Vlerësimi i BB: Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë

March 6, 2018 09:16

Vlerësimi i BB: Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë

Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153.6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit për pasuritë e kombeve, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2014.

Vlerën më të madhe e ka kapitali njerëzor me rreth 66 miliardë lekë, duke zënë kështu 42 për qind të totalit të vlerës së pasurisë së Shqipërisë.

Më pas për nga vlera vjen prodhimi kombëtar i vendit me rreth 54 miliardë lekë 34% e totalit. Ndërsa pasuritë natyrore të vendit tonë ku janë përfshirë pyjet, tokat bujqësore dhe zonat e mbrojtura janë vlerësuar nga Banka Botërore me 38 miliardë dollarë,  duke zënë 24% të totalit të vlerës së Shqipërisë.

Banka Botërore vlerëson se pasuria e kombeve u rrit ndjeshëm midis 1995 dhe 2014 dhe vendet me të ardhura të mesme po arrijnë në vendet me të ardhura të larta në aspektin e pasurisë që zotërojnë .

Vendet më të ardhura të ulëta gjatë kësaj periudhe kanë shkuar drejt nivelit të mesëm. Megjithatë, llogaritë e pasurisë globale tregojnë gjithashtu zhvillime shqetësuese. Disa vende me të ardhura të ulëta, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane, panë një rënie në pasurinë për frymë për shkak se rritja e shpejtë i ka tejkaluar investimet.

Banka Botërore ka gjetur gjithashtu se në 12 vende përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme është rritur gjatë dekadës së fundit.

Duke parë këtë prirje shqetësuese përmes treguesve të kontabilitetit të pasurisë, shihet se popullsia në rritje mund të përfitohet nëse ka një sistem arsimor të mirë.  Në vendet me të ardhura të larta, llogaritet se kapitali njerëzor përbën 70% të  pasurisë, ndërsa për vendet me të ardhura të ulëta, kapitali natyror është akoma aseti më i madh.

Nga 24 vendet që kanë mbetur me  të ardhura të ulëta që nga viti 1995, 13 janë klasifikuar si shtete të brishta dhe konfliktuale dhe nga këto shumica janë të pasura me burime natyrore./ Monitor

l.h/ dita

March 6, 2018 09:16
Komento

13 Komente

  1. gjermani i fundit March 6, 09:44

    s’qenkemi keq, po qysh na peshuan xhanem?

    Reply to this comment
  2. Arben March 6, 11:09

    MASTURBIMI VAZHDON

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA March 6, 12:18

    Budallallek me thes!…
    Po 156 miliard mund ti bej dhe nje Njeri i vetem Pasuri!…
    Cfare nuk na degjojne veshet, sidomos per ata qe kane per Perendi Eurot dhe Dollaret…!
    Si mund te vleresohet keshtu kapaciteti i nje Populli!?…
    Me kujtohet, per te percaktuar kete kategori matsish, burokrate me damke,
    nje here Driteroi,
    para Redaksise se “Zerit te Popullit”,
    nga bulevardi,
    i thirri Zalos, nje shokut te vet, qe kish dale ne dritare:
    – O Zalo, sa perqind je me mire sot se dje?…

    Reply to this comment
  4. Shqiperia e pasur por shqiptari i varfer ! March 6, 12:46

    Shqiptaret mbi nje toke te pasur por shume te varfer ! Nje pensionist jeton me 3 dollar ne dite !!!

    Reply to this comment
  5. tomorraku March 6, 17:32

    Kaq pak kushtoka Njeriu!?

    Reply to this comment
  6. BANKA E BANDAVE mafiozeve te Botes March 6, 17:50

    lajme provokuese.

    kush jane kta bij kurvash qe kann bi ket vleresim ?!

    Pastaj ,perse i publikon media shqiptare ,
    kto lajme bllofi ,
    qe provokojne por edhe poshterojne shqiptaret !

    Reply to this comment
  7. Besniku March 6, 19:23

    Faleminderit te gjithe komentuesve.
    Nuk kane thene kot rilindasit e medhenj:
    Shqiperia nuk vdes kurre

    Reply to this comment
  8. Prendi March 6, 20:22

    Por pasi Sali Beirish Vicidol Vandali shkateroi gjithe industrine e rende e e lehte, bujqesine, armatimin shendetesine e cdoo gje qe u ngrit me gjakun dhe djersen e shqiptareve sigurisht qe nuk do e vleje me shume.
    Ne ferr vafshin Ramiz Alia dhe Elez Biberaj qe sollen kete djall te vdekjes ne krye Shqiperise.

    Reply to this comment
  9. Adih March 6, 23:34

    Po bajga e ndare ne tre pjese PD ,LSI e PS sa kushtojne ,pa Vetting dhe sa kushtojne me Vetting .?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*