Vlerat dhe antivlerat e letrave anonime

Ismet Isufi December 1, 2015 14:00

Vlerat dhe antivlerat e letrave anonime

Jo thjesht se përmendet emri, që kam patur fatin, por edhe peripecitë e veta, si ndihmës i dy ish ministrave të Mbrojtjes së kohën e quajtur diktaturë, 2 vjet me Kadri Hazbiun dhe 9 vjet me Prokop Murrën (6 vjet ndihmës, 3 vjet Shef i Sektorit të Përgjithshëm), por dua t’i dëshmoj opinionit publik, për aq sa është regjistruar në “skanerin” tim, në punën me letrat e popullit, përfshi këtu edhe letrat anonime, trajtuar në gazetën “Dita”.

Ndjej obligim të them të vërtetën, që unë e konsideroj të tillë, për atë kohë të jetuar, e të hequr në kurriz, si dhe të informohet edhe më mirë brezi i ri, që nuk e ka jetuar e të nxjerrë mesazhet e konkluzionet e veta, për të mësuar nga e kaluara për të ecur më mirë drejt së ardhmes.

Letrat e popullit

Puna me letrat e popullit, ishte një ndër detyrat e shumta të ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrit, si titullar i saj. Kjo buronte nga vija e Partisë-Shtet, që përshkonte dhe punën e organeve shtetërore. Ajo kishte të bënte pikërisht me interesat jetike të popullit, përfshi këtu edhe efektivat e ushtrisë, me rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve me të, për mirëfunksionimin e të gjitha organizmave. Theksoj që edhe pse nuk ishte drejtimi themelor, për nga vlerësimi e problemet e saj, shpesh herë kthehej në problem kryesor. Udhëheqësi Enver Hoxha, i trajtonte ato me përparësi të jashtëzakonshme, kishte dhënë porosi e kërkonte me rigorozitet, që edhe nga kuadrot kryesorë drejtues në organet e partisë e ato shtetërore t’u kushtonin të tillë vëmendje. Nuk ishte e rastit që, siç është folur e shkruar, ai e fillonte punën me letrat e popullit.

Kjo nuk është një gënjeshtër e stisje, qe metodë pune. Letrat përbënin një informacion të larmishëm e burimor të gjallë, i ndryshëm prej informacione të llustruara që vinin në rrugët zyrtare. Kjo i jepte atij (po dhe të tjerëve), që nga rreshtat e shkruara, nga njëra anë të ndjenin zërin e pulsin e njerërëzve, mendimet, shqetesimet e tyre, dhe nga ana tjetër, për të reflektuar në përmirësim të punës kudo. Edhe ish ministrat e sipërcituar kishin të njëjtin prekupacion. Nuk them se ata kopjonin udhëheqësin, por siç e binte rasti, herë në fillim, në mes a në fund, merrnin me dosjen e kërkesë-ankesave. Kryesore është të nënvizoj se të dy ish ministrat kishin të njëjtin prekuopacion maksimal, që diktonte vija kryesore. Stili dhe metoda e secilit ndyshonte, por gjithsesi, rezultati ishte gjithmonë në nivele të larta.

Më të sikletshme për ne që punonim me ta, por dhe vetë ministrat, kanë qënë letrat dërguar Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, për problemet në ushtri. Duheshin verifikuar me imtësi dhe t’u kthenim përgjigje, për gjendjen dhe masat e marra për zgjidhje. Këshilli i Ministrave kish nxjerrë Vendim të posaçëm për të gjitha organet shtetërore lidhur me trajtimin e ankesave e kërkesave të popullit. Ministria kish detyrimin që një herë në vit, të bënim analizën vjetore pune, të dërgonim informacion të plotë për sasinë e ankesave, tamatikën, problemet e shqetësimet, masat për zgjidhje, përmirësim, madje edhe për të shtruar kërkesa Kryeministrisë, siç ishte rritja e fondeve për banesa, për burasa për fëmijët e ushtarakëve në zona të vështira, apo dhe të tjera të kësaj natyre që kishin të bënin me jetesën e efektivave, apo dhe të oficerëve e familjeve të tyre në këto zona.

Ministria, mbi bazën e vendimit, kishte parashikuar në rregulloren e vet dhe të çdo drejtorie, një kapitull më vete punën me kërkesat e ankesat. Ndërkohë u ishte lëshuar urdhër-qarkor gjithë komandave, ku u jepeshin udhëzime të posaçme për këtë çështje, ku njësitë më të mëdha kishin detyrimin të diskutonin në analizë të veçantë çdo 6 mujor, si dhe të dërgonin informacion të hollësishëm me firmën e komandës (dhe asnjëherë nga njëri antar i komandës), për çdo letër që u dërgohej verifikim e zgjidhje të ankesave e kërkesave.

Me ish ministrin Kadri Hazbiu

|hardcopy|2008/01/08 18:56:52 Shefqet cakiqi ACER-59DE6FF88D

Sapo erdhi ministër Kadri Hazbiu, letrat me ankesa, sidomos me kërkesa u shtuan. Kjo rritje vinte nga besimi që ishte krijuar në masën e popullit, ku njerëzit që i ishin drejtuar ishin të kënaqur sa me zgjidhje, apo dhe me sqarimin e dhënë prej tij. Për drejuesit e Sektorit të Përgjithëm, Zija Beqiri, Zenel Frengu, Xhafer Raça, e po kështu edhe për mua, puna me letrat qe delikate, e vështirë, që në pak rreshta të jepje krejt përmbledhjen e mendim për veprim, nga që druanim se mos mbetej ndonjë gjë pa evidentuar e që mund të bëhej shkak për pasoja në trajtim, madje edhe për ne. Bashkë përmbledhjen shkonte edhe letra (më të rëndësishmet i daktilografonim), që po të donte t’a lexonte.

Ajo që binte në sy për mua dhe të gjithë ishte mobilizimi shpirtëror i jashtëzakohshëm i Kadri Hazbiut, në leximin me vëmendje të letrës. Ai kish aftësi që në pak rreshta, të nënkuptonte shumë e më shumë nga hallet, shqetësimet, problemet e letërshkruesve. Vinte shënime mbi to, ndërsa më të veçantat, thërriste Drejtorin e Kuadrit, apo Zvëndësministrat, u jepte porosi për verifikim e informim e deri sqarim në vend. Kur prekej nga ndonjë letër, më jepte porosi deri edhe me imtësi përpilimi të përgjigjes sa më të ngrohtë, të cilën e firmoste vetë. Ndërsa të tjerat, në emrin e tij, ktheheshin nga Sektori i Përgjithshëm, apo ndonjë herë duke autorizuar zëvëndësat, e në ndonjë rast mua.

Jo pak letra ishin anonime, që siç shkruhet ne gazetë, kishte shfryrje, e gërmime në biografi kolegësh etj. Më delikate qenë ato që përmendin emra të kuadrove kryesorë në njësi e reparte, për hatëre, shpërdorim detyre e prone, e në disa raste edhe morale. Edhe pse bënim përmbledhje, i lexonte të tërën dhe kishte aftësinë të çmonte si problemet që ngriheshin, ashtu qëllimin që kish personin (pa emër). Natyrisht, në letër dukej qartë synimi i letraxhiut. Po duke pasur një eksperiencë shumë të madhe, mbi formimin, interesat, mentalitetin, dhe psikologjinë e njerëzve që shkruanin, ai më shumë vlerësonte thelbin e problemeve që ngriheshin, në se ishin serioze, me pasoja jo vetëm për anonimin, por dhe të tjerët, apo ishin thjesht për egoizëm, shpifje, trillim. Delikate ishin ato me probleme morale.

Ishte tepër e vështirë për t’u verifikuar saktësisht. Shpesh thirrte kuadro kryesorë, si zv. ministra, drejtorin e Kuadrit, apo drejtorë të tjerë, u jepte letrën për ta trajtuar me kujdes në komandat poshtë. Ishin të shumta porositë apo shënimet e tij: “Të thirret kuadri, le ta lexojë letrën, si dhe t’i komunkohet këshillimi”. Ose i shkruante vetë kuadrit: “Të këshilloj: Hap sytë e reflekto! Ul kokën e puno, të kryesh detyrën. Nuk dua të dëgjoj më të tilla, ndryshe do mbajmë qëndrim, deri në çmobilizim nga ushtria”. E kushdo që lexonte a dëgjonte këtë porosi nga ministri, nuk kishte se si të mos reflektonte, sepse ai ish tashmë në presë të briskut, i vetëçmobilizuar, por pa firmosuar e vulosur.

Ja, pra, letra anonime, cilado qoftë arsyeja, e bëri punën e saj, shpëtonte kuadrot dhe familjet e tyre, nga vetë gabimet që bënin kuadrot në qëndrime e sjellje dhe jo nga anonimati, sepse çështja do trashej, dhe në mos sot, nesër informacioni do delte , e do ishte më keq. Pra vlerësohej problemi dhe qëndrimi e reflektimi ndaj tij, dhe jo ajo që quhet ‘spiunllëk”, ku në fakt sado që e urrejmë këtë fjalë, në këtë rast e po të tilla raste ka efekte pozitive, nuk ka fare lidhje me spiunllëkun, po me informimin, denoncimin e veprimeve që binin ndesh me normat e morali shoqëror, me ligjet, rregullat e rregulloret ushtarake. Ndryshonte puna në efektiva, ku dërgoheshin letra që më shumë shpifnin. Dhe për të reaguar, letra lexohej në kolektiv, ku qeshej me anonimin, dhe autori e kuptonte vet e nuk e përsëriste më. Nuk mund të lëmë mënjanë edhe raste që nga një problem i ngritur në letrën anonime, kur është verifikuar, kanë dalë 3 e më shumë probleme, madje është bërë shkak për analiza komande e ballafaqime.

Në një analizë të ushtrisë, njëri nga kuadrot e një njësie shumë të rëndësishme, po diskutonte bukur. Ministri e ndërpreu: “Pa lere atë diskutim paradë, se prisja tjetër gjë nga ju! Jemi në analizë pune këtu! Na thuaj, pse gjithë ato llafe aty tek ju, pse gjithë ato mangësi, për të cilat u thirrëm edhe në udhëheqjen e ministrisë! Pse nuk jeni në krye të detyrës, ku i keni mangësitë  e punës si komandë e parti që erdhi kjo gjëndje jo e mirë! Na i thuaj, që gabimet tuaja të mos i bëjnë komandat që kemi thirrë këtu, apo nëse kanë të tilla, të reflektojnë!” Kuadri u bë piper, bëri autokritikë dhe u ul!

Pra, është me vënd shprehja  ”Nga ferra e vogël, del lepuri i madh”. Edhe në këtë rast, letra antonime, si burim i saktë informacioni gjykohej me vlerë, për ndërhyrje e ndreqjen e gabimeve e të metave, që gjithsesi nuk mungonin në çdo sektor edhe në ushtri. Po kishte letra që dukeshin haptazi që kish ligësi, për hakmarrje, cmirë, karrierë etj. Më ka rënë rasti kur një person, oh, çfarë nuk shkruante në letrën anonime.

Ministri, nga që e njihte, se ishte nga një fshat i Vlorës, dhe këtë e kishte bërë edhe herë të tjera letra të tilla, sa lexoi emrin, mu drejtua: “Nuk dua ta dëgjoj, e kam këshilluar, por s’merr vesh. Shkruaji… dhe bjere ta firmos sot!”. I dërgoi përgjigje të rreptë, që të reflektonte në këshillat e dhëna për të hequr dorë e të mos i dërgonte kurrë më të tilla marrëzira.

 

Me ish ministrin Prokop Murra

Me  ish ministrin Prokop Murra, punova më shumë vite si ndihmës, e pastaj si shef Sektori i Përgjithshëm. Praktika e ndjekur është po ajo që ndiqej edhe më parë. E veçanta e tij qëndronte, se duke patur një eksperiencë të madhe pune në organet e pushtetit qëndror e lokal, ai nga çdo letër, si ekonomist, ishte në gjendje që nëpërmjet saj të parashikonte e të nxirrte konkluzione mbi gjendjen e punëve, sikur të kish qënë aty, sidomos ato që kishin të bënin me jetesën e efektivave, me shpërdorimet e pronës dhe abuzimet në përdorimin e vlerave monetare e materiale, mbi gjëndjen e jetesës së ushtarëve, të kuadrove e të familjeve të tyre, e të jepte porosi për verifikime. Kur shkonin kolegët për verifikim, ktheheshin e raportonin, por në shumë probleme delnin zbuluar.

Kur i pyste se si qëndronte X a Y problem, ata mbeteshin gojëkyçur. Në disa raste i dërgonte përsëri për t’i parë gjërat me themel, ashtu siç bën nikoqirja e mirë që shikon e pastron gjithë shtëpinë, e jo një a dy orendi. Ishte një organizator i zoti, që vinte në punë çdo ditë e çdo muaj tërë aparatin e ministrisë, të gjitha komandat, për t’u marrë me problemet jetësore të efektivave. Edhe në letrat anonime, ai nuk interesohej fare se kush e si e shkroi, por nëse kishte probleme, të ç’natyre ishin, etj. Jo vetëm që jepnim informacion çdo muaj, për ngjarjet e jashtëzakonshme, për letrat e ankesat në shkallë ministrie, por jepnim edhe çdo 3 mujor në shkallë ushtrie.

Kjo e bënte që puna me letrat të trajtohej me kujdes si në aparatin e ministrisë ashtu edhe në njësi e reparte. Mbi bazën e problemeve e analizave në aparatin e ministrisë, apo ankesave që dilnin nga letrat e dërguara për njësitë e reparte, janë të shumta letrat, udhëzimet apo qarkoret, ku tërhiqet vëmëndje për mjaft probleme të gadishmërisë, stërvitjes, të kushteve të jetesës së ushtarëve, të oficerëve dhe të familjeve të tyre.

Nuk ishte kurrë tifoz i ndjekjes së anonimatëve, sesa i kushtonte rëndësi vlerësimit të problemit. Jo pak letra, me apo më shumë pa emër, vërshuan pas arrestimit të K.Hazbiut, ku mjaft njerëz shqyen gojën e grumazin e nxorrën llo-lloj thartirash prej stomakut, ca për ligësi, e ca për ndonjë përfitim të rastit. Këto letra, sipas klasifikimit që bënim, dhe me miratim të tij, kur e shikonim të arsyeshme, ua dërgonim organeve përkatës për trajtim. Ishte tepër i vëmëndshëm që ministria të dërgonte në afat informacionet 6 mujore e një vjeçare, në KQ dhe në Kryeministri, lidhur me kërkesat e ankesat. Natyrshëm, sa shkrova lind pyetja: A shkonte çdo gjë si në vaj edhe me letrat dhe ankesat, a zgjidheshin që të gjitha drejt? Do të isha fare i pabesueshëm të mos pranoj, që si kudo edhe në këtë drejtim ka patur edhe të meta.

Ato lidheshin sa me punën e dobët, apo ndërhyrjen e komandave për të mbuluar gjërat, por edhe me dobësi të verifikuesve. Gjithsesi ato qenë të pakta, e përgjithshmja qe se letrat e ankesat janë trajtuar me prekupacion të lartë nga ish ministrat, aparati i ministrisë e komandat dhe së fundi e merrje një përgjigje, pavarësisht se moszgjidhja e disave, nga dhe pamundësitë objektive, doemos nuk i kënaqnin letërshkruesit.

ismeti

Ismet Isufi

Gjithë sa shkrova, nuk besoj se këto ishin një veprimtari jo normale në kohën e diktaturës, përkundrazi, meriton të shikohet me vëmendje për të marrë prej saj gjithçka ka qënë e mirë. Po si venë sot punët me letrat në shtetin demokratik, vallë a bëhet më mirë se në kohën e diktaturës? Nuk jap dot mënd. Shihni dhe shkruani.

Di se vetë kam bërë shumë kërkesa e ankesa në organet shtetërore e sidomos në (pa)sigurimet shoqërore, dhe të shikosh përgjigjen, jo vetëm që nuk ke zgjidhje, por vonesat venë 4-8 muaj dhe përgjigjet janë për të vënë ulërimën, jo vëtëm që nuk sqarojnë e bindin, por shpesh edhe në kundërshtim të hapur edhe me ato të shkreta ligje, urdhëra, rregullore e udhëzime në fuqi.

Dua të theksoj se sillte neveri qysh atëhere e jo më sot letra anonime si ajo që botohet “Të gjithë armiq deri tek Alfred Mosiu”, ku “mbrojtësi i flaktë i interesave të partisë dhe të shtetit” bën etiketime e jep urdhëra për verifikime për veprimtari armiqsore për gjithë ata kuadro, me të cilët kam punuar. I njoh nga afër dhe ruaj kujtime e konsiderta të larta, për aftësitë dhe përkushtimin e tyre në detyrë, për marrëdhëniet korekte e bashkëpunim e ndihmë reciproke se si e si të kryenim më mirë detyrat, duke filluar nga Veli Llaka, Maliq Sadushi, Mendu Backa, Llambi Gegprifti, Nazar Berberi, Alfred Mosiu, Nesip Ibrahimi, Kristaq Blushi, Adil Kambo (që me që ngjan, e quan Brezhnjev), kolegët e Sektorit të Përgjithsëm, që merreshin edhe me letrat Zija Beqiri, Zenel Frangu e Xhafer Raçka, ku ndërtë fundit do të veçoja për meritë Zenelin.

