Vlahutin: Për herë të parë në historinë e saj Shqipëria ka shansin që koha mund të ecë më shpejt

July 23, 2016 12:46

Vlahutin: Për herë të parë në historinë e saj Shqipëria ka shansin që koha mund të ecë më shpejt

Pas miratimit të reformës në drejtësi në parlamentin shqiptar e rrugës së mundimshme deri aty, flet në intervistë për DW, Ambasadorja Romana Vlahutin, kryetare e delegacionit të BE në Shqipëri.

Ambasadore Vlahutin, çfarë do të mbetet e paharruar për ju pas një procesi prej rreth 18 muajsh për hartimin dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi që u miratua me një votë unanime së fundi në Parlament?

Ishte një proces shumë gjithëpërfshirës dhe, mund të them, një punë rraskapitëse për paketën kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila mbulon më shumë se 1/3 e Kushtetutës aktuale. Pra, mund të merrni me mend ç’ lloj ndërhyrjeje u ndërmor dhe që duhet të ndiqet tani nga rreth 42 ndërhyrje të reja në legjislacion. Kjo është një punë e madhe, shumë e madhe që u bë sepse ishte kaq shumë e domosdoshme. Ju e dini mbështetjen e madhe të qytetarëve të Shqipërisë për këtë reformë; natën e kaluar lexova që të dhënat nga sondazhet më të fundit treguan që 93% e njerëzve e donin reformën në drejtësi. Dhe për këdo që është një politikan që u shërben njerëzve, elektoratit të vet, kjo shifër është domethënëse, pa asnjë dyshim: nëse 93% e qytetarëve dëshirojnë diçka ajo duhet bërë. Për fat të keq kjo mbështetje nuk u përkthye kështu: na u desh të shpenzonim muaj të tërë duke negociuar për disa detaje, që në rrethana të tjera do të ishin të mirëqëna.

Dhe në këtë proces kam kuptuar që kjo mungesë e pabesueshme besimi e kombinuar me mungesën e kujtesës institucionale është një kombinim rezistent, i paepur. Sepse në demokraci nuk është vetëm besimi mes njerëzve por edhe besimi tek institucionet, që e bën më të lehtë besimin mes njerëzve. Këtu situata ishte e tillë që nuk kishim as njërën, as tjetrën; është shumë e ndërlikuar për t’i shpjeguar kujtdo që ajo që po përpiqemi të bëjmë është të krijojmë një bazë për diçka që do të negociohet më vonë, tek kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE; që këto janë pikërisht standartet e sistemit europian të drejtësisë: një drejtësi plotësisht të përgjegjshme, plotësisht të pavarur dhe vërtet në shërbim të qytetarëve; që ka të bëjë me institucionet dhe jo njerëzit- kjo ishte pjesa më e vështirë- sepse mendoj që mënyra sesi janë bërë gjërat këtu për një kohë shumë më të gjatë se disa dekada vazhdon të prodhojë perceptime të tilla, si psh., që nëse ke të bësh me një grua fjala e saj nuk ka peshë, ajo nuk mund të ketë pushtet. Kjo nuk është mënyra sesi funksionon demokracia, demokracia funksionon përmes institucioneve që i shërbejnë kujtdo në mënyrë të barabartë. Kemi përpara nesh detyra jashtëzakonisht të mëdha: duhet të ngrihen institucionet e reja dhe ekuilibri i pushteteve duhet rioganizuar, pushteti u kthehet njerëzve. Paketa e ndryshimeve kushtetuese të reformës sjell të tilla ndryshime që do të bëjnë të mundur ndarjen e përkryer të tre pushteteve: ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

 Si e shpjegoni ju që pati politikanë drejtues që e shpërfillën shifrën kuptimplote prej 93% të qytetarëve që mbështesin reformën në drejtësi dhe e zvarritën miratimin e saj in extremis, përtej çdo limiti që mund të përligjej? A nuk ishin të vetëdijshëm për domethënien e kësaj shifre?

Secili thoshte që ishte ..por kur vinte puna për të menduar për qëllime afatgjata strategjike … atëhere u vërtetua që nuk ishte i ndërgjegjësuar. Pra, kjo është ajo që po thoja…ka një përvojë në Shqipëri që njerëzit e tu duhet të jenë në një vend të caktuar dhe ti mund ta kontrollosh atë vend. Por nuk është kjo mënyra sesi funksionon demokracia. Gjyqësori dhe cilido pushtet në qeverisje nuk mund të jetë rob i një grupi që në thelb ruan dhe mbron vetëm interesat e veta. Kjo nuk ka lidhje me integrimin europian, me vlerat dhe standartet europiane. Mendoj që njerëzit në Shqipëri do ta kuptojnë këtë shumë mirë. Për mua, personalisht, të kuptuarit e kësaj përbën një motivim kryesor. Ju e dini, që marrëveshjet sapo një vend bëhet anëtar i BE nuk arrihen mes qeverive por mes qytetarëve. Ky është për mua fokusi kryesor i gjithshkaje që po përpiqemi të bëjmë: të ndihmojmë për të ngritur një sistem që t’u shërbejë qytetarëve të këtij vendi.

Motivim i madh..

Po, i tillë është.

Çfarë duhet të bëjnë tani politikanët që BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë..ndoshta aty nga fundi i këtij viti? Apo më parë BE do të shohë nëse ka filluar si duhet zbatimi i reformës së sapomiratuar?

Sigurisht. Ne duhet të shohim shenjat e fillimit të zbatimit të reformës, kjo është e qartë, madje ka qënë e qartë që në fillim. Prandaj nxisim këdo që të nxitojë në zbatimin e reformës pasi Shqipërisë i duhet kohë për të ngritur institucionet e reja, kohë për të përkthyer vullnetin politik, që u tregua me votimin unanim të reformës, në kapacitete të vërteta institucionale. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Duhet të them që ai lloj partneriteti që BE pati me SHBA këtu në Shqipëri, por dhe në kryeqytetet tona ishte fantastik. Ne kemi një qëllim të përbashkët- standartet europiane në Shqipëri dhe një jetë dhe mirëqënie më të mirë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët janë të interesuar për BE dhe SHBA. Ju e dini që ka pesë prioritete kryesore për hapjen e negociatave dhe reforma e drejtësisë është njëra prej tyre. Por në fakt, kjo reformë mbulon në një mënyrë ose tjetrën të pesta prioritetet pasi elemente të saj janë absolutisht të rëndësishme për lufën kundër krimit të organizuar, korrupsionit. Do të thoja edhe për funksionimin e duhur të administratës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut. Për të gjitha këto duhet zbatim i ligjit, që nga elementi i parë deri tek i fundit. Këtu ne tani do të monitorojmë me shumë kujdes, por edhe do të ndihmojmë shumë për të ngritur fillimisht institucionet e reja të sistemit të drejtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Sistemi i Vetting-ut që është diçka krejt e re në kuadër të procesit të zgjerimit, por njëkohësisht shumë i nevojshëm për Shqipërine, pasi është një çështje kredibiliteti për gjithë sistemin. Kemi shumë punë, duhet të punojmë fort. Diçka shumë pozitive për ecurinë e reformës ne drejtesi, është se ajo mbulon kapitujt 23 dhe 24 të hapjes se negociatave. Pra, Shqipëria ka një shans. Mund të them për herë të parë në historinë e saj që për Shqipërinë koha mund të ecë më shpejt pasi ka humbur shumë kohë. Tani ka shansin të përshpejtojë gjithçka. Kjo është një mundësi e madhe. Shpresoj që jo vetëm njerëzit që kuptojnë këtë mundësi, por edhe të gjithë ata që supozohet të jenë në vijën e parë të zbatimi të reformës në drejtësi duhet të bëjnë gjithë sa është e nevojshme për vendin.

