Vllaznia bind ndaj Flamurtarit, vlonjatët dobët në Shkodër

March 5, 2018 20:25

Vllaznia bind ndaj Flamurtarit, vlonjatët dobët në Shkodër

Vllaznia fitoi 3-0 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje të cilën e dominoi që nga fillimi dhe pas të cilës përmirësoi ndjeshëm pozicionin në renditje. Shkodranët iu larguan vendit të parafundit pas 3 pikëve ndaj ekipit bregdetar, ndërsa ranë në sy mungesat e shumta.

Erjon Vucaj i dha epërsinë shkodranëve me një goditje nga distanca që befasoi portierin Qirko, ndërsa Sukaj dyfishoi me një të majtë brenda zonës. Goli i tretë erdhi sërish nga sulmuesi Sukaj, këtë radhë me kokë.

Më këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e 8 me 25 pikë, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Kamzës.

o.j/dita

March 5, 2018 20:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*