Janë po ashtu shumë kuadro të tjerë, në gjith’ato vite, që kanë shkëlqyer në punën e tyre nga të gjitha krahinat, Veri e Jugu, Lindje e Perëndim: nga Konispoli në Tropojë, Nga Korça në Durrës. Kam patur nderin e fatin të jem midis tyre, dhe në se e kreva me sukses atë detyrë të vështirë e shumë delikate, u jam mirënjohës edhe atyre, që më kanë qëndruar afër, më kanë ndihmuar me gjithë shpirt, jo vetëm si koleg, por si vëllai vallanë.

Janë të shumtë ish kolegët dëshmitarë që i njohin këta kuadro të përfolur keqas, të përbaltur e të cilësuar si “armiq”, dhe le të dalin haptazi nëse kanë kundërshtim me këtë mendim, që bëj publikisht. Duhesh të ishe naiv e i lig në shpirt në shkallë sipërore, që të mos kuptoje poshtërsinë e këtij anonimi, që vjell vrer e hedh baltë mbi këta ish kolegë, pikërisht në ato momente delikate të ndezjes së luftës në klasën e lartë të udhëheqjes së asaj kohe, e nxitur prej kohësh nga agjenturat e huaja, dhe që ia arritën me sukses më pas. Por, sipas meje, dënimi i tyre, nuk erdhi e nuk mund të vinte kurrsesi thjesht nga letra anonime qoftë edhe të këtij sharlatani. Kjo nuk do shumë mënd për t’u kuptuar.

Ne ishim të detyruar t’i përmblidhnim këto letra e të jepnim mendim, dhe realisht të tilla shpesh herë s’merreshin fare në konsideratë edhe nga ministrat, e ndaj është është shënuar në ndonjërën “të hidhet”, se nga që ishte anonim nuk kishe detyrim ligjor t’i ktheje përgjigje, dhe që nuk e vlente të mbahej, të lexohej dhe nga të tjerë e të bëhej tërkuzë, përhapja e erës kutërbuese të saj.

*          *          *

Marrja apo rimarrja me të kaluarën, me arkivat e saj, nuk duhet të jetë një kureshtje e sëmurë, sepse kjo lë një shije të hidhur dhe nuk shërben si bazë e domosdoshme paqes sociale, rritjes ekonomike e kulturore, përparimit të gjithanshëm. Edhe e kaluara ka të mirat e të këqijat e veta, dhe nuk mund të hidhen tej me një të rënë të lapsit.

Prej të mirave, po se po, por edhe prej të këqijave të nxjerrim mësime, diçka të dobishme, që na shërben për të ecur përpara e jo mbrapsht. Vuajtjet, vëshirësitë, pikëllimet, dhimbjet, plagët t’i shërbejnë njohjes, njerëzillëkut, humanizmit, qytetërimit, frymëzimit moral për ngritje e ringritje për ecje, që t’i kufizojmë e minimizojmë të këqijat në jetën tonë të përditshme.

 

Ismet Isufi December 1, 2015 14:00
Komento

15 Komente

  1. sopiqoti December 1, 16:26

    Vleresoj vertetesine me te cilen e paraqet zoti Ismet Isufi trajtimin e letrave me problematike te ndryshme qe u drejtoheshin organeve shteterore dhe drejtuesve te tyre.

    Reply to this comment
  2. gushti December 1, 16:50

    Gjithe kjo tirade lavderuese lidhur me “preokupacionin” qe kishte “udheheqja” per letrat, eshte vetem nje perligjie nostalgjike. Ti Ismet a kishe provuar te shkruaje ndonje leter per ndonje padrejtesi qe te behej dhe te ishte kthyer pergjigje ne menyren si e pershkruan ti? Jo. E para sepse ke qene i perkedhelur vete dhe, e dyta, sepse nuk te ka p… b… ne uje. Ndersa une mund te te konfirmoj se i pata shkruar nje leter K. Hazbiut dhe ai nuk mori mundimn te pergjigjej. U desh nderhyrja shoqerore e njerit nga zv/ministrat, me te cilin njihesha, qe ai te me priste vetem pas kater muajsh, por, gjithsesi pa ma zgjidhur problemin. Po keshtu me ka ndodhur edhe me H. Kapon etj. Prandaj leri dokrrat e mburrjet e “udheheqjes”.

