Vlahutin: Merrni pjesë në zgjedhje të dielën, mos e shisni votën tuaj

June 18, 2015 13:15

Vlahutin: Merrni pjesë në zgjedhje të dielën, mos e shisni votën tuaj

Tre ditë para datës së zgjedhjeve vendore që pritet të zhvillohen në të gjithë territorin e vendit, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos bien pre e presioneve për shitjen e votës.

Ne e dimë që do të ketë presione për të blere një votë, për të dhënë një ryshfet, për të bërë gjëra të tilla, për këtë lloj transaksioni.

Por që ky do të ndihet duhet që nga ana tjetër të jetë dikush që dëshiron të marrë pjese në të. Ndaj kërkesa jonë për ju është: ju lutem, mos merrni pjesë në një transaksion të tillë.

Por kështu u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos qëndrojnë pasivë, por përkundrazi nëse shikoni një parregullsi apo diçka që nuk shkon, ju lutem raportojeni ose denoncojeni atë në të gjithë institucionet shtetërore”, tha Romana Vlahutin, ambasadorja e BE-së në Shqipëri.

Vlahutin mori pjesë në takimin e radhës të Dhomës Zgjedhore, e cila është duke monitoruar të gjithë ecurinë e procesit zgjedhor.

Anëtarët e kësaj Dhome kanë konstatuar elementë të shkeljes së ligjit gjatë fushatës elektorale, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime.

Në përfundim të procesit zgjedhor, Dhoma Zgjedhore do të dalë me një raport përfundimtar, ku do të vlerësohet i gjithë procesi për zgjedhjet vendore 2015.

June 18, 2015 13:15
Komento

5 Komente

  1. E harruat Berishen?! June 18, 13:40

    Po, mos e harruat?
    Edhe atij, i dukej vetja Fitues i Madh, i mbushte sheshet, sepse Kendonte Karrikja, Pushteti, Fuqia e dukjes false…
    Por, neser pasneser…do ta shikoni kryehajdutin kembesor, dhe do qeshni: ky te na kete kercenuar neve?!
    ky kerkoi ta kishte Voren, si pike basti, mes Viles ne Bllok dhe Gjirit te Lales?
    Europa Atlantike mban shenim:neser pasneser plasin videot!

    Reply to this comment
  2. shqiptari June 18, 14:02

    nuk shete voata ky popull fisnik po e shisni ju maskarenjete e fuqive te medha se ketu jeni per ta shkatruare sic e keni shkatruare dhe vazhdoni ta shkatroni kete vende e poshteruare kete populle se po te lexohete vota e popullite ata qe gjoja ju i mbani per opozite nuk do te ekzistonine me per ate qe i bene ketije vende sa ishine ne pushtete po ata planete tuaja zbatuane dhe kane mbrojrojtjene e armiqve te shqiperise qe e ka emrne FUQITE E MEDHA ATA QE KOMANDOJNE DHE NDAJEN BOTEN

    Reply to this comment
  3. shqiptari June 18, 14:03

    nuk shete voata ky popull fisnik po e shisni ju maskarenjete e fuqive te medha se ketu jeni per ta shkatruare sic e keni shkatruare dhe vazhdoni ta shkatroni kete vende e poshteruare kete populle se po te lexohete vota e popullite ata qe gjoja ju i mbani per opozite nuk do te ekzistonine me per ate qe i bene ketije vende sa ishine ne pushtete po ata planete tuaja zbatuane dhe kane mbrojrojtjene e armiqve te shqiperise qe e ka emrne FUQITE E MEDHA ATA QE KOMANDOJNE DHE NDAJEN BOTEN NUKE E DO ASNJE POPULLE ATE FORCE POLITIKE QE E SHAKTRONE DHE E VJEDHE VENDINE E TIJE

    Reply to this comment
  4. capajev June 18, 14:56

    Ore me duket mua apo Ambasadori Lu eshte bere me kacurrela. Fotongrafi ka bere pune te mire ne paraqitjen e anes tjeter te Lu-se. Ne tre foto qe i kam pare kti vetem kacurrelsja dominon.

    Reply to this comment
  5. votuesi June 18, 21:59

    Qysh diten e pare qe ka ardh ne shqiperi me ka shti friken me keto floke si dellenja,une do i thoja kesaj fycke ik pri floket se na del ne enderr dhe na tremb ,pa voten une di kujt tja jap,europa dhe amerika sjellin tek ne ufo ashtu sic jemi ne si popull

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*