A ka marrë mësime BE për të kontribuar në instalimin e kulturës së dialogut dhe kompromisit në Shqipëri, vlerë kjo e kulturës politike të BE? Qytetarët janë shumë të zhgënjyer, madje të zemëruar nga mosbesimi i thellë mes palëve, madje i lidershipit të PD ndaj faktorit ndërkombëtar i shfaqur lakuriq në prag të miratimit të reformës?

Kjo është një nga gjërat më të vështira që Shqipëria duhet të ndreqë. Ashtu si thashë më parë, besimi i parë, që vërtet është shumë i rëndësishëm në një demokraci, është ai tek institucionet. Sapo Shqipëria të ketë institucione të qëndrueshme mendoj se kjo do të stabilizojë të gjitha marrëdhëniet e tjera. Kjo është detyra jonë kryesore: të ndihmojmë për të ngritur institucione, tek të cilat të besojnë qytetarët. Pastaj Shqipëria nuk ka nevojë të gjejë rrugë të tjera për të zgjidhur problemet e saj. Diçka tjetër është që kjo reformë ka qenë treguese e partneritetit mes gjithë elementeve të komunitetit ndërkombëtar që ishin pjesë e saj, në radhë të parë i të gjitha vendeve anëtare të BE si edhe SHBA por edhe i të gjitha palëve të institucioneve të BE, i grupeve të ndryshme politike të Parlamentit Europian që treguan unitet dhe kjo është mënyra se si realizohen reformat e vërteta, reformat e mëdha. Pra jo interesa kombëtare, jo interesa të veçanta, jo interesa grupi, jo interesa partie, jo interesa individuale. Shpresoj që kjo përpjekje do të sjellë gjithashtu një vetëdije komplementare për të kuptuar sesa e rëndësishme është që reforma kyçe me interes kombëtar të bëhen në partneritet bipartizan të forcave politike. Në Shqipëri po vjen një brez i ri. Ka njerëz të rinj, shumë të mençur dhe të talentuar që mendoj se dalëngadalë do të vijnë në pushtet. Por është shumë e rëndësishme që ata ta bëjnë këtë në një mjedis stabiliteti institucional, sepse kjo është rruga që ata të përdorin potencialin e tyre. Kjo është edhe një çështje e politikave të zgjerimit dhe ne do të ndihmojmë pa hezitim, pa u lodhur dhe pa vonesë.

Çfarë do të thotë për ju, që kryesoni në Shqipëri delegacionin e BE pikërisht tani, në këtë segment të rrugëtimit të saj drejt BE?

Jam duke përfaqësuar në Shqipëri interesat e BE. Detyra e parë e punës sime është të mbroj dhe promovoj interesat e BE. Dhe interesat e BE janë një Shqipëri e fortë, e qëndrueshme dhe prospere. Ky është parimi udhëheqës në punën time. Njëkohësisht mund të them që është një privilegj i madh që si kryetare e delegacionit të BE dhe me përvojën time modeste të ndihmoj në ndryshimin e Shqipërisë. Nuk ndodh shpesh të kesh një shans të tillë shumë herë në jetë. Vij nga një vend që kaloi përmes ndryshimesh të mëdha dhe mund të them se personalisht mund t’i kuptoj sfidat dhe mundësitë. E dua punën time.

July 23, 2016 12:46
Komento

10 Komente

  1. veterani July 23, 13:18

    Respekte dhe vetem respekte per JU.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati July 23, 18:14

      Ik ore me gjithe kete Vllahutin . Kjo u tregua shum njeri i ulet

      Kjo kerkonte te na bente budallenj fare , duke dash te fuste ate klauzolen e ” elemininit te kandidateve mbi bazen e dyshimit ” edhe kur nuk ke fakte fare

      Dmth , kjo kertkonte te vepronte si ne komunizem , kur denoheshe vetem pse kishte dyshime diktatori

      Kjo po kerkonte te fuste nje nen ku njerezit te penalizoheshin vetem mbi baze dyshimi
      Pra kjo po na ngjallte avazin
      ” …. me politike ne biografi ” lol

      Une cuditem si mund te jete perfaqsuese e EU nje njeri si kjo me mendesi komuniste ??

