Vlorë, i refuzonte dashurinë, plumb kokës nxënëses

September 22, 2014 10:14

Vlorë, i refuzonte dashurinë, plumb kokës nxënëses

I refuzonte lidhjen, djali i mësueses së matematikës, njëkohësisht gjimnazist, qëllon me dy plumba shoqen e klasës në ambientet e një prej klasave. Krimi ndodhi rreth mesditës së djeshme, në shkollën e mesme “Hamdi Rrapaj”, në Gjorm të Vlorës, duke terrorizuar nxënësit. E. Tota, 17 vjeçe, nxënëse e vitit të tretë, përfundoi në spitalin rajonal me një plagë plumbi në kokë dhe tjetra në krah, po për fat të madh, edhe pse plumbi i ka çarë kafkën, e mitura sipas mjekëve nuk rrezikon jetën. Kurse policia kapi pas dy orësh ndjekjeje të dyshuarin A. Arshiaj, nxënës po në vitin e tretë të gjimnazit, banues në fshatin Lepenicë. Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore, pushuan dje nga puna nënën mësuese të të dyshuarit dhe drejtoreshën e shkollës, që është njëkohësisht edhe e afërme e autorit.

 

Ngjarja

Mes dy të rinjve kishte pasur debate dhe përplasje të vazhdueshme verbale. Policia tha se pistat për krimin janë një debat banal i çastit dhe refuzimi që vajza i bënte 17-vjeçarit për t’u bërë e dashura e tij. A. Arshiaj njihej si një nxënës problematik në shkollë, madje shkonte edhe i armatosur sipas kryeplakut të fshatit Gjorm, Çuman Shehaj, por lidhja e tij farefisnore me drejtoreshën dhe nëna e tij mësuese e shpëtonin nga penalitetet dhe masat disiplinore. Pas pushimit të gjatë ditën e djeshme, 17-vjeçari ka tërhequr mënjanë Totën duke e futur në një nga klasat e boshatisura të katit të dytë për të zgjidhur debatin. Aty dyshohet se e ka goditur fizikisht dhe më pas ka nxjerrë pistoletën tip “Zastava”. Nxënësit dëshmuan për policinë se dëgjuan më shumë se dy të shtëna arme. Adoleshenti mendohet se ka qëlluar fillimisht për ta trembur dhe kur vajza është larguar e ka ndjekur nga pas dhe ka kryer dy shkrepje të tjera. E mitura është shembur në korridorin e katit të dytë pa ndjenja dhe e përgjakur. Alarmi në shkollë ka qenë i madh, aq sa të gjithë janë munduar të largohen me vrap të terrorizuar.

 

Arrestimi

Arshiaj ka dalë me vrap nga dera e madhe e shkollës së mesme dhe është larguar me makinën e tij private. Gjatë rrugës ka hedhur edhe armën tip pistoletë “Zastava” me të cilën kreu krimin. Policia u vu në ndjekje dhe nëpërmjet negociatave, 17-vjeçari u lokalizua dhe arrestua pak pas mesditës. Policia tha se ka si provë makinën e bllokuar, disa gëzhoja të qitura në shkollë dhe armën pistoletë. Arshiaj është izoluar menjëherë në paraburgim, ndërsa në shkollë janë marrë në pyetje nxënës të klasës, familjarë të tyre, stafi pedagogjik dhe autoritete të komunës. Një nga dëshmitarët ka qenë edhe kryeplaku i Gjormit, Çuman Shehaj, që i tha policëve se adoleshenti ishte i rrezikshëm, problematik dhe favorizohej nga të afërmit e tij në shkollë. Gjithashtu ai dëshmoi se ka edhe nxënës të tjerë që shkojnë të armatosur në gjimnaz dhe janë problematik për sigurinë në gjimnaz, por edhe jashtë tij. Kurse e plagosura u fut menjëherë në sallën e operacionit dhe nga skanimet e kryera rezulton se plumbi në kokë nuk i rrezikon jetën, pasi i ka prekur vetëm kafkën, e po kështu ai në krah. Kurse Arshiaj akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa është përjashtuar menjëherë nga shkolla.

September 22, 2014 10:14
Komento

1 Koment

  1. Strazimiri me paruke September 22, 10:30

    Kapini dhe para se t’a dorzoni ne polici, tridheni si qen rruge.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim