Vlera e pasurive që ka nën zotërim qeveria shqiptare sa borxhi i jashtëm

January 15, 2016 14:02

Vlera e pasurive që ka nën zotërim qeveria shqiptare sa borxhi i jashtëm

Vlera neto e aseteve të qëndrueshme në pronësi të qeverisë së Shqipërisë ka shënuar në vitin 2014 një vlerë prej 352 miliardë lekësh. Sipas ministrisë së Financave kjo e dhënë u përllogarit për llogari të Institutit Evropian të Statistikës (EUROSTAT) në përmbushje të detyrimeve të anëtarësimit ne BE dhe u përdor edhe nga INSTAT për kalkulimin e aseteve të qëndrueshme.

Duke supozuar një moment se Shqipëria do të humbiste aftësinë e saj për të shlyer borxhin e jashtëm (si rasti i Greqisë vitin e kaluar) vlera e asetëve në pronësi të saj është vetëm 75 % e detyrimit.

Në fund të nëntëmujorit 2015 stoku i borxhit të jashtëm të Shqipërisë arriti në 466,6 miliardë lekë, ndaj asetët e qeverisë së Shqipërisë jo vetëm që nuk e mbulojnë me kolateral këtë vlerë, por janë të paktën 25% poshtë tij.

Vlerën më të madhe e zënë asetet e trupëzuara me 431 miliardë lekë bruto, ku përfshihen pronat shtetërore të tilla, si tokë, pyje, kullota, ndërtime, rrugë, vepra publike, etj. Vlerën më të madhe në këto asete e zënë rrugët, veprat ujore dhe rrjetet përkatëse me 168 miliardë lekë. Të dytat për nga vlera në pronat e qeverisë vijnë ndërtimet (objekte në pronësi publike) që llogariten 128 miliardë lekë.

Tokat trojet dhe terrenit në pronësi publike vlerësohen 15 miliardë lekë, ndërsa pyjet, kullotat dhe plantacionet 1.7 miliardë lekë. instalimet teknike, makineri, pajisje, vegla pune janë vlerësuar me 53 miliardë lekë ndërsa rezervat shtetërore me 198 milionë lekë. Por ndërkohë në inventarin e pasurive të qeverisë janë edhe 358 milionë lekë asete të dëmtuara.

Ndërsa asetët patrupëzuara të tilla si studimet, projektimet dhe licencat kanë një vlerë shumë të vogël pak më shumë se 5 miliardë lekë. Në këtë zë vlera më madhe prej 4.1 miliardë lekës i takon studimeve dhe projektimeve, ndërsa vlera koncesioneve dhe patentave dhe licencave dhe vlera e studimeve dhe projektimeve llogaritet 1.1 miliardë lekë, shkruan Monitor.

Në vitin 2014 amortizimi i këtyre asetëve shënoi nj vlerë prej 84.6 miliardë lekësh. Ku vlera më e madhe i takon makinerive dhe pajisjeve me 15.6 miliardë lekë dhe amortizimi i ndërtesave me 22 miliardë lekë. Rrugët, urat, rrjetet dhe rezervuarët janë amortizuar me 9 miliardë lekë.

January 15, 2016 14:02
Komento

3 Komente

  1. Arben January 15, 20:00

    TE VLERESUARA NGA KUSH?????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    PORDHE ME RIGON.

    Reply to this comment
  2. shefi January 15, 20:13

    vazhdoni te merni borxh dhe ta lini kete vend me bythe zbuluar o te shitur tek djalli?

    Reply to this comment
  3. Arben January 15, 23:02

    DHE KUSH I VLERESOI???!!!!

    PORDHE ME RIGON.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim