Vllaznia, lojtarët ultimatum Bashkisë për pagat e prapambetura

January 5, 2016 20:15

Vllaznia, lojtarët ultimatum Bashkisë për pagat e prapambetura

Futbollistët e Vllaznisë i kanë dhënë ultimatum Bashkisë Shkodër për të marrë në dorë situatën, duke ju dhënë garancitë e duhura, përndryshe pas të premtes ata do të bojkotojnë stërvitjen.

Të pashlyer financiarisht për pagat e muajve nëntor dhe dhjetor si dhe të irrituar nga fakti që u është refuzuar një takim nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, futbollistët nuk kanë nisur seancën stërvitore të kësaj të marte, deri sa kanë patur një takim me kryetarin e Bordit të Vllaznisë, Shpëtim Quku.

Përfaqësuesi i Bashkisë u ka shpjeguar motivin burokratik të vonesës së pagave, duke premtuar se me miratimin e buxhetit për vitin 2016 pagat do t’ju lëvrohen në fillim të shkurtit, por të mësuar tanimë më premtime futbollistët kanë lënë afat deri të premten për zgjidhjen e problemeve, duke kërcënuar se në të kundërt pas kësaj dite do të bojkotojnë stërvitjet.

Futbollistët e Vllaznisë kanë theksuar se ata po bëjnë çmos për të mos braktisur skuadrën e tyre, duke sakrifikuar, por duhet që Bashkia të marrë në dorë situatën duke dhënë garanci si në aspektin financiar, si dhe të lëvizë në merkato për të siguruar përforcimet e nevojshme që Vllaznia të mos rrezikojë një rënie të turpshme nga kategoria.

Kapiteni Ndriçim Shtubina ka bërë të ditur se protesta e tyre nuk ka patur aspak të bëjë me emrin e trajnerit që do të marrë drejtimin, pasi çdo teknik që do të shkojë do të jetë i mirëpritur nga futbollistët.

January 5, 2016 20:15
Komento

1 Koment

  1. Djal Tirone Re January 6, 09:03

    mesa duket kryetarja e re e kishte nda mendjen qe para se te fitonte qe do ju conte ne ligen tjeter, keshtu suksese

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*