Vlahutin: Kushti i BE janë reformat, jo kampet për refugjatët

June 25, 2018 14:23

Vlahutin: Kushti i BE janë reformat, jo kampet për refugjatët

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin foli sot në lidhje me çështjen e negociatave për Shqipërinë, por edhe për kampin e refugjatëve.

Vlahutin theksoi se Shqipëria është në një fazë ku mund të hapë negociatat pa kushte.

Unë nuk loboj për Shqipërinë, unë kam punuar për Shqipërinë në mënyrë që ne të kemi një situatë në Komisionin Europian. KE doli me një rekomandim të qartë se Shqipëria është në një fazë, në të cilën Shqipëria mund të hapë negociatat pa kushte. Por vendimi takon shteteve anëtare, të shohim se çfarë do të thonë ata.

Vendimi në fund të ditës do të merret nga 28 vendet, sepse vendimmarrja në BE është unanime. Me rëndësi për Shqipërinë janë reformat”, deklaroi ambasadorja.

Për sa i përket kampit të refugjatëve, Vlahutin përsëriti se Bashkimi Europian nuk ka asnjë kusht për ngritjen e kampeve.

“Kjo është hera e pestë që i jap përgjigje gjatë javës së fundit dhe i jam përgjigjur gjithmonë thjesht dhe qartë: Jo, nuk ka asnjë plan dhe asnjë përpjekje të tillë për të shkëmbyer me një kusht të tillë, nëse ka kushte janë për mirëqeverisjen. Pra gjithçka që lidhet me zbatimin e ligjit, shtetin e së drejtës por asgjë që ka të bëjë me emigracionin dhe kampet”, theksoi Vlahutin.

l.h/ dita

June 25, 2018 14:23
Komento

2 Komente

  1. MH June 25, 17:20

    Keshtu po.Po jo kampet per strehim refugjatesh.Nese do vendosesh kusht per kampet.Te pakten nji here Europa plake gabon randshem.Jo qe me Shqiperin ka aq shume gjynahe sa nuk i shlyhen kurren e kurres.

    Reply to this comment
  2. Janulles me sqepar kokes June 25, 18:17

    Po qe per reformat, prit gomar te mbije bar. Ne kujtuam te hynim ashtu…me mik…ama edhe kampe kishim hapur, pse jo. Vetem te hapeshin negociatat…se helbete zgjedhjet vendore jane afer, prandaj. Pastaj gjithe ate xhami te madhe qe ndertuam, pse te shkoje dem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim