Vlahutin: Plan veprimi për luftën kundër korrupsionit

November 13, 2014 15:04

Vlahutin: Plan veprimi për luftën kundër korrupsionit

Pasi ka vlerësuar përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit, Roma Vlahutin numri një i delegacionit të BE-së në Tiranë i ka kërkuar Qeverisë Rama, intensifikimin e kësaj lufte duke theksuar se nevojitet një plan veprimi, si dhe të merren seriozisht rekomandimet e ndërkombëtarëve.

“Duhet të vendoset plani i veprimit, rekomandimet duhet të merren seriozisht. Dua të theksoj që dobia e vullnetit tonë patjetër që duhet vlerësuar nga ana e Qeverisë dhe ajo duhet të bëjë të njëjtën gjë duke bashkëpunuar me ne, pasi duhet një angazhim në nivelet më të larta. Po ashtu edhe media dhe shoqëria civile duhet të bashkëpunojë, pra duhet të jemi një palë që të luftojmë korrupsionin. Megjithatë unë dua t’ju përgëzoj për atë që keni bërë deri më tani për luftën ndaj korrupsionit. BE do të vazhdojë të ju mbështesë në këtë drejtim”, tha Vlahutin.

Këto komente zonja Vlahutin i bëri gjatë konferencës Korrupsioni dhe Mirëqeverisja.

November 13, 2014 15:04
Komento

1 Koment

  1. Pëllumb zaimi November 13, 20:54

    Pse paska nisur lufta kunder korrupsionit që thotë kjo kokërrodhja? Unë kujtoja se nuk ka nisur!? E dini pse,- sepse të tërë “peshqit e mëdhenj” gëzojnë shëndet të plotë dhe janë si kokrra e mollës!? Mesa duket korrupsioni, ky peshk i madh nuk paska të bëjë me cironkat apo gurneckat si i themi andej nga anët tona? Po bindem se edhe “banorët” buzë lumit të Lanës qënkan cironka? Ca e ca thonë peshkaqenë por përderisa grepi i madh nuk i kap, cironka duhet të jenë!?? A ka korrupsion andej nga lagjia juaj o komentues sepse kjo jona hiç! Hiç bre hiç!? Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim