Vlorë, aksident mes dy furgonëve, plagosen 16 pasagjerë

Redaksia Online January 26, 2013 20:09

Vlorë, aksident mes dy furgonëve, plagosen 16 pasagjerë

Nje aksident ku u përfshinë dy furgona me rreth 16 persona në bord, është shënuar në rrugën “At Kristo Negovani”, në Vlorë.

Furgoni i pasagjerëve, tip Ford, me targa Vl 9291 C, ishte me punonjës të elektrikut nga ndërmarja e bobinazhit, të cilët vinin nga fshati Oshëtimë, ndërkohe që furgoni tjetër ishte mallrash.

16 të plagosurit, menjëherë janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjeksore dhe janë nën vëzhgimin e mjekëve.

Bluzat e bardha sqarojnë se si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë tre persona të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në 3 sallat e emergjencave në spitalin rajonal të Vlorës. Ata kanë marrë dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndodhen akoma në sallat e kirurgjisë. Ndërkohë gjashtë pasagjerë kanë pësuar fraktura në gjymtyrë dhe 7 të tjerët janë lënduar më lehtë dhe vijojnë të kurohen në spitalin e Vlorës.

Kirurgu Besnik Elezi, thotë se duhen më shumë se 24 orë të dalin nga gjendja kritike pasagjerët më të dëmtuar, kryesisht ata që ishin në sallën e operacionit.

Ndërsa një grua e cila udhëtonte në furgonin me pasagjerët thotë se ishin 15 punëtor dhe bashkë me shoferin 16, kur erdhi dhe na goditi një furgon mallrash.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po kryen hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Asgjë zyrtare nuk është komunikuar akoma për mediat, por është absurde që në mes të ditës, një furgon 8 plus 1 të transportojë 7 persona më tepër. Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor në këtë aks dhe mungesa e sinjalistikës është një nga arsyet kryesore të këtij aksidenti./ora

Redaksia Online January 26, 2013 20:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*