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati July 24, 20:54

      We Love Croatia
      , but we feel disgust for Vllahutin

      She was trying to implement a draft where one shoulld be disquilified from the race to be elected as a judge , using as a “modus operendi ” the ” benefits of the doubt” lol

      With this kind of mindset she reminded us the methods our dictator used agsinst his sa called ” class enemies “

      Reply to this comment
  2. Agroni July 23, 13:22

    Zonja Vllahutin,
    Ashtu si me shume se 93% e shqiptareve, edhe une perulem me respekt para perpjekjeve dhe rezultatit qe arritet bashke me Zotin Lu ne kete “stanin e eger” te politikes shqiptare. Nuk ka dyshim se Ju do te mbeteni ne anen e mire te Historise se Re te Shqiperise. Shpreh keqardhjen per militantet politike (sipas meje idiote te porositur) qe ju kane atakuar absolutisht pa te drejte.
    Paci shendet te mire dhe gezime ne familje!
    Agroni

    Reply to this comment
  3. flladi ilirise July 23, 13:32

    Erdhi ne keto ditete nxehta korriku, si nje referenderum popullor,pro reformes…edonim , e prisnim e sollet Ju
    mirenjohje ambasadoreve Vllautin dhe Lu,per kete miresi per nje popull qe i mungonte drejtesia 76 vjet, qe nga komunizmi e deri te demokrazia

    Reply to this comment
  4. demo July 23, 14:32

    Boll me!Zonja Vllahutin,Z.Lu,,,Na biresoni!

    Reply to this comment
  5. fteri July 23, 15:10

    ****SHpërehim respektin më të madhe e të sinqertë për Zonjën e hekurt të BE-së ,dhe Burrin e vendosur të SHBA-së Ambasadorin e nderuar z.LU. Për kontributin dhe ndihmën madhore që keni dhënë për ralizimin me çdo kushtë të reformës së drejtësisë në shqipëri.
    PROKURORIA DHE GJYKATAT 25 vjet i kanë vrarë shqiptarët ,nuk i kan shërbyer popullit kurrë por vetëm gjepit të tyre. Kjo PROKURORI dhe GJykatë ka vepruar si në makineri vrasëse të provave dhe fakteve të krimit në vendëngjarje .
    Rasti më bindës kriminal për këtë që po them është fshehja ,tjetërsimi mos marrja e provave të krimit 21 janarit 2011 fshehja e provave të vrasjes të armve të gardës republikës që vranë katër protestuesit,ndrrimi i tytave të pistoletës së A.Prendit kom/garde ,të fshirjes së kamrave vëzhguese të kryeministrisë,bllokimi i serveerve ,vrasje me çadra e stilolaps pistoletë etj .
    Ky ishte vetëm një rastë abuzimi , por në krimet që kanë ndodhur 25 vjet në shqipëri falsifikimet e vrasjeve të viktimave janë praktika e zakonshme . Si tjetërsimi i provave NË VENDË NGJARJE .mos ndëshkueshmëria e aurorve të krimeve ka qënë DRAMATIKE
    Besojmë se reforma në drejtësi do të siellë ditë më të mira për shqiptarët.Faleminderit SHBA.FALEMINERIT BE.
    Faleminderit EDI RAMA që fute në agjendë të PS-së reformimin e drejtësisë pasë 25 vjet vrasje, vuajtje e masakrim të popullit shqiptar NGA PADREJTËSIA.
    Kjo është REFORMA më e RËNDËSISHME QË u votua në parlament.pasë shumë reformave të suksesëshme të ralizuara në tre vjet pushtet të E.Ramës si kryeministër i vendit.
    Ralizimi i madhor i reformës teritorjae. RALIZIMI i reformës në policinë e shtetit, i reformës në arsim dhe shkatrrimin e piramidës së universiteteve false që lëshonin diploma si kërpurdhat . Reforma e Legalizimit masiv NJË DOMOSDOSHMËRI dhe punë e vështirë që po vazhdon me shumë suksesë. Pasë shkatrrimit të ndërtimeve katraurë TË PA LIGJËSHME të nxitura në gjithë vendin nga banda e S.Berishës dhe L.Bashës kryetar bashkie si në Tiranë dhe në bregdetë dhe në gjithë shqipërinë Katraurë e vërtetë..
    Reforma
    Pasë rrënimit pyeve dhe lumejve ,dhe minjerave ,pasë shkatrrimit të drogës së Lazaratit bastjni i kriminelit S.Berisha ,.Pasë luftës kundër drogës dhëmbë për dhëmbë me kultivuesit masivë në gjithë teritorin shqiptar lufta vazhdon …!!,lufta e policisë shtetit për vendosje të ligjit është heroike në kushtet e një opozite hajdute llafazane ,kriminale që i kundravihet policisë në çdo aksion së bashku me grupin kriminal të kupolës vjetër të çiftelisë së F.Ndokës, ,B.Nishanit ,Strazimir pordhës e kopukëve të tjerë ,që policinë e shtetit e kthyen në shërbim privat pesonal kriminale të tyre e të mafiozit Berisha.dhe familjes kriminale që i nxiu jetë shqiptarve .duke ju kundravënë edhe mikut tonë strategjik SHBA-së dhe BE-së.
    Prandaj mesazhi imë është që projekti i miratuar i raformës në drejtësi ka rëndësi të jashtëzakonshme kur do të ralizohet në praktikë do të jetë një shpëtim i vuajtjeve të popullit thjeshtë pasë 25 vjet diskreminim,vrasje ,shkatrrim.!!

    Reply to this comment
  6. Shqip July 24, 02:33

    Mirenjohje dhe perulje me shume respekt per ju zonja Vlahutini, si edhe per ambasadori Lu.
    Per perkushtimin dhe dedikimin tuaj sa profesional po aq edhe njerezor, per punen tuaj sa te lodheshme po aq edhe santazhuese nga qarqe keqdashese ne Shqiperi… Gjithesesi trofeu ju takone ju dhe zotit Lu, sebashku me kryeministrin tone Edi Rama, I cili eshte vertete nje BURRE SHTETI, dhe Jo nje MOLUSKE DETI… I cili eshte vertete trashegimtare i Kastrioteve.
    Per me teper dua tu them se shpresoj dhe besoj qe Ju, zonja Vlahutini dhe Mister Lu, si dhe USA dhe BE te keni njohur nga afer shkaterimtaret e Shqiperise,ata qe Ju per 25 vjete I keni mbeshtetur dhe mbajtur ne pushtet ne kundervenje te plote te atyre 93% shqiptareve te ndershem qe parreshtur kanenkerkuar ndihme nga ju.
    Ndoshta Oret po ponojne per Sovranin….
    RESPEKTE

    Reply to this comment
  7. dash July 24, 09:30

    FALEMINDERIT grua e Madhe

    Reply to this comment
  8. lejlek July 24, 16:19

    Me plot gojen mund ta shpreh se, z Vlahutin dhe Lu u kethyen ne energjine atomike te shpitrave shqiptare per drejtesi keto dite te nxehta te ketij korriku.
    Ish shume por kur them shume …shume i vogel mllefi popullor ne krahasim me revoltimin ndaj armeve kimike.
    Ju urojme dhe ju nderojme si Heronj!Populli yne perjetesisht do te jete mirenjohes per vullnetin dhe kembenguljen tuaj ndaj kauzes se tij me te shtrenjte ne kete bote.
    Urime, dhe paçi lavdi e shendet ne jeten tuaj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*