Vlerësimi për oficerët shqiptarë në UÇK, Sabit Brokaj pro, Mejdani kundër

Nga Kujtim Boriçi September 15, 2013 14:31

Vlerësimi për oficerët shqiptarë në UÇK, Sabit Brokaj pro, Mejdani kundër

Luftëtarët nga Shqipëria në radhët e UÇK-së, oficerë dhe ushtarë të thjeshtë, disa të rënë në luftimet e zhvilluara, përgjithësisht janë lënë në harresë apo janë të pa vlerësuar në shtetin amë, në Shqipëri. Sipas kolonel Dilaver Goxhajt, ky qëndrim, me përjashtime të rralla, është mbajtur që nga krerët e shtetit, qeveritë e deri tek drejtuesit vendor… Në intervistën e tij, në vazhdim, kolonel Goxhaj rrëfen situata konkrete të këtij qëndrimi gjatë luftës dhe pas saj…

 

A janë bërë përpjekje për të takuar politikanë të ndryshëm dhe për t’i vlerësuar të gjithë vullnetarët që shkuan e luftuan në Kosovë?

-Vajtjen tonë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, pushtetarët dhe politikanët e Tiranës, duke filluar prej ish Presidentit Mejdani, nuk e shihnin si një sakrificë që shteti amë ish i detyruar të bënte për qëllimin tonë të përbashkët, por e shihnin si një lloj kortezie. Si rrjedhojë, ne që shkuam vullnetarë në ato luftëra mbetëm pa përkrahjen e shtetit tonë në kryerjen e asaj detyre kombëtare. Do të veçoja këtu vetëm Sabit Brokajn….

Mund të na e ilustroni me shembuj konkret këtë pohim tuajin?

-Po. Si mund ta shpjegojmë faktin që, kur këshilltari i Presidentit Mejdani, z. Sabit Brokaj, i propozon Presidentit Mejdani, në 25 Dhjetor 2000, në SHQU, me rastin e përvjetorit të FLD, në prezencën e Ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, z. Ismail Lleshi, (të cilit i pata bërë një informacion të hollësishëm për vullnetarët nga Shqipëria, sipas kërkesës së tij dhe nuk më thirri më), në prezencën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Pëllumb Qazimi dhe në prezencën tonë, të 3 oficerëve vullnetarë në UÇK, (Bardhyli, Ademi dhe unë), mbajti një qëndrim absurd…

Cili ishte qëndrimi?

-Sabit Brokaj i propozoi që të urdhëronte kthimin tonë në radhët e Ushtrisë Shqiptare, jo si shpërblim, por thjeshtë si nevojë për t’u ushqyer. Sabiti propozoi: “Zoti President, më lejoni t’iu them se po të mos kishin shkuar këta pesë oficerë në radhët e UÇK-së, ku njëri prej tyre ka dhënë edhe jetën, historia do të na njolloste me turp, prandaj është mirë që të urdhëroni që këta të tre të kthehen në ushtri, ndërsa Tahir Sinani, meqenëse ka vetëm shkollën e Zall Herrit, të vishet dhe të vijojë akademinë…”.

Si u përgjigj ish-Presidenti Rexhep mejdani?

-Dhe a mund ta merrni me mend se si u përgjigj z. Mejdani? Ai, pa u menduar fare, i ktheu këtë përgjigje: “Mirë e ke ti zoti Sabit, por, po të kthejmë këta të tre, duhet të lirojmë tre të tjerë”. “Gaboheni z. President”, – mori guximin dhe i tha z. Sabit Brokaj,- “të lirojmë tridhjetë dhe janë pak”. E megjithatë President Mejdani as u skuq e as u verdh. Edhe dy të tjerët heshtën. Atëherë z. Sabit m’u drejtua mua me emrin e luftës: “Shpëtim Golemi, a mund ta filloni përsëri UÇK-në prej këtej?”, duke treguar me dorë presidentin dhe na shkoi dorën dhe ikëm nga koktejli që po fillonte në sallën e SHQUP-it dhe shkuam e pimë kafe në një lokal tjetër…

Në fakt, situata për nisjen e luftës në Kosovë, dhe për shtetin shqiptar ishte e vështirë…?

-Është e vërtetë që shteti i Republikës së Shqipërisë, në atë periudhë që shpërtheu Lufta Çlirimtare në Kosovë, nuk dinte nga t’ia mbante, pasi ishte shtet pa ushtri, pa polici, pa rend, i rrënuar ekonomikisht dhe, në ato kushte, nuk mundej t’i shpallte luftë Serbisë, sepse edhe luftën nuk e fitonte dhe implikimet ndërkombëtare mund të ishin të mëdha, por të paktën të mos pengonte ne, vullnetarët, ushtrinë më adekuate kombëtare në ato momente.  Fatkeqësia tjetër ishte se lufta në Kosovë shihej se u përkiste vetëm shqiptarëve të atjeshëm dhe anasjelltas. Ky është edhe një nga shkaqet pse nuk ishim si numër më shumë në luftë me armë në dorë…

Del se pjesëmarrja e djemve nga Shqipëria në luftën e Kosovës, më tepër se sa zyrtare, shtetërore, ishte vullnetare..?

-Ne, vullnetarët, që ishim oficerë karriere, mendoj se e kemi kryer të plotë detyrën tonë. Ndoshta ishim njerëz me fantazi diellore, sikundër thonë astrologët, ndaj dhe shkuam në luftë. Për këtë jemi krenarë, pasi ato çfarë kishim mësuar nga historia na orientuan drejt, duke na ndihmuar të kuptonim dhe ta kapnim në kohë situatën, duke i ardhur në ndihmë ushtrisë vullnetare, që e kish emrin UÇK. Ndoshta nga kjo gjë, politikanët apo ata që kanë pushtet në dorë, nga tmerri që mund të kenë ndaj gjërave të shenjta, duke menduar se ne duhet të kemi një natyrë të dyfishtë; pra sikur jemi qeliza të perëndishme dhe si rrjedhojë, në mendjen e tyre nuk ka vend për arsye, ndaj dhe na shmangen, na tremben, dhe fillojnë e shpifin. Këto veti që treguam ne vullnetarët, kuptohet që u kanë ngjallur xhelozi dhe smirë disave. Por ne luftëtarët nga Shqipëria në UÇK, shpresojmë se një ditë, ajo që duhet të kishte ndodhur, do të ndodhë, do shkoj në vend…

Çfarë shpresoni konkretisht?

-Megjithatë, shpresojmë se një ditë, në mos sot nesër, do të dalin politikanë e burra shteti me ndërgjegje kombëtare dhe shpirt të gjerë e të pastër, që do të vlerësojnë kontributin dhe gjakun e derdhur nga vullnetarët e lirisë. Ne, oficerët që shkuam në luftë, të paktën meritojmë titullin oficer, sikundër e tregon një proverb i vjetër ushtarak anglez, amerikan dhe rus, i cili thotë: “Ai oficer që nuk ka marrë pjesë qoftë edhe një ditë në luftë, mund të jetë oficer, aq sa mund të jetë nënë një vajzë e martuar dhe e mbetur tërë jetën e virgjër”.

Sa dëshmorë kanë rënë nga radhët e vullnetarëve nga Shqipëria në luftën për çlirimin e Kosovës dhe nga janë ata?

-Duke llogaritur edhe Tahir Sinanin në radhët e dëshmorëve të rënë gjatë luftës në Kosovë (ngaqë Tahiri, pavarësisht se u vra në Maqedoni, për mua duhet llogaritur për në Kosovë, pasi ka luftuar gjatë dhe ka mbërritur deri Komandant Zone), janë gjithsej 31 dëshmorë. Po të shtojmë edhe 3 dëshmorë të tjerë të rënë në Maqedoni, shifra shkon në 34 dëshmorë, të cilët sipas rretheve janë: Dëshmorë nga rrethi i Hasit-15, nga rrethi i Tropojës-10, nga Shkodra-1, nga rrethi i Kukësit-2, nga Tirana-2, nga Kavaja-1, nga Berati-2, nga Librazhdi-1. Të gjithë dëshmorët figurojnë tek libri monografik “Feniksat e Lirisë”, vëll. 1 dhe 2, botim i Redaksisë së Dëshmorëve, Prishtinë, pranë Radios “Kosova e lirë”.

