Vlahutin: Zgjedhjet në Shqipëri, mjaft të politizuara

September 18, 2015 21:12

Vlahutin: Zgjedhjet në Shqipëri, mjaft të politizuara

Ambasadorja, Romana Vlahutin, e cilësoi reformën në drejtësi një proçes serioz që ka ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Marrëveshja mes palëve është shumë e rëndësishme për reformën në drejtësi. Ky është një proçes serioz që ka mbështetjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar. Mendoj se është në rrugën e duhur. Është kryer një punë e mirë përgatitore, e tashmë jemi në fazën e projektligjeve”, tha Vlahutin.

Për herë të parë, Ambasadorja e BE-së ka vlerësuar negativisht proçesin zgjedhor të 21 qershorit, duke e cilësuar atë mjaft të politizuar e për këtë, sipas zyrtares së lartë të BE-së, përgjegjësia është e politikanëve.

Një ndër 23 rekomandimet që BE i ka përcjellë për zbatueshmëri qeverisë shqiptare, është edhe procesi zgjedhor i cili për qytetarët shqiptarë, duhet të jetë një ditë e zakonshme pushimi, ndërkohë që këto zgjedhje, duhet t’ua kthejmë vetë qytetarëve. Fatkeqësisht ky proçes është shumë i politizuar në Shqipëri, më shumë nga vetë politikanët, sesa nga qytetarët. Ndaj duhet të fillojmë të punojmë që tani në mënyrë që të jemi gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, theksoi Vlahutin.

 

September 18, 2015 21:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*