Vlahutin: Grupe të caktuara shantazhuan dhe i sulmuan reformat

July 25, 2018 12:45

Vlahutin: Grupe të caktuara shantazhuan dhe i sulmuan reformat

Ambasadorja në largim e delegacionit të Bashkimit Europian ka thënë në një intervistë për DW se sistemi i ri i gjyqësorit në Shqipëri tashmë është një realitet kushtetues.

E pyetur se cila ka qenë sfida më e madhe gjatë detyrës në Shqipëri si ambasadore e BE-s, Romana Vlahutin u përgjigj:

“Sfida më e madhe ishte padyshim antagonizmi i brendshëm  politik dhe interesat personale të grupeve, që në mënyrë konstante u përpoqën të kërcënojnë, bëjnë shantazh, të ulin dhe sulmojnë përpjekjet për reformat, qoftë kjo reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, financat publike.”

Sa i takon faktorëve që mund të kërcënojnë ritmin e vazhdimit dhe thellimit të reformës në drejtësi, ajo u shpreh:

“Nuk pajtohem disi me nocionin e vonesave, sepse kur shikon objektivisht këtë reformë ajo është vërtet mahnitëse: kaq gjithëpërfshirëse, që kërkoi ndryshimin e 1/3 së Kushtetutës, miratimin e 40 ligjeve të reja, që realizoi një ridizenjim të plotë të sistemit, duke përfshirë vetting-un dhe ngritjen e institucioneve të reja, që nisi nga zeroja vetëm 3 vjet më parë.

Në vende të tjera edhe reforma më të vogla marrin më shumë kohë. Sot jemi dëshmitarë të progresit të rëndësishëm të vetting-ut dhe lista prioritare duhet të përfundojë aty nga fundi i shtatorit. Ajo do të krijojë mundësinë për ngritjen e institucioneve të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të fillojnë funksionimin e tyre.”

Vlahutin theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se kjo reformë është vendimtare për shoqërinë dhe se nuk është e mundur të ndryshosh në pak muaj atë që është shkatërruar për dekada të tëra.

s.a/dita

 

July 25, 2018 12:45
Komento

7 Komente

  1. xha Suloja July 25, 14:18

    Kush mban pergjegjesi qe per dekada te tera u shkaterrua sistemi i drejtesine?
    Pse nuk fillon vettingu me keta pergjegjesa direkt qe te gjithe i dine?
    Dhe nje pyetje: pse u jepet azil politik nga SHBA dhe vendet e BE-se këtyre kryshkaterruesave te Shqiperise?
    Neser kur keta do te kuptojnë se ju erdhi fundi, do kerkojne azil politik dhe ju do u a jepni. A nuk eshte nje veprim qe lejon shkaterrimin nga disa gjoja “ledere”.
    Keto kam per zonjën e BE-se dhe zotërine e ShBA-se.
    Xha Suloja

    Reply to this comment
  2. ETHEM July 25, 15:13

    KONKLUZIONI DREJT,POR NUK E THOT TROÇ:KUSH E SABOTOI NE 3 VJET DHE PO E SABOTON AKOMA.SHEMBULLI ESHTE I FRESKET,MOS VITIMI I LIGJIT PER MAGJISTRATUREN NGA PD+ LSI
    TIK LLALLA STREHOET NE GJERMSNI APO..PSE SHBA I NDALOI VIZEN DHE BE..JO..!
    JU U AKUZUAT NGA PD+LSI LER VILEN NE FARKE.NE R DIM SE AJO NUK ESHTE E JUAJA PERSONALE.POR JU NUK I THYENI HUNDET SB QE SHPIF PER 28 VJET PER SHBA,BE.
    NESE POLITIKANET KORRUPTUAR NUK DO DENOHEN NGA DREJTESIA QE PO KRIJOHET,ESHTE KOT TE MBURRENI.
    RESPEKTE NGA XHA TEMO.

    Reply to this comment
  3. xxx July 25, 16:35

    Vetem se drejtesia zonje kryesisht crregullohet nga sulme indirekte, nga sulme te mekanizmave rregullues te saj. Dhe jo sulme te drejtperdrejta qe dhe qorri i kupton. Sot boten e ke arene ku loja luhet me mekanizmat rregullatore, pa perjashtim ne cdo fushe, se c’eshte e drejta dhe e gabuara s’guxon ta preki kush. Shembull banal ke universitetet ku nuk studiohet per dije (qellimi primar) por te sigurosh titullin, diplomen, dhe mesataren.
    Ne drejtesi kjo perkthehet me ceshtjet drejtesia e te cilave (qellimi primar) devijohet ne debat procedurial duke luajtur me mekanizmat e sistemit, duke i mbivendosur qellimit primar te drejtesise morale, ate sekondar (rrugen sesi do arrihet qellimi).
    E qe eshte epidemia e semundjes se drejtesise perendimore tani per tani.

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K July 25, 17:40

    Habitem me ket ambasdoren e B.E qe po iken ma e re se kur erdhi?Duket se ka mbush canten me euro e po iken.

    Reply to this comment
  5. alfons July 25, 22:47

    z se nderuar Vlautin NE SHQIPOT DUHET TI HEQEM KAPELEN JO ME PAK DHE Z LU TE CILET NXOREN NE DRITEN E DJELLIT HAJDUTERINE O QORE PEDEISTE AKUZONI DHE ZOTIN PER BEMAT TUAJA LESH E LIA ME KEQ DHE KERKONI TI HIDHNI H I SYVE SHQIPTARVE SE JANE EVROPJANE TE KORUPTUAR DHE JU TE KULLUAR KUR PO DALIN GJYSMIT E GJYQTARVE HAJDUTE DHE JU O SHKERDHATA I DILNI NE MBROJTJE JU DOLI BOJA DHE TE DREJTE TE KINI NONJE GOMAR SI UK MARKU JU BESON ORA E NDESHKIMIT PO AFRON EVROPA DUHET TJU KETHEJE BYTHEN DHE JO TJU STREHOJE TE MOS KENI VRIME KU TE FUTENI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim