhe vëmendjen e kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili në një konferencë për shtyp të hënën sugjeroi që kjo ishte një çështje që duhet të sqarohej nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, një kopje e dokumentit të cilit i referohet televizioni Klan e siguruar nga BIRN, tregon që procedimi në fjalë nuk shkonte përtej një kontrolli administrativ, në përfundim të së cilit ndaj Vlahutin nuk janë ndërmarrë sanksione.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë nëpërmjet një njoftimi për shtyp sqaroi se ambasadorja i kishte bërë të gjithë deklarimet e duhura sipas ligjit./MAPO

August 3, 2016 10:12
Komento

4 Komente

  1. shqipe August 3, 11:15

    Hani nga nje nje derr m…, te gjithe ju zhgarravitesit e shkërdhim-sypeshkeqenit, te mareshallit-qënit qe te ha tinës, te lulëzimit-Barba Fondo Schiena, te klanit, lapsit dhe trapsit.

    Lecca Culo do te mbeteni gjithe jeten. Ambasadorja Vlahutin fluturon shume lart, qe ta prekni ju zvarranike te ndyre.

    Vafshi e mos ardhëshi!

    Reply to this comment
  2. logjika August 3, 11:28

    A mund te pyes gazeten Dita se çfare eshte ky BIRN? Ka shume paqartesi se shenohen vetem me germa, pa se çfare perfaqesojne nuk i kuptoj, ndersa mendohet nga ata qe i shkruajne se gjithe bota di se ç’ka ne mendje dreqi.

    Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 3, 12:52

    Si te mos behesh i pasur si gjyqtar apo gjyqtare kur ke lende te pare Full-hajnin, kriminele, mafioze te droges, te pronave te grabitura dhe siperfaqe toke pa esap ne bregdet me vendime GJYKATE qe jane nen thundren e Salehit, Shkerdhenit & CO

    Reply to this comment
  4. koci August 3, 18:10

    Nuk duhet te kesh lidhje me krimin e organizuar mjaftojne gjygjet me pronat dhe per cdo gjygj 30mije euro dhe ja ku u bene milionat. Po nuk u zgjidh ceshtja e pronave nuk zgjidhet Shqiperija. Vlahitin e Lu e Bush e Klinton asgje nuk behet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*