Trajtohen financiarisht familjet e dëshmorëve që ranë gjatë luftimeve të UÇK-së?

-Me përjashtim të Tahir Sinanit, të gjithë dëshmorët e tjerë rënë në Kosovë, familjeve të tyre u është lidhur pension familjar i mirë, ndërsa 4 të tjerëve që kanë rënë në Maqedoni, nuk u është lidhur pension familjar. Një pjesë e mirë e dëshmorëve të rënë në këto luftëra, janë njohur edhe nga rrethet përkatëse, por janë pak dhe kjo është arritur kryesisht në baza njohjeje të familjeve të tyre, përjashtuar bashkinë e Kavajës dhe për Astrit Sulin në Berat dhe Kuçovë. Edhe pse në Statusin e Dëshmorit, ligj i parlamentit tonë, theksohet se qytetarët nga Republika e Shqipërisë, rënë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe në Preshevë e Maqedoni, njihen nga shteti shqiptar si dëshmorë të kombit, një gjë e tillë nuk është bërë nga institucionet shtetërore përkatëse për të gjithë, përfshi edhe Organizata për Familjet e Dëshmorëve. Këtu ka dhe një paradoks….

Cili është ky paradoks?

-Ajo që të befason më shumë, është fakti se shumë bashki në Shqipëri u lodhën duke u dhënë titullin “Qytetar Nderi” shumë ish luftëtarëve kosovarë në radhët e UÇK-së, të gjallë, dhe asnjë dëshmor të qyteteve të tyre rënë për çlirimin e Kosovës apo në Maqedoni, nuk e kanë shpallur pas vdekjes “Qytetar Nderi”! Këto janë paradokset shqiptare. Në pragun e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, një anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës më kërkoi mendim se cilët dëshmorë kosovarë e meritonin të shpalleshin “Qytetarë Nderi” të qytetit të Vlorës. Dhe unë i bëra një SMS, duke i thënë: Mbaroni me 34 dëshmorët tanë dhe pastaj merruni me qytetarët shqiptarë të Kosovës rënë në Kosovë. Por, çuditërisht bashkia e Vlorës shpalli “Qytetarë Nderi” vetëm ministra, kryeministra dhe kryetarë komunash aktualë të Kosovës dhe asnjë nga këta 34 dëshmorët që theksova më lart dhe që u kam dorëzuar listën!

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimin e Kolonel Dilaver Goxhajt: Historia e pagëzimit tim me pseudonimin ‘Shpëtim Golemi’, emër të cilin e mbajta gjatë gjithë kohës së luftës, deri në çlirimin e Kosovës.

-Cilat ishin fazat e goditjes së NATO-s nga ajri, objektet, rezultatet dhe ndikimi i tyre në avancimin e suksesit të luftës në terrenin tokësor.

-Situata më e vështirë në frontin e luftës, mbarimi i municioneve luftarake. Si u bë sigurimi i arsenalit në bashkëveprim me banorët në terren dhe sulmet mbi depot e objektet e tjera ushtarake serbe.

 

Nga Kujtim Boriçi September 15, 2013 14:31
Komento

13 Komente

  1. Daja September 15, 15:54

    Vertet i cuditshem ky qendrim i Mejdanit. Njeri pergjithesisht korrekt por shume i mefshe e pa inisiative. Sa mire qe nuk u be Kryetar i PS ne 2005. Me siguri do ta kishte cuar ne gremine me mefshtesine e tij. Por si nuk jane ne Varrezat e Kombit keta deshmore qe rane ne Kosove? Me habisin keto paradokse.

    Reply to this comment
    • ARUSHA September 15, 16:46

      SHQIPERIA E MESME HESAPI PA SEDER, PRANAJ U ZAPTUA EDHE SHQIPERIA E MESME NGA VERIORET DHE KOSOVARET KETO 25 VITE E FUNDIT , SE TEK SHQIPNIA E MESME EGZISTON SHPREHJA ( LENE ZAVALLIN SE KA NJI TUFE ME KALAMOJ)

      Reply to this comment
  2. veriori ne kufi me Kosoven September 15, 23:11

    I nderuar kolonel Dilaver Goxhaj te lumte qe na ke nderuar me pjesemarrjen direkte ne Luften per clirimin e Kosovesv !, Shkrime qe flasin per Luften Clirimtare te Kosoves kemi pare shume pak . Dhe kjo po per faje te shtetit shqiptar , ne Shqiperi . Per Hasin jepen vetem 15 te rene . E verteta eshte se nga ky rreth nuk jane vetem kaq sa thuhen 15 , por mbi 30 e me shume te rene ne perpjekje me forcat e ushtrise serbe . Ne ata 15 , mund te kete emra qe dhe nuk jane vrare drejte per drejt ne lufte me shkije serb , por ka dhe nga ata qe ndonse jane vra duke u transportuar armatim luftetarve Clirimtare , nuk figurojne as kund ne listat e deshmorve te Luftes se UCK . jU JAP nje shembull ,Arben Rexh Kraja nga fshati Vlahen i rrethit te iHasit eshte vra nga forcat serbe me armatim ne krah dhe me kuaj ngarkuar me pushke SIMONOVE DHE kALLASHNIKOVE dhe nuk eshte i shpallur deshmor , ne nje kohe qe .Personat e tjere qe kane qene me te e qe jane vrare , si Elami QENA nga Romaja Hasit Kosovse eshte i shpallur deshmor i Luftes . I tille eshte dhe kusheriri i tij i shpallur edhe ky nga Romaja po deshmor . Per scarim , ARMATIMIN QE KANE MBARTUR keta , E KANE SIGURUAR , blere po KETA KOSOVARET dhe jo Arbeni . Kerkeses se familjarve te Arbenit te rene per tu shpallur deshmor edhe djali i tyre , i jane pergjigjur negativisht , gjoja me aresyetimin , se s’ka qene i rregjistruar si ushtare i UCK . Po kush ti rregjistronte., po thuajse pjesa me e madhe e atyre qe jane aktivizuar me lufte me shume e kane bere vullnetarisht , se shteti shqiptar vec sa quhej i tille se ….Saliu e shkermoqi ushtrine per ta lene Kosven pa prapavije , ku te mbeshtetej e te mbrohej …. Nje paradoks i Ramush Haradinajt ! Vetem se Sali Berisha ne kohen kur ky qe kryeminister , i ka ngritur larte e me larte luftetaret 10 luftetaret e rene nga Tropoja ,qe gjithesesi edhe ata i meritojne ato nderime qe u jane bere , por si ky far trimi , harroi ndihmen e madhe te banorve te Vlahnes , QE JO VETEM NDIHMEN per ushtaret e UCK nuk e kane kursyer , por dhe kur vellau i tij LUANI KA NGELUR i vrare ne perpjekje me forcat serbe , e kane mbartur ne krah me gjithe luftetaret e UCK e Varrosur ne varrezat e fshatit ketu ne Vlahen .Ramushi ne kthim nga Parlamenti i Sales duhet ta ndjente per detyrim qe te bente ndo nje takim , a bisede te shkurter , qofte dhe tek shkolla 9 vjecare , qofte dhe ne Krume duke ftuar per bisede mirenjohjeje per ate kontibut banore nga ketu ..e nga krejte fshatrat e rrethit . Ja pra qe rendja pas majave te pushtetit te bejka qe te harrosh te tjeret ata qe nuk duhen harruar dhe te rendesh pas pazareve per pushtet .siq bejne tani e nuk dihet sa e sa do rendin ne kete demokraci liberta ..

    Reply to this comment
    • dilaver goxhaj September 16, 16:04

      I nderuar lexues. Ndoshta kini plotesisht te drejte. Sot ka dale edhe lista qe ne dispononim neper zonat operatve dhe ne Shtabin e Pergjithshem si dhe nga perfaqesuesit e UCK ne Has, Tropoje e Kukes. Ndaj dhe e kemi bere listen publike sot, 16 shtator, ne gazete, e gjithe lista , te renet dhe te gjallet, me qellim qe institucionet tuaja lokale (komunat) te bejne plotesimin e tyre, pasi ata e kane te drejten ne baze ligjit dhe askush tjeter.
      Me respekt
      Dilaver Goxhaj

      Reply to this comment
  3. shqiptare jan populli politikanet jan serbo grek September 16, 07:54

    po trimeria dhe guximi qe moren persiper HAKLAJ per ket lufte ne ate poshtersi serbo greke pse nuk flitet ata janje heronjte me te mdhenje te kesaj lufte si se shikoni si i vrau serbi me grekun nepermjet gjeneralit te tyre lumneshi shqiptari me i poshter me baben e tij berish ketu ne qeverin shqiptare me kompani te pabeset moren me miliarda te paguara dhe i vrane e paharuar qofte lufta e HAKLAJVE PER KOSOVEN

    Reply to this comment
    • dilaver goxhaj September 16, 16:05

      Edhe ju mund te kini te drejte, por une flas per ata qe qene brenda territorit te kosoves dhe ne radhet e UCK, ndersa per ata qe vepruan neper Shqiperi nuk kam asnje lloj te drejte dhe aspak informacion te plote, gje qe nuk me takon mua.
      Dilaver Goxhaj

      Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi September 16, 10:59

    Z. Dilo! Mendoj se deshmite e dy komentuesve “veriori ne kufi me kosoven” dhe “shqiptarë jane populli..” duhen parë me seriozitet. Sidomos “haklajt” e masakruar keq te tropojes(nuk e quaj te rastit masakrimin e tyre por te programuar nga filosërbet e këtushem). E di që nuk e kini ju ne dore por ju i dini shtigjet e identifikimit dhe zbardhjes se fakteve. Sa për qëndrimin e mejdanit e di se çfare gjelle eshte. As ta bën as te leshon…! Qofte me brume! Mjafton ta kujtosh ne skenen e marreveshjes se 9 marsit 97 gjatë takimit ne presidencë me s. Berishen dhe fjalet që i tha qe te mos e konsiderosh jo burre por dhe grua. Ndersa Brokaj pos disa gabimeve ne emërime kur ishte minister ka qenë dhe mbetet nje burrë patriot dhe burre shteti. Por për burrat e shtetit ka perenduar koha. Ka ardhur ajo e burrave te mutit,e prostitutave politike,e doreshtrirësve pa parime morale. Sabiti eshte burre me parime morale jo me parime tregëtare. Rama e nisi mire me vlerësimin e uçk ne prishtine dhe mendoj se duhet t’i kërkoni diçka te pabére nga qeverite e meparshme ne kéte drejtim. Ju e dini çfare liste kerkesash ti drejtoni? Nuk kam ç’te them më. Po përseris si gjithmone nderimin per ju qe shkuat te luftoni duke vënë interesin shqiptar mbi gjithçka. Ca te tjere kané marrë përsipër t’ju luftojne juve! Por une jam dhe do te jem gjithnje ne krahun e luftetareve per interesat mbarëshqiptare si ju. Përqafime dilo!

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi September 16, 11:00

    VR !!! Z. Dilo! Mendoj se deshmite e dy komentuesve “veriori ne kufi me kosoven” dhe “shqiptarë jane populli..” duhen parë me seriozitet. Sidomos “haklajt” e masakruar keq te tropojes(nuk e quaj te rastit masakrimin e tyre por te programuar nga filosërbet e këtushem). E di që nuk e kini ju ne dore por ju i dini shtigjet e identifikimit dhe zbardhjes se fakteve. Sa për qëndrimin e mejdanit e di se çfare gjelle eshte. As ta bën as te leshon…! Qofte me brume! Mjafton ta kujtosh ne skenen e marreveshjes se 9 marsit 97 gjatë takimit ne presidencë me s. Berishen dhe fjalet që i tha qe te mos e konsiderosh jo burre por dhe grua. Ndersa Brokaj pos disa gabimeve ne emërime kur ishte minister ka qenë dhe mbetet nje burrë patriot dhe burre shteti. Por për burrat e shtetit ka perenduar koha. Ka ardhur ajo e burrave te mutit,e prostitutave politike,e doreshtrirësve pa parime morale. Sabiti eshte burre me parime morale jo me parime tregëtare. Rama e nisi mire me vlerësimin e uçk ne prishtine dhe mendoj se duhet t’i kërkoni diçka te pabére nga qeverite e meparshme ne kéte drejtim. Ju e dini çfare liste kerkesash ti drejtoni? Nuk kam ç’te them më. Po përseris si gjithmone nderimin per ju qe shkuat te luftoni duke vënë interesin shqiptar mbi gjithçka. Ca te tjere kané marrë përsipër t’ju luftojne juve! Por une jam dhe do te jem gjithnje ne krahun e luftetareve per interesat mbarëshqiptare si ju. Përqafime dilo!

    Reply to this comment
  6. Qafa e prushit September 16, 11:08

    Menoj se propozimet e zotnise pellumbit per vleresimin e hasjanve jane me vlere z. Dilaver. Nderime per ju z. Dilaver dhe tan familjen tuj qi ka sakrifiku per kosovn! Nderim dhe per tan trimat shqyptar qi shkun me luftue me shkijet e mallkum.

    Reply to this comment
  7. Kolegu i uçk September 16, 11:19

    Dilaver! Shikjoje mire se shkijet ktu i kena vra por dum prej teje me vra ata shkijat qi kan ardh aty n’shqipni dhe po t’sulmojn dhe ty. T’fala dhe nga isuf presheva,rrahman pagarusha,tahir pejani, islam rahoveci,blerim rudaku,salija(korrieri jot),valon brudaka,selim rugova dhe nga pronar alija ku jena tuj pi kafe. A po vjen dhe tina? Nerime t’nalta!

    Reply to this comment
    • dilaver goxhaj September 16, 16:12

      Nderimet e mia te dashur kolege dhe vellezer. Falemnderit. E kemi per detyre ta bejme te njohur luften e UCK-se, pasi midis nesh, skunder e shihni edhe nga komentet, sikunder edhe ju e theksoni, ka shume armiq te UCK, pavaresisht se shprehen kunder meje, por gjetke e kane hallin, tek urrejtja per Kosoven dhe UCK, ndoshte edhe pse paguhen nga institucone te Kosoves. Mos u duket cudi.
      D Goxhaj

      Reply to this comment
  8. Kolegu i uçk September 16, 11:23

    Dakord dhe,Menoj se propozimet e zotnise pellumbit per vleresimin e hasjanve jane me vlere z. Dilaver. Nderime per ju z. Dilaver dhe tan familjen tuj qi ka sakrifiku per kosovn! Nderim dhe per tan trimat shqyptar qi shkun me luftue me shkijet e mallkum.

    Reply to this comment
  9. Bashkim February 28, 05:45

    Ne takim ishte dhe shoku Ismail Lleshi.Hemmm.Ndofta emrat tuaj jane percjelle ne Beograd.
    Me tej.Sa Haklaj kane qene ne rradhet e UCK-se dhe ne cilat beteja kane rene ?
    Akoma dhe me e rendesishmja.NDER ATYRE QE U RRADHITEN NE UCK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim