Vllaznia-Skënderbeu do të luhet në Korçë

September 22, 2016 10:46

Vllaznia-Skënderbeu do të luhet në Korçë

Ndeshja Vllaznia-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore nuk do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, sikurse ishte në prorgram, por në stadiumin Skënderbeu të Korçës.

Një vendim i tillë ka qenë i kushtëzuar nga fakti se në impiantin e rikonstruktuar të Shkodrës në fillim të Tetorit, më saktë më 6 dhe 9 tetor, në këtë stadium do të luhen dy ndeshje kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, Kosovë-Kroaci dhe Shqipëri-Spanjë.

Për të ruajtur standardet e terrenit të “Loro Boricit”, Federata Shqiptare e Futbollit, u ka dërguar shkresë të dy klubeve, Vllaznisë dhe Skënderbeut që përballja mes tyre nuk mund të luhej në këtë stadium, ndaj është rënë dakord që ndeshja të zhvillohet në Korçë, ndërsa ajo e fazës së dytë në “Loro Boriçi”.

Kjo ka qenë zgjidhja më optimale duke iu referuar edhe praktikës së ndjekur me Luftëtarin, që ende nuk i ka përfunduar punimet në stadiumin e Gjirokastrës dhe një pjesë të ndeshjeve brenda të fazës së parë po i luan në fushën kundërshtare.

September 22, 2016 10:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*