Vllaznia: Aktivizimi i Dibrës, i rregullt

February 16, 2016 09:38

Vllaznia: Aktivizimi i Dibrës, i rregullt

Arenc Dibra u shndërrua në heroin e Vllaznisë, prej afrimit në merkaton e janarit. Sulmuesi i aktivizuar nga stoli, rezultoi vendimtar, duke shënuar golin e barazimit 1-1 përballë Partizanit.

Për një moment u mendua se lëvizja e goditur e trajnerit Cungu dhe stafit teknik të kuqebluve, rrezikonte të kthehej në bumerang.

Këtu nisën spekulimet se Vllaznia mund të rrezikonte ta humbiste ndeshjen për gabim teknik, pasi aktivizoi një lojtar të pezulluar me kartonë.

Megjithatë, ishte vetë klubi shkodran ai që sqaroi situatën, nëpërmjet një reagimi zyrtar.

Sipas drejtuesve të Vllaznisë, Arenc Dibra nuk është aktivizuar me tre kartonë të verdhë.

Kjo bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive të FSHF, në “Seksionin 4” për “mbartjen dhe anullimi e masave ndëshkimore, kartonët dhe pezullimin nga ndeshja”.

Klubi kuqeblu citoi nenin 36, pika 1 të KDS-së, ku theksohet se “Kartonët nuk mbarten nga një garë në tjetrën dhe nga një kampionat në tjetrin”.

Nëpërmjet këtij neni, Vllaznia argumenton se dy kartonë të verdhë të Dibrës në periudhën kur luante te Besëlidhja në Kategorinë e Parë nuk mund të mbarten edhe në Kategorinë Superiore.

Për më tepër, kuqeblutë theksojnë se rreth aktivizimit të lojtarit morën konfirmim edhe nga Federata se nuk kishte asnjë shkelje.

Pas sqarimit të situatës, në Shkodër mund të festojnë pikën e marrë ndaj Partizanit, për një ecuri shpresëdhënëse se shumë shpejt skuadra do ti largohet luftës për mbijetesën në elitë.

February 16, 2016 09:38
Komento

1 Koment

  1. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. February 16, 21:18

    Kartoni qe merret eshte individual dhe kur ploteson numrin duhet te ndeshkohet me pezullim. Vllaznia ti gezohet nje pike, se jane bere si gabelet ne dite te hallit, po luftojne per mbijetese, por sic duket do te perfundojne ne te dyten aty ku e meritojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*