Vlorë, aksion anti-kanabis, sekuestrohen mbi 40 kg

July 3, 2017 13:22

Vlorë, aksion anti-kanabis, sekuestrohen mbi 40 kg

Agjentë të policisë së Vlorës kanë ndërmarrë këtë të hënë një operacion, në kuadër të të cilit janë sekuestruar mbi 40 kilogramë lëndë narkotike.

Burime nga drejtoria lokale e policisë bëjnë të ditur se, pas marrjes së informacioneve në rrugë operative agjentët kanë bastisur shtëpinë e shtetasit Kristo Gjoka, banues në Himarë.

Në banesën e personit në fjalë janë gjetur 42 kilogramë kanabis sativa, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se pronari i shtëpisë është vënë në pranga bashkë me të birin, shtetasin Spiro Gjoka, 29 vjeç.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

July 3, 2017 13:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*