    Reply to this comment
    • shpatar December 1, 18:07

      I nderuari Gushti .Nuk kini kuptuar azgje nga ato qe shkruan zoti Ismet .Nuk i kupton se ato kane ndodhur ne nje kohe qe ska lidhje me ate qe jetojme sot.
      Ismeti godet atje ku ne sot nuk kemi mundesine se ku duhet te qahemi per hallet tona e jo te ankohemi per cmendurite e qeverisjeve ne 24 vjete demokraci . Sjelljet e drejtuesve me popullin jane shenje demokracie qe sot ne demikraci jane kthyer ne hipokrizi .Nuk eshte sistemi ai qe ti jep vlerat nje drejtuesi por karakteri dhe perkushtimi per popullin .
      Ata qe permend Ismeti, si dhe shume te tjere,nuk kane nevoje per levdata e dekorata nga politika e sotcme .Nuk duan levdata as mburrje por tregon metoden e punes per tu qendruar halleve te popullit ne kembe .
      Ndoshta mik i dashur ti ske nevoje per to .Ka me mijra shqiptare qe ankohen dhe nuk zgjidhin asgje nga ato qe u takon .Do me thuash ka organe qe i ndjek ligjerishte .Ka por ato organe jane me te pashpirte se dhe vete drejtuesit e sotcem .Shume ceshtje gjyqesore zgjidhen me para ose nuk zgjidhen fare.
      Lexoje letren e Hamzajte drejruar Presidentin Nishani, botuar sot ne gazeten Dita, te kuptosh ndryshimin e sjelljes se titullarve me popullin .Si Hamzaj ka me mijra qe nuk perfitojne pronenn e tyre qe ua kane rrembyer hajdutet e sotcem te politikes .Kemi paguar taksa sa here kane dashur hajdutet gjoja per ti legalizuar e njohur dokumentet e pronesise dhe nuk po gezojme djersen dhe punene e gjysherve e baballarve .A mund te quhen normale apo te krahesohen me te paret keto sjellje te sotcme ! Kurre vec se nje poshterim institucjonal qe pak popuj i mbajne ne kuriz .Shqiptaret ,nuk di pse ,jane kthyer pa force e goje kycur nga kjo metode qeverisje e 24 vitev demokraci .Ndoshta tradhetia ,percarja dhe indiferentizmi i aleatve po e zhysin edhe me thelle ne skamje popullin qe cdo dite perpelitet te mbijetoje .
      Politikat e sotcme jane shume here me poshteruese se te Diktatures .Nuk jemi te cliruar sic pellasin politikamnet majtas e djathtas .Jemi edhe me te shtypur ne krahesim me gjithe kohrat e pas Pamvarsise .Kete shkrim ta kuptojne ata qe syte u jane zene me para dhe populli qorr qe i ka mbetur bastuni ne dore per te qendruar gjalle .

      Reply to this comment
    • boro labi December 1, 19:14

      Gushti: Nuk e di a do ta lexosh pergjithen.Jam drejtpersedrejti Ismeti, jo me pseudonym, dhe nuk duhet t’u fshihem kritikave, mendimeve te ndryshme, apo dhe pakenaqesive, sikunder keji Ju, por gjithsesi arsyetoj se duhet te sundoje logjika. Lexova komentin tend. Nuk me mbetet hatri fare, gjithsesi normale nuk me duket, Ti shikoje e gjykoje jo me nerva , inat, por me gjakftohtesi, sikur te ishe Ti ne vendin tim. Thuhet ne kodin e pashkruar e tegjithepranuar: O njeriu me mend provoje netrupin ted, si te dhemb ,
      ashtu mw dhemb” .Nuk perjashtoj aspak shqetesimin tend, pavaresisht , duke e marre absolute sikurse thua ti, dhe pa asnje medyshje, sepse ty te ka dhembur e te dhemb. Ajo qe ti nuk je ne rregull, duhet te flasesh me normat me njerzore dhe te eduktes normale. Ti nuk e di se me ka plasur a s’me ka plasur ajo… qw thua Ti, sepse nuk ke qene prane saj, as qe e ke vizituar se ishte apo jo e plasur. Qe ketu, me duket mua., ne mosqofsha une I lajthitur,e ti shendoshe gabon dhe gabon rende! NUK them aspak se nuk kane ndodhur raste te kesaj natyre, une flas per te pergjithshme dhe nuk e di rastin tend konkret. Por rasti individual dhe pakenaqesia qe ke Ti, nuk mund te merret per vije. A do te dish Ti zoteri peripecite e mia qe jane te shumta…. e Ti s’ta merr mendja.. qe koleget e mi qe me puthnin tre here ne dite donin te me conin ne burg, kot se koti. Nuk e di si do beje Ti , po te ishe ne ato kushte. Sidoqofte , nuk jam une qe mund te mund te mbush mendjen tende, se ne kete bote, cili leu dhe mendjen e tij pelqeu. Nuk flasim per nje rast a nje individ, qe per rrethana te caktuara edhe mund te kete mndodhur, por kjo s’ka qene vije. Ti kete e di shume meire, por interest e tua nuk te lene teshikosh metej. dhe te
      duket sikur vete ti ke te drejt dhe te tjeret s’kane te drejte. Sidoqofte, une teuroj gjithete mirat ne jete! Ismeti

