Vlerësohen rekomandimet e SHKQSH për krijimin e Këshillit Konsultativ

May 19, 2016 13:04

Vlerësohen rekomandimet e SHKQSH për krijimin e Këshillit Konsultativ

Ditën e sotme, Aldrin Dalipi, Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë zhvilloi një takim me Arben Qesku, përgjegjës për projektin “Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Bashkëpunimit mes të Zgjedhurve Vendor në Shqipëri” të Këshillit të Evropës në Tiranë.

Takimi u zhvillua me kërkesë të SHKQSH për të avancuar më tej punën dhe angazhimin e SHKQSH-së në diskutimin dhe proceset konsultuese që po zhvillohen në vend mbi pushtetin vendor si dhe harmonizuar marrëdhëniet mes komunitetit donator në vend dhe shoqatave të të zgjedhurve vendor.

Qesku vlerësoi kontributin e SHKQSH në dhënien e rekomandimeve mbi Projekt-Vendimin e Këshillit të Ministrave lidhur me krijimin e Këshillit Konsultativ për qeverisjen vendore dhe angazhimin e ekspertëve të saj, si dhe përfaqësuesve të qarqeve nga gjithë vendi, në tryezat konsultuese që u mbajtën në fund të muajit maj në Fier e Lezhë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e aktivizimit të shoqatave vendore në gjithë proceset vendimmarrëse mbi pushtetin vendor dhe përfaqësimi i nevojshëm dinjitoz në organet e Këshillit të Evropës ku Shqipëria aderon.

Dalipi ritheksoi vullnetin dhe vizionin e SHKQSH për të qenë aktore dhe kontribuuese në proceset reformuese të pushtetit vendor dhe gatishmërinë për të mirëpritur mbështetjen dhe ekspertizën nga Këshilli i Evropës në këtë drejtim.

May 19, 2016 13:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim