Vlorë, arrestohen 2 punonjës policie, nuk referonin aksidentet në Prokurori

February 5, 2015 14:40

Vlorë,  arrestohen 2 punonjës policie, nuk referonin aksidentet në Prokurori

Në datën 04.02.2015, mbi bazën e hetimeve të kryera nga Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Vlorë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me kërkesë të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate vendosi masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj dy punonjësve të policisë:

– N/Komisar Bujar ARAPI, me detyrë Përgjegjës Shërbimesh në seksionin e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë

– Komisar Ilirjan ROKAJ, me detyrë shef seksioni për Autopatrullat e Përgjithshme dhe Shërbimeve ndaj të tretëve në sektorin e rendit pranë D.P.Q Vlorë.

Për këta persona nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është regjistruar proçedimi penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Nga hetimet e zhvilluara nga ana e Sh.Ç.B.A-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka rezultuar se personat e sipërcituar, në 7 raste kanë bllokuar në pikën e bllokimit Triport, Vlorë, automjete të cilat kishin kryer aksidente të ndryshme automobilistike me pasojë dëmtime fizike në njerëz dhe këto mjete të bllokuara, më pas janë lënë të lira duke shkelur çdo proçedurë në rastet kur veprohet me to.

Nga veprimet hetimore të kryera është provuar se në të gjitha rastet e aksidenteve të ndodhura, megjithëse janë kryer veprimet e para proçeduriale nga oficerët e policisë gjyqësore Bujar Arapi dhe Ilirjan Rokaj, nuk është bërë referimi i këtyre materialeve hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

February 5, 2015 14:40
Komento

2 Komente

  1. byli February 5, 18:20

    Ky I sherbimeve ndaj te treteve cfare lidhje ka me kete ngjarje

    Reply to this comment
  2. Berisha Strazimiri February 5, 18:24

    U çme thate !!!!!! Falini se kane qene TAPE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim