Vllaznia-Tirana mbyllet me turp, bilanc “lufte”

September 11, 2014 23:26

Vllaznia-Tirana mbyllet me turp, bilanc “lufte”

Disa tifozë të plagosur dhe të paktën 3 policë të dëmtuar, donatori i Tiranës, Refik Halili i plagosur me sende të forta, ndërkohë që është goditur dhe trajneri i Tiranës, Gugash Magani.

Ngjason me një bilanc lufte ai i Vllaznia–Tirana, klasikes së futbollit shqiptar që në vend të qytetarisë që përfaqësojnë këto dy skuadra na dhuroi pamjet e dhunës, ankthit për jetën e përleshjeve si epilogun më të shëmtuar të tij, ku gjithçka rrezikoi të shndërrohej në një përleshje masive mes dy tifozerive, me fushën e blertë që për disa minuta ishte duke u shndërruar në një fushëbetejë pasojat e së cilës do të ishin shumë më të rënda. Por çfarë ndodhi në Shkodër, kronologjia dhe dinamika e ngjarjes së shëmtuar për futbollin tonë. Një situatë e tensionuar që me sa duket është agravuar në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit në sektorin ku ishin vendosur tifozët bardheblu periudhë kur është goditur dhe donator i Tiranës Refik Halili, ndërkohë që në fushë ishte duke u luajtur minuta e 77.

Për të ardhur më pas te kaosi që pasoi mbylljen e takimit, me tifozët bardheblu, të ndodhur në presionin e goditjeve që ju vinin nga jashtë por dhe nga brenda stadiumit, që u detyruan të futeshin në fushë, duke rrezikuar një përleshje masive që mund të kishte pasoja tepër të rënda. As lojtarët e Tiranës që do të festonin me tifozët e tyre nuk u lejuan të bënin ritualin e tyre të zakonshëm pasi edhe ndaj tyre pati sende te forta madje u futën në dhomat e zhveshjes me vrap nën rrebeshin e goditjeve që vinin nga tribuna VIP, stola e sende te forta. Teksa policia tentoi të qetësonte situatën, një pjesë e tifozëve të Tiranës u nisën në spitalin e Shkodrës, një pjesë u mjekuan nga stafi mjekësor i të dyja ekipeve në dhomat e zhveshjes.

Një ngjarje e tillë që në javën e tretë të Superiores sigurisht që “vret” bukurinë e një prej kampionateve që konsiderohej si më i forti por sigurisht që ngjarje të tilla duhet të dënohen dhe tashmë fjala i përket Federatës Shqiptare të Futbollit. Sa për kronikën ndeshja u mbyll në barazim 1-1 me Bulkun që barazoi në minutat e fundit shtesë golin e Shtubinës.

September 11, 2014 23:26
Komento

8 Komente

  1. Kubani September 12, 04:08

    Po per cfare qyteterimi flet o gazetar ! Ku ka patur ky vend ndonjehere qyteterim.Edhe perandorite me te medha nuk e qyteteruan dot PELLAZGUN. Edhe ZOGU,u perpoq por nuk ja doli edhe Enveri me sakrifica te medha nuk ndriti gje,vetem u mbur me te madhe se krijoi “NJERIUN e RI”, PELLAZGET,jane po ata me te njejten ADN, vetem se tani kane cel.,auto(matike),droge dhe trurit i kane thene; sikter. VELOJA, nuk u gabua,PELLAZGU,do beje ate qe di me mire.

    Reply to this comment
  2. Hasani September 12, 05:41

    Nga videot mundeni ti identifikoni dhe e din ku e kann vendin edhe kur te dalin ti japin Leksione tjerve

    Reply to this comment
  3. TIRANA September 12, 07:12

    Shkodra paska patur kultur nga frika e Enverit ,tani po del kush eshte Shkodra dhe Shkodranet e vertete TURP TE KENE

    Reply to this comment
  4. beni September 12, 07:15

    Federata duhey te denpje ashper kete ngjarje duke perjashruar nga futbolli njhere e pergjithmone skuadra me tifoze te tille kafshe. Nuk kane vend ne sport keto plehra. Sporti rshte per njerez finike fhr te edukuar jo per derra te ndyre.

    Reply to this comment
  5. beni September 12, 07:46

    Perjashtim perjete nga futbolli

    Reply to this comment
  6. Horri i Bulevardit September 12, 08:32

    Ne Shkoder shkoja gati perhere kur luante tirona, disa raste edhe vetem, shume here ka qene i rrethuar nga tifozet shkodrane, por kurre nuk kam pare armiqesi, se tifozat e shkodrane kane qene ajka e tifozllikut shqiptar.
    Sot shof tifoza te tirones me banderola fashiste, per kete dyshoj se keta tifoza jane te gjithe tironca, duke patur parasysh dyndjet barbare te ceceneve, qe per tu dukur tironca, si fillim behen tifoza.
    Perjshto rastin e Kavajes para 30 e ca viteve, tifozet e tirones, kurre nuk kane bere sherre edhe ne rastin e Kavajes, ishin vete kavajsit qe provokuan.
    Shkodont e tironcit, sbejn sherre, shifni se ju jane futur maloket ne mes.

    Reply to this comment
  7. lirka September 12, 08:57

    Ne cdo vend te botes rregulli dhe qetesia garantohet nga ekipi prites. Shkaku kryesor eshte tensionimi I situates para ndeshjes per shkak te takimit te fundit te luajtur ne Tirane dhe amplifikimit te ndeshjes nga drejtues dhe sportiste te te dyja ekipeve. Shtoji ketu dhe mungesen e profesionalizmit te forcave te rendit si te policise ku policet iknin me vrap ashtu dhe te nderyrjeve shpesh pa profesionalizem te fnsh. Me nje fjale ne nje shtet rrumpalle gjithcka funksionon si rrumpalle. Dhe e fundit qe eshte me qesharakia vendimi pritet te merret nga nje federate e cila drejtohet nga nje njeri qe jo vetem qe ka konflikt te pasur interesi pasi eshte donator I korces por edhe se perflitet per lidhjet e tij mafioze. Plaga e ketij sporti eshte shume e thelle dhe duhet revolucion per ta sheruar.

    Reply to this comment
  8. Paci September 12, 13:43

    200 – 300 rrugaçe se nuk mund te quhen tifoze dhunuan afro 8000 tifoze futbolli dhe familjar shkodran ne Loro Boriçi , Rrugaçet Tiranas kerkonin fitoren me force ne shkodren e tifozave qe duartrokasin kundershtarin ne futboll kur luan bukur , mendoj se FSHF duhet te denoje skuadren e Tiranes dhe te i jape fitoren ne tavoline shkodres , Halili te paguaj demet ne stadium sa paguan rrugaçet qe e qelluan ate dhe plagosen femije shkodran , turp .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*