      Reply to this comment
      • Tartufi December 1, 23:43

        Si Gushti Nendori apo Prilli,jane njesoj kur i shkruante kriminelit
        letra per padrejtesine apo per denancime te nje shqiptari tjeter.
        Eshte per te qare dhe per te qeshur ,me kete popull te mjeruar e
        viktime e krimineleve te pa fytyre.
        Nje popull qe i ankohet hajdutit dhe vrasesit,, c fare pergjigje do te
        kete ky popull,????,, pergjigjija eshte shtipja pa meshire e tij.

        Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 December 2, 11:27

      o muaj viti!!
      nëse do të kishim një drejtësi(hipotetike të pastër 1000/1000) dhe ti të shkoje të bëje një ankesë,denoncim,thjesht të çoje një çështje në gjyq,kuptohet se do të kishte një anë tjetër kundërshatre tënden!!
      njëri nga ju të dy do të kishte fituar gjyqin!!ti apo ai tjetri!!
      mund të më thuash se për humbësin a nuk do të ishte i padrejtë vendimi i gjykatësit??
      ti or debil ke dasur të zgjidhësh hallin tënd!që normalisht ty të duket i drejtë!
      por a i ke thirru ndonjëherë mëndjes se dhe mund të mos jetë i drejtë??se atij tjetrit,megjithëse të çoi shoku tënd z/ministër, prap nuk ta zgjidhi,bile dhe një person tjetër më i lartë se i pari nuk ta zgjidhi!!
      mos vallë nuk kanë pranuar se ka qënë një “hall”i padrejtë??
      dhe sikur të paskësh qënë halli më i drejtë në botë!?
      a nuk mund të kemi një gabim vlersimi nga dy persona të ndryshëm??
      ecni mor njerëz debila që në të përgjithëshme e vlesoni me rastin tuaj konkret!!
      vëre në herë në dyshim se ndoshta ka qënë një si ata hallet ku K.H. shkruante hidhe posht??
      ps:shko e regjistrohu si i persekutum vllajo!!

      Reply to this comment
  3. Bariu December 1, 17:33

    O Gushti! Gjeja me e natyrshme eshte te keshe mendime e gjykime te ndryshme nga sa shkruan tjetri, sidomos duke u nisur nga raste te vecanta, sikurse eshtee dhe rasti yt. Por e pergjithsmja, zyrtarja dhe vija ishte pikerisht ajo qe pershkruan z. Ismet. Ja te tregoj nje rast konkret te pejetuar. Pas denimit te Grupit te B. Ballukut u tansferova nga MMP ne Burrel. Nje oficer nga Tirana beri nje leter Mhemet Shehut, ne ate kohe edhe Minister i Mbrojtjes. Ne te ankohej per politiken e kuadrit dhe kritikonte me emer ish drejtorin e kuadrit Kristaq Blushi. Jo vetem erdhi pergjigja, por me porosi te Mehmet Shehut, Kristaqi erdhi ne Burrel, dhe krahas llogaridhenies para kuadrove, si nje norme tjeter e kohes. Piken e dyte te Llogaridheies Kristaqi kishte berjen e autokritikes per problemet qe ngrinte letershkruesi (me emer e mbiemer). Per mua Ismeti tregohet korrekt ne sa shkraun si norme, si rregull apo metode pune me letrat dhe pwrgjegjesine qe kishte secili qe merrej me analizen a verifikimet per problemet qe ngriheshin se sa per gjera anesore.

    Reply to this comment
  4. nostradamus December 1, 20:07

    E kujt i sherben kjo tirade ????

    Reply to this comment
  5. john December 1, 22:03

    bravo ;;;; kamunistat ;;; qenkan interesuar per jeten e popullit ;;;; , ,,,??? APO PER SPIUNLEQET E KOMSHIJVE …. I PASKA LEXUAR LETRAT ..HA HA HA HA .PO CFARE PERMIRESIMI BERI …..PER JETEN E POPULLIT QE HANTE BUKE ME KOS DHE PUNONTE NE UZINA ….. POR KUR ZEVENDES MINISTRI I MBROJTJES ..NJE VLONJAT I SHKRUAJTI ENVERIT PER GJENDJEN E POPULLIT …PER VARFERINE ….DHE E BERI ME LETER ANONIME NGA FRIKA …… ENVERI E FUTI NE BURG DERI SA VDIQ …. JA INTERNOI FAMILJEN TE SHKRETIT??? SEPSE I SHKRUANTE TE VERTETTEN …..KETE E KA HARRUAR ISH KOMUNISTI …

    Reply to this comment
  6. lato December 1, 22:33

    Ore varferi kishte,por ne drejtim te ankesave te popullit,kishte nje preokupim.Ne 1985 i kame derguar leter sekretarit te pare per punen e shkolles,ceshtje biografie,pata mundesi ta takoja te bisedoja dhe problemi mori zgjidhje,pse doli dhe nje sekretar partie per arsimin nje intrigant,cmireqen,qe e pengonte.O per mire,o per keq,e merrje nje pergjigje.Ama sot te grabisin pronen me letra fallco,te ndertojne pallatin mu ne turi dhe nuk ke kujt ti ankohesh.Kryetari bashkise jo letrat qe nuk i lexon,por as ka kohe te presi,por te tregon gjykaten.Gjykata ka 8 vjet qe zvarrit vendimin dhe me kerkon cdo seance dokumenta shtese,se nuk i pelqen tapia e zogut.Keta komunistet antikomuniste kane sajuar nje sistem pushtet-administrate-gjykate si labirinthi i Minotaurit,qe hyn dhe nuk del.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 December 2, 11:32

      po ça thu mër lali!!
      vetë çuni i tironës tha para pak muajsh se “si ha palla për kritikat e njerzve,bile asqë i lexon fare”!!
      pavarsisht se kur vijnë zgjedhjet të nis SMS me siglimin e tij!!
      çar pret nga kjo bandë grabitësish idiotë!!

      Reply to this comment
  7. Salver EdMagari December 1, 23:29

    Ndoshta ne menyre te pandergjegjshme, autori paraqet bindshem realitetin e “zgjidhjes” se letrave te popullit: kryesorja ishte “thelbi” i problemit, dmth veprimtaria “armiqesore”, “anti-parti” – te tjerat gjenin zgjidhje. Ai pisllek ne sistem, i mbuluar ne ate kohe po e ndot tmerresisht dhe po e mundon pa-fundesisht ende sot ate vend e ate popull.

    Reply to this comment
  8. petraq December 2, 03:41

    ishte diktatura e proletariatit.letrat e popullit ishin shtyse per drejtimin e shtetit nga populli i cili ishte ne fuqi.fetivalin e ll te kenges e pelqyen te gjithe bile dhe vet enver hoxha.mir po nje kujdestare konvikti ne normalen e elbasanit i shkruan enver hoxhes nje leter ku i thote se mbas festivalit te ll nuk i mbante dot me konviktoret djem e vajza se filluan te filtronoin hapet dhe se kjo binte ne kundershtim me moralin e shoqeris sone.ishte pikeisht kjo leter qe goditi todi lubonjen e te tjere.do kete akoma kundershtare qe do hedhin rromuze por duhet nje gje te kene te kjarte se shqiperia e ka fituar demokracine e ne jemi me ameriken por shteti kerkon disipline qe te jetoje e populli duhet respektuar.

    Reply to this comment
  9. Kris 1 December 2, 03:48

    ushtarakeve horri i rilindjes u thote drejtojuni gjykatave per vendimet e para ardhesit Sali.
    As merr mundimin tu pergjigjet pasi u vodhi me mashtrim votat.Ky eshte horri me i madh ne historine e qeverive shqipetare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*